SI THONI JU? – poemë nga FASLLI HALITI

0
525
Faslli Haliti

FASLLI HALITI

SI THONI JU?

Përçmuesve të këngës sonë

.poemë.

Për Luftën,
U zure
Sot
Me dikë në kafene
Megjithëse pas Luftës bisedohet për paqe
Të zihesh, grindesh, nuk ka përse!

***

Po!
Ne
I kënduam Luftës.
Si thoni ju
Të mos i këndonim kapedanes,
Partizanes,
Çlirimtares ?

Mbi zaje inkandeshente
Dhe dëborë flakësh,
Si Kapaneo
I Ferrit
U vu
Atdheu ynë;
Si Kapaneo i Dantes
Që s’diti të nënshtrohej
Në shekuj,
Në jetë
E si mund ta linim ne, atë
Të nënshtrohej në shekullin njëzetë ?

Si thoni ju
Të mos i këndonim trimërisë së maleve me yll
Si thoni ju të mos i këndonim,
Pushkës fisnike me gjalmë,
Pushkës modeste,
Pa stolira
Argjendi,
Fildishi,
Ari,
Pushkës trime
Që po na sillte blerimin,
Të mos buçiste kënga jonë,
Dalëngadalë po vjen behari?

Po.
Ne
I kënduam pushkës me gjalmë
Pushkës që rrëzoi aeroplanin kob.
I kënduam edhe llastiqeve
Llastiqeve
Të Colit
Që qorronte
Gjermanët me helmetë.
Pse të mos i këndonim llastiqeve
Armës më të vjetër
Armës
Më të re?
Davidi me çfarë vrau Goliatin
A s’e vrau me një gur, vërvitur me hobè…?

Ne,
U kënduam dëshmorëve:
Si thoni ju
Të mos u këndonim plagëve të gjokseve,
Plagëve bozhure në lule të ballit
Të mos u bënim kurora
Me degët
E dafinave?
Në daç të pështyni,
Pështyni plagët e turpshme të shpinave!

Si thoni ju
T’i linim
Pa poezi, pa këngë,
Plagët bozhure, trimëresha,
Plagët heroina të djemve partizanë ?

Mjaft!
Me numra
Dhe llogari plagësh.
Plagët për Liri s’numërohen
Plagët e Lirisë nuk përfliten, s’namatisen,
Plagët e Lirisë vetëm venerohen…

Për Luftën,
U zure
Sot
Në kafe
Me dikë
Megjithëse pas Luftës bisedohet për paqe
Të zihesh, grindesh, nuk ka përse!

Ne luftuam.
Mjaft!
As topi
S’e luan.
Pyetni malet
Pyetni dhe fushat,
Pyetni dëshmitarët tanë,
Pyetini yjet, vetëtimat, retë
Që mes plumbave, borës breshrit, na panë
Pyetni bubullimat dhe rrufetë
Që mbi ballin tonë me yll,
Binin ditë dhe net…

Edhe
Pse fëmijë,
Pse i vogël fare,
Edhe unë luftova
E ndihmova dhe unë
Luftën Nacional Çlirimtare.

Vdekje Fashizmit!,
Thirra
Para
Pushtuesve
Fashistë, gjermanë,
Dhe këndova këngën
S’e pushova këngën, o i vogël o partizan
Dhe e këndova gjer në Çlirim:
O,i vogël, o partizan,
Coli,
shoku im.

***

Po!
Ne,
Kënduam :
Karkalecit në majё të grurit,
Karkalecit në lëndinë
Dhe e dogjëm
Me vajguri,
I dogjëm me benzinë.

Si thoni ju,
Tё mos e digjnim karkalecin,
Ta linim tё na hante
Grurin,
Misrin,
Blerimin
Tё mbeteshim pa bukë, ne,
Të mbetej i uritur atdheu ynë
Të mbetej pa një fije bar
Pa blerim?

Po ne
E dogjëm
Dhe gruri u tërbua,
Uria, si karkaleci
U përflak u dogj, u shua…

Si thoni ju, tё mos i kёndonim shiut
Kur binte njё vesё shi,
Dhe zbukuronte
Dynjanë,
Dhe ne e masnim me metër,
E bënim fustan?

Fustan
Me pika,
Plot me luleshqerra,
Për dasmë na e sillte,
Si dhuratë, pranvera.

Ne
I kënduam,
I thurёm poezi
Kanalit tё Myzeqesё:
Ec e ec
E s’kish tё sosur,
Kanali ynë i Myzeqesё,
Sa i gjatё e sa i gjёrё ish,
I çante fushat mes pёr mes.

Si të mos i këndonim ne, kanalit që hapëm vetë
Edhe pse adoleshent kam hapur dhe unë kanal
Në Çukas
Dhe Vlashuk
Që Fusha Myzeqare
Të gatuante më shumë bukë…

Si thoni ju,
Tё mos i këndonim kanalit
Qё bёri tё valëzonin grunajat,
Tё shushurinte tёrshёra dhe thekra,
Që blerimi tё shtonte ngjyrёn e blertё,
Qё mbi grunoret tё pluskonin flutura
Dhe mbi lulekaçe
Të pluskonin
Bletёt.
Që bletët të mjaltonin…

Si mund
Tё këndonim ne,
Si mund tё shkruanim
Pёr flutura, për qiej tё kaltër, për dashuri,
Kur ne,
Ishim pa bukё,
Kur bujku dhe populli lutej për një pikë shi ?

***

Ju
Talleni sot,
E shikoni me qesëndi
Kombajnën e kuqe
Ekskavatorin
Gri…

Por
Ajo kombajnë,
Ai ekskavator
Gёzoi shpinat tona fshatare,
Shpinat tona punëtore.
Shpinat tona fshatare
Dhe punëtore ,
Jo vetëm u gёzuan,
Por shpërthyen
Stuhishëm
Në ovacione,
Në duartrokitje
Nga gёzimi.
Shpinat fshatare shpëtuan nga drapri kërrusës,
Shpatullat punëtore shpëtuan nga këputja, mundimi…

***

Tё kalbur nё plagё,
S’mund t’i kёndonim
Kometave,
Yjeve,
Hёnёs,
Që kur ishte e re
Na kujtonte draprin
Dhe kurrizet ndjenin këputje
Kur ishte e plotë
Na kujtonte misërniken e verdhë
Që e shihnim netëve në qiell dhe s’e hanim dot;
S’mund t’i këndonim
Zemrës,
Vetullës,
Gjinjve;
Syrit të kaltër, syrit të zi,
Kur vendi ulërinte
Për bukë,
Pse jo dhe për më tepër liri…

2010