LIBRI “PRINCIPATA E ARTËS” ËSHTË LIBRI I PARË QË ARGUMENTON ME FAKTE HISTORIKE SHTETIN MESJETAR TË ARTËS

0
733
Nue Oroshi

Dr. sc. Besim Morina

Libri “Principata e Artës” i historianit medievist Nue Oroshi që po e sheh dritën e botimit është libri i parë historik që shkruhet për Principatën e Artës. Në këtë libër historik për Principatën e Artës, historiani Oroshi ka arritur që me forcën e argumentit shkencorë të sjellë shumë argumente që deri më tani kanë qenë të panjohura për historinë mesjetare shqiptare. Ky libër fillon më një parathënie, duke dhënë edhe një vështrim të shkurtër për rolin e Principatave shqiptare për historinë tonë në Mesjetë. Ai këtu e bën trajtimin e familjeve bujare shqiptare që kishin një rol historik siç ishin Thopiajt, Balshajt, Dukagjinasit, Kastriotët, dhe shumë familje tjera bujare shqiptare.

Principata e Artës prej gjysmës së dytë të shekullit XIV e deri në gjysmën e parë të shekullit XV, është kapitulli i dytë i këtij libri i cili flet me forcën e argumentit shkencorë për rolin historik që kishin dy princërit e Principatës së Artës duke filluar me Pjeter Loshën që ishte princi i parë i Principatës së Artës dhe vazhduar me strategun më të madh të kësaj Principate Gjin Bua Shpatën. Në kreun e tretë të këtij libri që flet për ndarjen e Principatës së Artës pas vdekjes së Gjin Bua Shpatës e cila ndahet në dy pjesë dhe kjo principatë në këtë periudhë kohore udhëhiqet nga Zguro Bua Shpata dhe Muriq Bua Shpata, pa harruar edhe rolin e djalit të Zguro Bua Shpatës, Pal Bua Shpatës.

Kjo periudhë karakterizohet si periudhë e vazhdimit të udhëheqjes së Princave Arbëror në Principatën e Artës që shpesh bashkëpunuan me njëri-tjetrin e sidomos në rreziqet që i kanoseshin duke u sulmuar nga të gjitha anët, nga grekët, serbët dhe turqit. Me vdekjen e Muriq Bua Shpatës dhe të Zguro Bua Shpatës vjen edhe deri tek dobësimi tejmase i Principatës së Artës. Këtë dobësim autori Nue Oroshi e paraqet në mënyrë të spikatur kur flet për dy vëllezërit e vegjël të Gjin Bua Shpatës, Karull Bua Shpata dhe Jak Bua Shpata, të cilët tani kishin marrë kahje të kundërta, por prapë se prapë gjenin forcë që me sa mundësi të kishin ta vazhdojnë luftën për mbrojtjen e Principatës së Artës edhe pse në rrethana krejtësisht të reja.

Autori në këtë libër i kushton një rëndësi mjaftë të veçantë mardhënieve religjioze si dhe zhvillimit kulturorë në këtë periudhë historike. Një kapitull mjaftë i veçantë është edhe Mërgata, shtegtimet dhe ngulitjet sepse pas rënjës së Principatës së Artës nga dhuna dhe gjenocidi mbi arbërorët ata shpërngulën nga Principata e Artës ku një pjesë ndalën në Shqipërinë e sotshme por pjesa dërmuese shkon në Kalabri dhe Sicili ku krijohet komuniteti Arbëresh që për 500 vjet arriti të ruaj gjuhën dhe kulturën si dhe t’i jap kulturës shqiptare shumë figura të ndritura historike. Meqenëse ky është libri i parë që botohet për Principatën e Artës autori Oroshi është përplasur dhe ka bërë një analizë të veçantë historike sidomos dy kronikave që flasin për këtë ngjarje Historike siç janë Kronika e Janinës dhe Kronika e Tokos.

Te bësh shtjellimin e kronikave si dhe të analizosh ngjarjet historike mesjetare, që ende nuk janë të zbardhura siç është rasti me Principatën e Artës është një punë e madhe e cila donë një përkushtim dhe njohje të thellë të historisë së mesjetës. Ky libër i parë për Principatën e Artës tregon qartë se Arberorët në këto vise ku ishte vendosur Shteti i Principatës së Artës ishin banorë autoktonë që kishin jetuar me shekuj në këto troje të Arbërisë sonë.