POEZIA E JAHË FIDËS ËSHTË SHUMË PËRFAQËSUESE E DOMETHËNËSE

0
883

Opinion për poezinë e poetit Jahë Fida

Nga Hysen Ibrahimi1

Förslöv, Suedi, 30.11.2018

Të gjitha poezitë e poetit të mirëfillt Jahë Fida2, të cilat i kam lexuar me ëndje dhe shpirt, më detyruan të shkruaj pak fjalë për ato poezi.

Them të drejtën se poezia e poetit Fida, më ka emocionuar, duke i cilësuar në përgjithësi nga pikëpamja artistike. Poezia e tij është shumë përfaqësuese, domethënëse, madje madje mund të themi lirisht se ruan në brendinë e saj pasqyrën më reale të evolimit pozitiv në fushën poetike.

Po kaq, përfaqësojnë, prezentimin domethënës, ngase në shpirtin e poetit Jahë Fida, si kriter parësor mund t’a vërejm se ai në nivelin e realizimit artistik në poezinë e tij, shkëlqyeshëm trajton të hershmen dhe të sotmën e pse jo edhe me mesazhe për të ardhmën.

Gjatë leximit tim, kam konstatuar se në poezinë e poetit Jahë Fida, po ashtu mund të hetohen karakteristika të veçanta poetike, me vlera stabile dhe veçori thelbësore poetike, sepse mundëson trajtimin e veprave të njeriut që derdh gjakun për vendin e tij, si rrallë poet të tjerë që kanë lën gjurmë në historiografinë poetike.

Poezia e Jahë Fidës, le të kuptoj po ashtu, veçorit e përceptimit real me një imagjinatë të arsyeshme poetike e që janë bindëse, ndonëse nga poezia në poezi çdo herë hetohet bindshëm ndryshimi kualitativ i poezisë së tij. Por, duhet thënë edhe kjo, se në poezinë e tij, vërejmë cilësinë e lartë artistike dhe çdo herë në poezinë e tij dominon imagjinata e pastër atdhetare kur është fjala për situatat historike të popullit shqiptar dhe dëshmorët e kombit.

Sipas mendimit tim, poeti Jahë Fida, dallon mjaftueshëm në kualitetin artistik me poezinë e tij, sepse insiston në ruajtjen e ngjarjeve historike me një preokupim të gjenezës poetike. Poeti Fida, priret po ashtu edhe për kah preokupimi në fushën e moralit të njeriut atdhetar, i cili frymëzon për atdhedashuri dhe të ardhmen e ndritur të BASHKIMIT KOMBËTAR.

Sa për ilustrim, lexoni dy poezi të krijuara në muajin nëntor 2018, kushtuar Komandantit Adem Jashari dhe Atdhetarit Abaz Ibrahimi:

VETËM KËNGË TRIMAVE KËNDU

(Komandant, Adem Jasharit, Tiranë, 25.11.2018)

Nëpër shtigjet e lirisë
shkeli këmba e luftëtarit
kundër zgjedhës, barbarisë
nën Komandën e Adem Jasharit!

Sapo krisi pushka e parë
një ushtri u ngrit në këmbë
n’krye kishte legjendarë
kryetrima të tonit kombë!

Nisi pushka o në Prekaz
e dëgjua në gjithë vendin
këndonin trimat o buza-gaz
vendin t’i tregonin qenit!

Lehtë e mori o sërbi shkja
pleq, fëmijë e gra me vra
për me zhduk o shqiptar prej vendit
me ia lëshu ven’in këti pizavengit!

Bijtë e shqipes nam kanë lanë
gati të vdesin o të tanë
mbi flamur o kanë ba be
për të t’vdesin o si me le!

Dhe pse s’kishin aeroplan
NATO-n kishim aleat tanë
luftë nga toka e nga ajri
I tham shporu k’tij zagari!

Dhe sot shkelim n’shtigje t’lirisë
shkelim n’gjurmët e trimërisë
biem n’gju e puthim tokën
lotI vadit o nënë lokën!

Gërshetohet me gjak, barrot
sikur lutet o në t’madhin zot
në shtigje lufte me mos lotu
vetëm këngë trimave këndu!

MBI GJAKUN E TRIMAVE DHE LIRIA MBIU

(Abaz Ibrahimit – dëshmor, Tiranë, 23.11.2018)

Në degëz të pemës në atë oborr shkolle
një bylbyl qëndronte këngëz me ia marë
një flutur qëndronte në një degëz molle
homazh për trimin që këtu është vrarë

Për Abaz Ibrahimin që me fjalë lirje
në’oborrin e dijes me blinda u sulmue
nga zinxhirë hekuri t’ushtrisë prej serbije
trupi i trimit keqas masakërue!

I shkrojti poeti fjaltë e dal prej shpirti
për lastarin e pemës së madhe Dardani
Bylbili i këndoj, i dëgjoj Mitrovica, Ibri ia priti
kanga mori dhenë, kudo është shqipni!

E dëgjoj dhe nana, këngës iu bashkue
zërit të bylbilit në ballë i doli
dhe pse zeri dridhej, nisi me këndue
tek obori i shkollës ku djali u flijue!

Nuk këndoi nëna me oi- oi
vargjet e poetit nëna i këndoj
tha: nuk qahen trimat që bien për liri
nuk qahet trimi që përjetësinë takoj!

Eh ky zëri nënës, e ndezi dhe strallin
edhe guralecat plumba për barbarin
kur zërin e nënës shkjau e dëgjoj
nën këmb iu dridh toka, kënga e dërmoj!

Ndërsa bijt e shqipes mbi gjak u betuan
shkjaun do ta shporin, t’a fusin n’vrim miu
e mbajtën fjalën Dardaninë çliruan
mbi gjakun e trimave dhe liria mbiu!

E fton poeti Abaz Ibrahimin
këtë lastar peme të Dardanisë nënë
të ngrihen nga varri, ta shijojnë çlirimin
pemën e lirisë, ta shohin si lulëzon!

Poezia e poetit Jahë Fida, ka mesazhe të kjarta për mendjet e ndritura, për të mos lën në harresë të kaluarën, sepse ai sheh se kujtesa kulturore poetike, është identitet i shpirtit atdhetar që legjendën e veprave të dëshmorëve të kombit që janë të lara me gjakun e kulluar SHQIPTAR, edhe përmes vargut poetik të mos harrohen kurr.

Shënime:
1. Kryetar i Shoqatës së Shkrimtarëve dhe Artistëve Shqiptarë ”Papa Klementi XI Albani”, Suedi.
2. Lindi më 20 shkurt 1955, në fshatin Grevë të rrethit të Dibrës, banues në Tiranë. Ka të mbaruar arsimin e lartë “Ekonomist i specializuar për Ekonomi Politike“. Ka kryer disa funksione në fushën profesionale dhe jo vetëm. Ka botuar disa libra të aspektit profesional dhe tre vellime poetike: “Një ëndërr e tjerr në vite“ – vëllimi i parë; ”Vargjet pikojnë mall“- vëllimi i dytë; “Jetonë Gona n’palë t’Flamurit“ – vëllimi i tretë; Autor i disa teksteve të këngëve, si: Baladë, patriotike, epike e lirike. Përveç këtyre ka shkruar mbi 3000 poezi me tematika të ndryshme. Pjesmarrës në mbi 20 antologji poetike në Shqipëri e jashtë sajë. Redaktor letrar i disa vëllimeve poetike. Pjesë e stafit dhe drejtues emisionesh letrare e sociale në disa radio me qendër në Danimarkë, Zvicër etj! Ka në dorëshkrim edhe disa vepra të tjera letrare në fushën poetike.