HASHIM THAÇI MISTERIOZ DHE VIKTIMAT E TIJ PËR NE HAGË?!

0
641

Binak Maxharraj

/Hashin kije mendjen historia për Kosovën nuk përseritët kurr më/

Kosova sot është në sikletë të madh,është shtet ne depresion më ethe e zjarmi të madhe,është shtet i deshpruar pa demokraci dhe liri të plotë.Kosova sot është e tradhëtuar,e dredhur bile edhe e tredhur nga veta ata qe po e udheheqin,e cila pas luftës në vend qe të këtë prosperite,zhvillim,ti kapë vlerat përendimore të demokracisë,ajo sillët si e trullosur,si e plagosur nuk po mundë të gjejë rrugën e vetë të mirëfillët.

Pse?

Sepse Kosova sot është një Kosovë e hajnave,e korruptuar e kapur për fyti nga plaçëkitësit dhe mafia politike e cila posi marimnaga e ka lëshu rrjetën e vet në gjithë Kosovën përmes SHIK-ut.Kosova veç po kalon nepër një periudhë të veshtirë e cila me gabimet e veta te njëpasënjëshme gjithënje e më shumë po deshton si nga mbrenda poashtu edhe nga jashtë.Nuk ka ndonjë strategji të mirefillët të zhvillimit,por ka pushtetar plangëprishes të cilët më asgje nuk janë të lidhur mes vedi për me ba shtetin ashtu siç duhet,por secili ngrehë nga ana e vetë,me shume për te tregue pazotësin dhe pafatesin e tyre.Secili prej tyre e ka synim te vetin hajnin,plaqkitjen dhe interesine e vetë personal dhe jo interesin e shtetit.

Fatekëqësia më e madhe e Shtetit të Kosovës është ajo kur në”emer”të luftës Kosovën e zapuan Komandantet dhe Shtabi i Rognerit.Shumica ishin te pa shkollë,çoban deri dje,te padijshem se si bahet shteti,por shumë te dijshem për me e shkaterru shtetin.Pa dyshim së strumbullari i të gjitha këtyre të keqijave është vetem një njeri i Shtabit të Rognerit,askush tjetër pos Hashim Thaçit i cili,siç patë deklaruar për nje tv.françeze nuk kishte marrë pjesë në luftë,por kishte nejtë largë luftës,por pas luftës ai e zapoi shtetin ne emer të luftës,sepse për te kryesorja ishte kapja e shtetit.

Hashim Thaçi është një njeri misterioz,tinzak,intëqor të lenë në lloq edhe për interesin më të vogël të tij,por është edhe shumë i pabesë.Hashim THaçi si para luftës,gjatë luftës dhe pas luftës ishte i afërtë me shumë angjesi misterioze te shteteve të ndryshme të cilat edhe bashkëpunonte me to.Konsiderohet se ai nga Qendra e Rognerit ka ba shume të këqija gjatë luftës,duke e përqa luftën,duke futë ngatërresa,bile edhe si i dyshimt ne ndonje vrasje dhe porosit ne shumeë vrasje te tjera të pas luftës për te cilat ëdhe është përfolë shumë ne Raportin e Din Martit,dhe si i tillë ai është njeri nga më potencialët që të thirrët nga Gjykata Speciale në Hagë.

Dhe ja këtu qendronë ”thembra e Akilit” e Hashim Thaçit.

Hashim Thaçi është njeri nga ata që nuk la gur pa luajtë për te qendru sa më gjatë ne pushtet,bile edhe ne pozitat kryesore.Ai përdorte të gjitha dredhitë,dhunën, presionet dhe shantazhet të Partit tjera por bëntë edhe presion te drejtëpërdrejtë te deputetet për te ardhë në pushtet dhe për ta ruajtë pushtetin vetem e vetem që të mos e kapë Gjykata Speciale.Kësaj ia ka arrijtë.Ishin dy arsyet kryesore qe ky e arrijti sidomos pozitën e Kryetarit të shetit:

E para,dorezëimi para tij i Ramish Harajdinaj dhe mashtrimi i tij për ta nenshkruar vijen e Demarkacionit me Malin e Zi,çfarë Ramushin e”tradhetoi”edhe lakmia për pushtet.Ky ishte gabimi fatal për Ramush Harajdinaj i cili ra ne grackën e Hashim Thaçit kur edhe bani Koalicion me PDK-në.Tashti Ramushit po i dridhet karrika nga Hashim Thaçi,dhe

E dyta,gabimin edhe më të madh e bëri Isa Mustafa kur e tradhëtoi VLAN-in për me u ba Kryeminister,edhe përkundrejtë reagimit te rreptë të anëtarësisë së LDK,por edhe këtu fitoi lakmia për pozitën e Kryministri,por kushti ishte qe LDK-ja ta votoj Hashim Thaçin për President.Dhe kështu ndodhi.Skaloj shumë kohë dhe Hashim Thaçi ia futi gishtin edhe Isa Mustafës dhe e qiti n’hune e n’buzë për tokë.

