Kuota zero e Sigurimsave dhe e Survejuesve të Sigurimit

0
550

Tregim nga libri “ SEKRETE QË NUK I MBAJ PËR VETE “.

Me rastin e dy vjetorit të botimit të një tregimi pikant brilant.

Për dijeni Znj. Gentiana Sula, kryetare e Autoritetit për studimin dhe verifikimin e dosjeve të Sigurimit Komunist.
Dhe Z. Edi Rama, kryeministri i Republikës së Shqipërisë.

Edi Rama dashamirsi i nderuar, i betuar i shkrimtarëve, poetëve dhe intelektualëve të burgosur, të persekutuar nga mizorizmi komunist.

Sali Leka

Në 8 dhjetor 2016 në faqet e shtypit periodik gazetarët e kultururar botuan tregimin “Nën hijen e një disidence të sajuar “. Tregimi ka fakte konkrete me ngjarje të vërteta që kanë ndodhur në shekullin XX, koha e mizorizmit të egër komunist, enverist, stalinsit, ramizist, makrabist, monstruozist.

E theksoj, ngjarje të vërteta, se mbas vitit 1991 janë botuar shumë gënjeshtra për kohën e diktaturës antihumaniste, antidemokratike 46 vjet (1944-1990).

Këto gënjeshtra janë botuar me qëllim të caktuar, që mos të dihen nga bota, nga rinia e sotme, masakrat makabre, tragjike të asaj kohe.
Faqet e gazetave kanë botuar tregime me sajime dhe trillime për krime ordinere të kohës së komunizmit dhe nuk kanë treguar për masakrat politike, tragjike, antihumaniste dhe antidemokratike 46 vjet rresht të kupolës sunduese uzurpatore enveriste-ramiziste.

Krime ordinere në Shqipëri janë bërë edhe mbas vdekjës së Enver Hoxhës dhe Ramiz Alisë, por asnjë shtet as ai mizorist nuk fajësohet dhe nuk ndëshkohet për krime ordinere, por duhet të demaskohet për krime politike ideologjike raciste e narciste.

Lufta e klasave, burgosjet dhe internimet e intelektualeve dhe shkrimtarëve demokratë modernistë dhe progresistë të përkushtuar ishte masakra më e
tmerrshme e llahtarshme, por asnjë gazetë nuk ka hapur faqe artistike për tu botuar dhe demaskuar ingranazhet e këtyre masakrave tragjike mizoriste. Asnjë redaksi gazete nuk ka hapur faqe letrare për botimin e tregimeve e poezive të dobishme brilante të larmishme të shkrimtarëve dhe poetëve të burgosur, të internuar të diskriminuar me librat e tyre të mbyllura në sketerrin e censurimit dhe persekutimit të egër.

Unë shkrimtari Sali Leka kam edhe 575 tregime me ngjarje të vërteta për mizorizmin e Diktaturës, ashtu si tregimi “ Nën hijen e një disidence të sajuar “, por e përsëris, nuk ka ent botimi për tregimin e këtyre masakrave të klikës kriminale enveriste- ramiziste, por ka grupime mediatike, anarshiste kaotike për botimin e trillimeve dhe sajimin e historive të paqena, në themele të cilave është riciklimi i krim-ndëshkimit komunist me alibi të reja. Qëllimi ështe për të paraqitur persekutoret mëkatarë si të viktimizuar, të përndjekur, të diskriminuar, por në fakt ishin te përkëdhelur e të privilegjuar.

Prandaj e kam obligim të falenderoj stafin e gazetarëve kreshnike sot për kontributin e madh për përcjelljen e të vrtetave që vijnë nga kënde të ndryshme e që në thelb kanë rishkrimin me kompetencë dhe dinjitet të Historisë së rezistencës shqiptare në kohën e Diktaturës komuniste.
Tregimet u përgjigjen katër librave me gënjeshtra “ Një dosje për Kadarenë “, “Kadareja i denoncuar”, dhe “ Kadareja në 101 dokumentat e Pallatit të Ëndrrave“, “ Kur shembeshin themelet”.

Tani rradhën e ka gënjeshtari Mexhit Prenci të botojë librin “ Një dosje për Enverin “.

Kurse unë e kam premtim të shkruaj e të tregoj për 750 intelektualët dhe 125 shkrimtarë të burgosur, të internuar e të masakruar në vite e dekada.
Në librat e Kalocit nuk ka asnjë tregim për diskriminimin, shtypjen dhe persekutimin egërsisht të shkrimtarëve, dramaturgëve dhe regjizorëve të kulturuar, humanistë të admiruar, midis të cilëve të njohurit dhe shokët e mi: Petro Marko, Mitrush Kuteli, Pano Taci, Daut Gumeni, Minush Jero, Frederik Sokoli, Hasan Petrela, Todi Lubonja, Fadil Pacrami, Fatbardha Spahiu, Dhora Leka, Sali Leka, Kasem Trebeshina, Kapllan Resuli, Piro Kuqi, Kujtim Spahivogli, Faik Ballanca, Ibrahim Uruci.

