Shtatëvjeçari që fiton 22 milionë euro në vit nga YouTube

0
619

PRISHTINË | 04 DHJ 2018 | Nga Ekonomia Online

Një shtatëvjeçar, që merret me rishikim të lodrave, është bërë fituesi më i madh nga uebfaqja e videove YouTube, duke marrë 22 milionë dollarë për një vit. Lista e revistës “Forbes” ka zbuluar se Ryan nga “Ryan Toys Review” ka tejkaluar yllin Jake Paul për 500 mijë dollarë, për periudhën 12 muajshe, me fundin në qershor.

Të hyrat që merr Ryani janë dyfishuar në krahasim me një vit më herët. I pyetur nga “NBC” pse fëmijët preferojnë videot e tij, Ryani, që pas periudhës së llogaritjes ka mbushur tetë vjet, ka thënë se “jam argëtues dhe i bëj të qeshin”.

Që kur është hapur kanali i tij në mars të vitit 2015, videot e Ryanit kanë marrë më shumë se 26 miliardë shikime. “Dude Perfect” është kanali i tretë me më së shumti fitime nga YouTube, teksa më poshtë është lista e dhjetë përfituesve më të mëdhenj.