Tashti pasiqe Hashim Thaçi e pastroi teren nga minat qe mund ta pengonin,e nisi rrugëtimin,apo kalorimin e Kosovës siç do ai pa u pengu nga askush.Se pari,ai kundërligjshëm e zapoi dialogun më Serbinë,dhe ai atje po bisedon me Aleksandër Vuçiq pa e pas një pelqim nga Parlamenti,as ndonjë konsesus nga Partit Politike,por ai n’krye në vehte si huti iu ka rrasë dialogut me kokë pa tru,pa kurrfare plateforme shtetërore,por më një plateformë tinzake te tij së duhet diagolu për çdo gjë me Serbinë vetem për te shpetu nga Gjykata Speciale nese është në pyetje edhe krejtë Kosova.Ky ështe qellimi i tij,kjo është platëforma për dialog jetesore ne stilin:të”jesh ose të mos jesh””të shkosh ne Hagë ose të mos shkosh”.

Shumë Mreveshje te nenshkruara nga Hashim Thaçi në Bruksel e vunë në telashe të mëdha Kosovën.por ajo më e madhja do të vije,(nese ky njeri nuk ndalohet, e cila edhe mund te ia venë përseri flakën Kosovës dhe krejtë Ballkanit) së shpejti.Ky njeri i pacipët,hipokrit,injorante ka ra ne kurthën e Aleksandër Viçiq dhe Edi Ramës për ndarjen e Kosovës.Qellimi kryesor është qe veriu i flakeruar ne ar t’i jipt Serbisë,kurse Kosoves gadi asgje,apo ndoshta,jo krejte Lugina e Presheves,por vetem ndonjë komune e prandesishme për Serbinë.Për ndarjen e Kosovës ky fletë edhe në gjumë,fletë haput ne te gjitha mediat por është aktiv edhe ne arënen nderkombetare duke çuar mesazhe për ndarjën e Kosovës(pa pekqimin e popullit).

Si duket më aranzhmanin e diplomacis së fshehur Serbe Hashim Thaçi po e viziton këto ditë SHBA-të.Ai atje,nuk shkojë për ndonjë Marëveshje biletarale midis dy vendeve por kryesishtë për të lobu iden e tij për ndarjen e Kosovës.Deklaratat e tij nga kjo vizitë janë te cekëta,papërmbajte te pavertetë se për çka bisedon atje,por i thotë te njejtat fjalë qe i ka thanë edhe përpara këtu ne Kosovë dhe jashtë sajëkëtë tog fjalësh i ka mësu përmendësh, se ështe në interes për te dy palët qe te gjendet një zgjedhje e pranueshme për te dy palët,e ndarja mbetet vetem ne mendjen e Thaqit.

Por përplasjet rreth kësaj çështje për ndryshimin e kufijve Hashim Thaçit po i dalin ne Kosovë.Askush këtë ide te tij nuk e pëkrah pos Lutfi Hazirit,Rexhep Qosjes dhe Negjat Dacit.Shumë shtete të Evropës jane kundër,po më së shumti kundër kësaj ideje është vetë populli i Kosovës.Por edhe në Kreun e pushtetit në Kosovë idja e tij po kundërshtohet fiqishëm,e sodomos nga Kryeministri Ramush Harajdinaj,por bile deklarativishte edhe nga Kadri Veseli.As partit politike ne pozitë(pos PDK) nuk e përkrahin këtë ide.Pra,Hashim Thaçi ka mbetë si huti n’zgurë,si qyqet ne folën e tyre qe krrokasin si sorr-shkinat.Dukshem janë ftohtë raportet midis Harajdinaj,Veseli dhe Limaj me Hashim Thaçin.Veç ka fillu përplasja e madhe midis tyre:Ramush Hrajdinaj kudo që mbrrinë fuqishë, e kundeshton iden për ndarjen e Kosovës për te cilën ka luftu,thotë ai kudo qe mbrrin.Ramushi dhe Hashimi gadi së nuk flasin mes vehte,as qe merrn vesh për punet e shtetit.Kjo shihet kur Qeveria e Kosovës i vuri taks Serbis,Hashim Thaçi e zgjodhi rrugën e heshtjes,sepse nuk guxonte te deklarohet nga omologu i tij Serb Aleksandër Vuqit,sepse Hashim Thaçi në këto dite te veshtira më shumë po i gjendet ne krah Serbisë se sa Kosovës,nuk u deklaru as me rastin kur Kosova humbi në Interpol që eshtë edhe kontributë i vete Thaçi

