LETËR E HAPUR PËR GJERGJ JOZEF KOLËN

0
1210

XHABIR ZEJNUNI

I dashtun Gjergj,

Si miq qi jena, ndoshta po t’duket çudi ty qi po t’shkruj ket letër të HAPUN, kur shum mir mund ta shkrujsha të myllun në in box.

Shtytjen me marr bishtagypin, mereqepin dhe defterat me t’shkru, ma dha rastsisht nji fakt. Në profilin tand, tek statusi i jot për Operan “MRIKA”, lexova nji koment ku vehej në dukje se Prenk Jakova ka shkru edhe marshin “Ndër ara, fabrika e kantiere”! Mandej, nji Zoj e Nderume, e cila asht shum afër me familjen Jakova, komentoi se ai “Ishte i detyrum me shkru ket marsh”. Aludimi ishte shum i kjart edhe pse shprehte nji dhimje shum të thell.

Gjergj. Ti kohët e fundit na ke informu se po merresh me organizimin në Vienë me datën 22 dhetor të 60 vjetorit të vumjes në sken të Operas “MRIKA” të kompozitorit të madh shkodran Prenk Jakova. Po ashtu, jena në dijeni për pengesat që po të bahen në Albanistan për vumjen në sken të dramave të tuja. Por, vrej se ti merresh ma shum me personat që simas teje të pengojn. Un nuk jam aq dakord, masi mendoj se ti ke përball nji sistem, i cili po ban të mundurën dhe të pamundurën qi t’errsoj dhe t’eklispoj të gjith trashëgimin kulturore dhe artistike të Shkodrës ton dhe jo vetëm tanden. Dhe kjo gja nuk asht se nisi mas viteve 90. Jo Gjergj jo, ka fillu me koh kjo gja.

M’ban çudi nji gja mu. Boll po kërkoj ndonji material në lidhje me krijimtarin e Prenk Jakovës, por arrij me gjet vetëm ndonji arie në Youtube të Operave “Mrika” apo “Skënderbeu” dhe ndonji kang. Libretin e dy operave, nuk arrij me e gjet kërkund. Për mu kjo gja nuk asht rastsi. Bile kam iden se edhe ti mundesh mos me e pas libretin e ksaj opere! Sepse asht turp shum i madh kur mendon se nuk ekziston ndonji video komplete e operave në fjal. Nuk asht se regjimi komunist i asaj kohe nuk i ka pas disa bobina me celuloid për me i regjistru operat në fjal. Jo Gjergj jo. Për regjimin komunist, ka mjaftu vetëm fakti i shkrimit të veprave në fjal dhe vumja në sken ndonjiher. Dhe mandej, me i lan n’harres e me i injoru ato. Aq ma shum kur asht shum e leht me gjet në google vepra të tjera të realizmit komunist, si “Eposi” i Shoqet Feçit(es), “Laraskat i njiten malit” e qyqmanit të oborrit Smajl Gajdjarja, “Majko Shqipni” e Kandil Dollibashit, etj. Shtoj se Smajl Gajdjarjes ja restaurun edhe shpin e lindjes në Gjinokastër dhe ja ban edhe muz’. Kurse shpin e HOMERIT ton At Gjergj Fishta po e lajn me ra mrend!

Nga ana tjetër, asht problem shum i madh edhe informimi sot i brezit të ri me njohjen nga AFËR të Operas “Mrika”, kur ka kaq pak material rreth ksaj vepre. Qi do thot se ky brez i ri vehet n’dijeni vetëm në baz të rrëfimeve qi ban ndokush dhe kaq. Dhe kjo gja asht shum shqetsuese.

Asht rren kur ndigjon se ka demokraci në Albanistan. Totalitarizmi komunist u zevencu me totalitarizmin demoNkratik, ku në pushtet jan të njajtët, ose të ngjashmit. Të persekutumit meten prap të persekutum. Edhe kur u duk se po u shifte nji drit e zbeht n’fundin e tunelit për të persekutumit, kur ndonji i persekutum “race” njiti majat ma t’nalta të pushtetit, u pa se kjo gja ishte vetëm nji imazh falco dhe asgja ma shum(…)! Edhe ti vet e pranon me pesimizëm se asht shum zor me fitu kundër komunizmit kur tek Drama e jote “Tre kalvavet e Prenk Jakovës”, thu me gojën e Zef Zorbës njikyt fraz të tmerrshme: “Me mbijetue në gojën e ujkut aq sa të kena mundësi, të vetëdijshëm se kanë me na hangër nji ditë”. E tmerrshme dhe reale. Ujqit dhe hienat, hala vazhdojn me hanger me babzi majtas e djathtas.

