Amina Nuraj: “Sanxhaku nuk është i humbur, në Sanxhak edhe më tej Nana Shqipëri ka vajza e bij krenarë”

0
1323

Ftesa zyrtare për pjesëmarrjen në kremtimin e
Ditës së Flamurit e të Pavarësisë së Shqipërisë.

Pas kthimit nga Republika e Shqipërisë, ku për herën e dytë me rradhë ftohet në kremtimin e Ditës së Flamurit e të Pavarësisë së Republikës së Shqipërisë, Amina Nuraj, studentja shqiptare nga Tutini, e cila jeton në Novi Pazar, e dha një deklaratë ekskluzive për Revistën Drini, ku flet për përshtypjet e saj nga pjesëmarrja në kremtimin e 28 Nëntorit, Ditës së Flamurit e të Pavarësisë së Shqipërisë më 1912, kësaj ngjarjeje të madhe kombëtare në Tiranë dhe gjithandej ku jetojnë shqiptarët në Gadishullin Ilirik e në botë. Amina Nuraj edhe kësaj rradhe ishte e ftuar në kremtimin e festës së madhe nga Presidenti Ilir Meta.

***

Amina Nuraj, pranë bustit të kryeheroit të kombit, Gjergj Kastriotit

Mesazhi i Aminës, i përkthyer nga Gjergj Kabashi:
Të jesh bij e Nanës Shqipëri, Atdheut tim të vetëm, është nderi më i madh, dhe nderim edhe më i madh është kur po ky Atdhe e nderon punën dhe përpjekjen time. 73 vite pas Aqif Blytës, une jam e para nga Masbjeshka (Sanxhaku), e cila e ka vazhdue rrugën e atdhetarisë, e para pas 73 vitesh, që është nderuar me ftesën e shtetit të vet dhe Atdheut të vetëm ! Vetë hyrja në shtetin tim është madhështore për mua, e edhe më madhështore është ajo, që e di, që atje nuk kam shkuar si turiste e rëndomtë, por si bijë dhe shpresë e kombit shqiptar, shpresë e fëmijëve të Masbjeshkës (Sanxhakut), që një ditë të mund t’u shërbejë për çkadoqoftë.

Si vajzë që i ka vetëm 21 vjet është nderim i madh të jeshë pjesë e gjithë kësaj. Eshtë nderim i madh kur populli më takon në rrugët e Republikës së Kosovës dhe ndalojnë vetëm për të më përshëndetur. Eshtë nderim kur fëmijët e Masbjeshkës (Sanxhakut) tim e tuaj, më takojnë dhe me dashurinë e tyre më përkëdhelin dhe më thonë, “ti je udhëheqësja jonë, shpresa për rininë e Sanxhakut”. Megjithëse rruga ime është tejet e rëndë, unë vazhdoj në atë drejtim që Atdheut tim në Sanxhak t’ia kthej kulturën dhe gjuhën Shqipe, për Sanxhakun të cilin Shqiptarët e mi e kanë menduar të humbur. Sanxhaku (Masbjeshka) nuk është i humbur, në Sanxhak edhe më tej Nana Shqipëri ka vajza e bij krenarë.

Nana Shqipëri është është në zemrat e fëmijëve të Sanxhakut (Masbjeshkës) në Peshter, në zemrat e fëmijëve sanxhakas, por për shkak të okupimit të Serbisë nuk guxojnë ta pranojnë këtë, nuk kanë guxim.

Amina Nuraj në foto me Gjeneral Nazmi Cahanin

***

Në serbisht:
Biti ćerka majke Albanije, moje Domovine jedine najveća je čast, a još veća čast je kada ista ta Domovina poštuje moj rad i trud. Poslije Aćif Blyte nakon 73. godine ja sam prva iz Sandžaka koja je nastavila put patriotizma, prva nakon 73 godine koja je dvaputa počašćena pozivom svoje države i Domovine jedine! Sam ulazak u moju Državu je veličanstven za mene,a još veličanstvenije mi je to što znam da tamo nisam otišla kao obična turstkinja već ćerka i nada albanske nacije, nada sandžačkoj djeci da ću jednog dana moći da im priuštim bar nešto. Kao devojka koja ima samo 21. godinu velika mi je čast biti dio svega ovoga.

Velika mi je čast kada me narod sretne na ulicama Republike Kosova i stanu samo kako bi me pozdravili. Čast mi je kada me deca mog i vašeg Sandžaka sreću i sa svom ljubavlju me zagrle i kažu mi “ti si naša vodilja, nada za sandžačku omladinu” Iako je moj put itekako težak,ja nastajem ka tome da bar mojoj Domovini povratim albanski jezik i kulturu u Sandžaku, u Sandžaku za kojeg su moji Albanci mislili da je izgubljen. Sandžak nije izgubljen, u Sandžaku i dalje majka Albanija ima ponosnih ćerki i sinova. Majka Albanija je u srcima sandžačke dece sa Pešteri,u srcima sandžačke djece, ali zbog okupacije Srbije ne smeju to da priznaju, nemaju hrabrosti.