Përplasja midis Harajdinaj dhe Thaçit veq ka fillu,sepse gjërat po shkojnë në atë drejtimqe do te këtë dridhje të mëdha politik në Kosovë.Qellimi i Thaçit është qe ta rrexojë Harajdinaj nga pushteti,sepse ky nuk po i shkon përfije,por edhe Kadri Veseli si duket nuk ka raporte”të nxehta”me Hashim Thaqin,diqysh po qendrojnë anash.Por ne gjithë këtë përplasje qe është dhe qe do te ndodhë Hashim Thaçi po kërkonë”kok turku”po kërkonë viktima te cilët veç i ka specifiku nga rradha e Komandateve të UÇK-së.PËr ta sheptuar vehte ai po i bane të gjitha këto dallavere per Kosovën dhe rreth Kosoves te cilën për te ia ba qejfin Serbisë edhe po don me e nda Kosovën.Siç thashviktimat apo”kokat e turkut” i ka aty rredhe vehtes veç ështe duke i zgjedhë një nga një,sepse ky njeri është ne gjendje ta shesë krejte Kosovën për te shpetu vehten nga Gjykata Speciale.Ky do ti bejë kurban shumë kolegë te tij për këtë qellim duke filluar nga Kadri Veseli,Xhavit Haliti,Fatmir Limaj e shumë të tjerë.

Dhe koleget e Hashim Thaçit e kanë të sigurtë shkuarjën ne Hagë nese këta nuk e ndalin më kohë Thaçin,sepse ai qellim e ka shpetimin nga Haga e jo shpetimin e Kosovës,e për te tjerët punë e madhe.Unë mednoj qe Ramush Hrajdinaj, Kadri Veseli dhe Fatmir Limaj nëse jo nga qejfi,por nga zori,duhet të ofrohen edhe më shumë më njeri tjetrin sa nuk është ba vonë për te ja mbaru kulaqin Thaçit,ne drejtim qe Veseli me deputetet e tij të mos lejoj të rrezohet Qeveria,sepse nese kjo ndodhë Kadri Veseli së shpejti me shok të tjere mund te gjendet ne Hagë,sepse Hashim Thaçi siç e njohim për ta shpetuar vehten nga Gjykata Seciale, është në gjendje që te kurdis shum kurtha për shumë personalitet të luftës për te shpetuar vete.

Ndalu o Hashim Thaçi,mos e shitë Kosovën,mos ua bënë qejfinë arëmiqevte tanë,kufijte e Kosoves janë te paprekshem,te panegocueshëm edhe me Kushtetutë.Kufijte e Kosovës janë te sovranit të saj,të popullit të Kosovës.

Ndalu o Hashim Thaçi sepse nese e lëndonë dhe plagosë Kosoven shpata e popullit të Kosovës do te bije mbi kokën Tende.Mbaje në medë së gjykimi i popullit për ty do te jete dhjetë fishë me i rendë se Gjykimi i Gjykatës Speciale.

Ndalu o Hashim Thaçi nese s’te ka lenë hala memoria,sepse Kosova është me rëndësishme se sa pazaret e tua me aremiqet tanë.

Por,mbaje në mendë edhe këtë o Hashim Thaçi së nëse e prekë pavarësinë e Kosovës për te cilën u derdhë gjak shqiptari,kurse ne familjën tende nuk u derdhë as gjak pule,së

Historia më kurr nuk do te përseritet për Kosovën,nuk do te na mbrojë më askush dhe kurr,kurse mallkimi i historisë do te bije mbi kokën tende dhe familjës tende,por edhe mbi krejtë Drenicën të cilës ia more fytyrën,ajo nuk ka më kurr së për çka do te krenohet.