Në këto libra të stisur nga sharlatanistëte vjetër e të rinj të rregjimit komunist, nuk ka asnjë emër sigurimsi, qoftë nga ata që punonin zyrtarisht në organet e sigurimit, qoftë të “ spiunëve“ të rekrutuar nga ky organ famëkeq, duke na treguar se krim- ndëshkimi ka ndodhur në një peisazh iracional, ashtu sic janë iracionale personazhet e Kadaresë dhe “ dosjet “ e shpikura të Kalocit.

Kadare nuk ka vuajtur as dy orë burg, as dy ditë internim, por bashkë me D. Kalocin dhe K. Dervishin kanë botuar katër libra me sajime dhe trillime të pështirosura dhe katërqind faqe gazetash i kanë mbushur me gënjeshtra dhe shtrembërime të jargosura, se gjoja Kadaren e ka persekutuar dhe përndjekur keq diktatori Enver Hoxha.

Por faktet janë fakte, janë objekte jetike dhe nuk mund të zhduken me subjekte artistike te stisura, të bojatisura.
Faktet e vërteta ishin dhe janë: Shkrimtari Ismail Kadare ishte Zv kryetari i frontit antihumanist i internimeve dhe i kulakëzimeve makabre mizoriste me kryetare Nexhmije Hoxha, bashkëshortja e Enver mizoristit.

Kadare me Nexhmijen kanë internuar persekutuar dhe diskriminuar shtatë mije e pesëqind djem dhe burra, vajza dhe gra midis të cilave 550 vajza dhe gra intelektuale, shkrimtare, poete, piktore, redaktore letrare shembullore, por emrat e tyre nuk i kanë shkruar shtrembalucët D. Kaloci dhe Kastriot Dervishi me në krye, kryeshtrembalucen Nexhmije Hoxha dhe Ismail Kadare, që të dy kane 20 vjet që financojnë botimin e librave me shtrembërime dhe fallsifikime me fonde monetare të vjedhura.

Emrat e këtyre 550 vajzave dhe grave fisnike eposike të damkosura, të rraskapitura nga stërmundimet e internimit do t‘i shkruaj unë kur të funksionojë dikasteri juridik publik dhe televizioni jetik mediatik, antishtrembaluc, antigënjeshtaruc, antilangaruc, antikusarsit, antikorruptiv, antifallsifikatorist.

Televizioni shtetëror në Tiranë që nga viti 1973 ishte dhe është shtrambalak skurrik i zhytur, i përlytur si urithik zvarranik në pellgun dhe mocalin e gëlbockave, lëvozhgave dhe brockullave të pista.

E vërteta, e drejta janë teuratike, hyjnore dhe duhen thithur e shijuar si lule aromatike qumështore, por shtrembalakët dhe halabakët i shkelin, i shtypin lulet dhe trëndafilat e bleruar të shkëlqyer, i urrejnë egërsisht, i poshtërojnë, i stërmundojnë, i diskriminojnë tmerrsisht vajzat dhe gratë si manushaqe pjalmike nektarike, viganesha si fratesha.

SHËNIM EKSKLUZIV
Për të botuar sot tregime me ngjarje të vërteta duhet të jeshë guximtar dhe kreshnik viganik eposik i betuar për arsye se: Shekulli XXI filloi me gënjeshtra, trillime, shtrembërime dhe fallsifikime monstruoze. Persekurorët dhe mizorët e shkrimtarëve dhe intelektualëve të kulturuar modernistë liberalistë janë vetëshpalllur antikomunistë dhe dalin nëpër televizione duke vajtuar jemi përndjekur dhe kemi vuajtur nga Enver Hoxha dhe Ramiz Alia.

Survejuesit dhe spiunkit e sigurimit që 44 vjet kanë shpifur, gënjyer, dhe intriguar kundër shkrimtarëve, poetëve dhe intelektualëve me kontribut të cmuar për letërsinë, artin, kulturën, drejtësinë dhe demokracinë. Vetëreklamohen nëpër gazeta si të keqtrajtuar, të stermunduar dhe të diskriminuar nga diktatura komuniste.

Në fakt as kanë vuajtur, as janë diskriminuar, por ishin ëe favorizuar, të priviligjuar. Del pyetja: Pse ka ndodhur kjo metamorfozë monstruoze?
Përgjigjja: Ka ndodhur se deri më sot nuk ka televizione, as gazeta antigënjeshtaruce, antishtrembaluce, antilangaruc, antisharlatanuce, as antialabakë , as antizgerdhake, as antibrockullake, as antimizorake, por ka televizione dhe gazeta rrumcake, vjedullake, llumzhumake si urithka dhe laraska të pista që janë ushqyer dhe ushqehen me coftina të ndyra.

Me kaq për sot. Kemi akoma tregime të vërteta me demaskime të drejta të dobishme.

Sali Leka, 0683855304
Tiranë, Dhjetor 2018.