Persekucioni vazhdon pa pushim. Për njat gja qi nuk asht çudi qi asht lan aq shum n’harres Prenk Jakova nga (Pusht)Shteti. Por, duke ken se (Pusht)Shteti nuk ka(po) lëviz, mendoj se privatisht asht dasht me ba ma shum qi me e ba ma t’leht t’njoftun dhe t’gjurmushme veprën e tij. Përderisa gjehen në google partiturat (dhe teksti) e “Judës Makabe” të Handelit të vitit 1746, apo ato të “12 variacioneve” të Bethovenit mbi Juden Makabe të Handelit të vitit 1796, pse të mos gjehen atëher edhe partiturat komplete të Prenk Jakovës? E di se asht shum e vshtir me u mledh komplet krijimtaria e Prenk Jakovës, por jo e pamundur. Uroj me gabu, por kam iden se Opera “Mrika”, asht kthy edhe n’nji lloj “boomerangu” për Shkodrën n’përgjithësi dhe katolikët n’veçanti. Pse mund t’thush ti?

Kur u kriju dhe u vu n’sken Opera “Mrika”, VULA KRYESORE ishte katolike me nji “kontorno” shum të holl muslimane! Dhe fitues përveç artit dhe kulturës, doli edhe regjimi komunist, jo se pse ju këndu atij regjimi, por sepse ai regjim arriti me e thy sadopak shpirtin artistik, intelektual dhe fisnik shkodran! At shpirt qi filloi me e masakru qysh me 29 nandor 1944. Bahet fjal veç për 14 vite mas pushtimit komunist-judaik. Të Shkodrës n’radh t’par! Mos do kishte ken ma mir po t’mos ishte kriju hiç Opera “Mrika”? Dhe pse? Sepse nji sistem politik, n’se nuk mundesh me e hedh me vota apo me pushk, atëher mundesh me ba prov me e BOJKOTU KOMPLET. Ndoshta nuk arrin me fitu kundër ktij sistemi, por sigurisht qi e dobëson shum atë.

Por, ky lloj bojkotimi për fat të keq nuk u ba gjatë 50 viteve komunizëm! Në ket rast, prap muzika e ksaj opere, nuk do humte, sepse ka shum mundci qi mund ta shijonim edhe PA TESKT atë në forma të tjera muzikore, si në rapsodi, balada, etj. Flas njikshtu, duke pas parasysh edhe intervistën qi ka dhan në Radio Shkodra Profesori i Nderum Gjon Shllaku, ku mes tjerash ai thot se “Kur kta jan pa nji tekst, tingllojn jashtzakonisht si HYMNE të mrekullushme. Sepse vendosja e tekstit, i çon në kontekstin e kohës…”. Kur flas për Operen “Mrika”, nuk e kam fjalën në veçanti, por për gjith krijimtarin e ktyne viteve. Por, kjo asht nji TEM tjetër me u zhvillu dhe me u diskutu(….)!

Përpjekja qi po ban ti, asht shum e lavdrushme, por jo e mjaftushme. Asht për t’u vlersu aktiviteti qi do organizosh ti me 22 dhetor në Vjenë për Prenk akovën me rastin e vumjes në sken të Operas “Mrika”. Dhe asht me të ardh shum keq që ky aktivitet mos me u organizu në Shkodër.

Gjergj, meqi ra fjala mor burr, u habita shum qi nuk m’ke ftu në Vjenë edhe mu. Apo mos pate hall ti se do “stononte” aty nji musliman. Dije Gjergj se edhe kuzhinieri ma i famshëm, nuk arrin me ba nji gjell të mir, po nuk i hodhi pak kryp!

Sepse asht ma mir me i myll edhe gojt e kqija, qi thojn se tan njikyt përpjekje Gjergji po e ban për nji artist katolik, se ba me pas ken fjala për nji artist usliman, Gjergji nuk ishte interesu kaq fort. Un nuk i besoj ktyne fjalve Gjergj. M’beso pash Allahun. Mos harro Gjergj se Prenk Jakova nuk asht vetëm i katolikve, por edhe i ortodoksve dhe i muslimanve.

Mos harro Gjergj se Prenk Jakova nuk asht vetëm i Shkodrës, por edhe i tan Shqipnis.

Edhe po nuk ju përgjigje letrës teme, mos u shqetëso.
Asht normale n’rastë të tilla.