F. HALITI:VIZ. S.KAMBRI “ARTIST I POPULLIT”
FASLLI HALITI
HERONJTË LAHEN ME UJË FLORIRI
Luftën Antifashiste Nacional-Çlirimtare e sponsorizuan anglezët.
(nga shtypi)
Poemë
Po,
Po,
Dhe po.
Anglezët
E sponsorizuan
E sponsorizuan
Na dhanë armë.
Na dhanë automatikë.
Na dhanë pistoleta, fishekë,
Askush s’e mohon këtë mbështetje
Shqipëria u është mirënjohëse taksapaguesve anglezë
Përjetë,
Veç gishti në këmbëzën e pushkës ishte yni,
Këmbëzën e tërhoqëm ne vetë,
Në shënjestër të pushkës angleze
I futëm
Ne,
Pushtuesit,
Me pupla gjeli, fashist italianë,
Pushtuesit me kryq të zi të thyer nazist
Gjermanë,
***
Fitilin e granatave angleze
E tërhoqëm
Ne
Me dhëmbë.
Xhaketat angleze
U lanë në gjakun e vajzave dhe djemve tanë.
Partizane
***
Jo nënat angleze,
Por nënat shqiptare ua thanin rrobat partizanëve,
Jo duke i nderur në telin e oborrit, në erë,
Por në trarët,
Në qeprat e kasolles,
Rreth vatrës së kasolles pa derë,
Brenda
Në shtëpi
Në shtëpitë dhe kasollet fshatare
Rrobat e lagura partizane lëshonin një avull si mjegull gri…
***
Dhe çarçafët e krimbur me parazitë
Të krimbur me morra
Ta themi
Shqip.
Jo nënat angleze
Por
Nënat tona ua lanin me duart e tyre vetë,
Që djemve të malit pas luftimit
Që do të kalonin natën
Prapë
T’ua qetësonin plagët flori
Që djemtë të bënin një gjumë më të qetë
Me ëndrrën e tyre të vetme në gjoks, për liri.
***
Kafshatën e bukës,
Thërrimen e djathit,
Gjizës,
Kush e ndante me partizanët:
Darkë,
Drekë
Mëngjes,
Populli shqiptar,
Apo taksapaguesit anglez?
Partizane
***
Po në malet me borë,
Stuhi,
Furtunë,
Buzë lumenjve,
Burimeve,
Përrenjve, liqeneve
Kush i lante dhe shpëlante
Luftëtarët e malit,
Laheshin e shpëlaheshin vetë:
Darkë,
Drekë
Mëngjes
Apo laheshin
Nga taksapaguesit anglezë?
Kush ua lante dhe shpëlante,
Kush ua qepte arnat,
Kush i arnonte
Rrobat
E partizanëve
Vallë
Zonjushat angleze
Apo zanat partizane me yll në ballë ?
***
Po gjakun e plagëve
Të trupave
Partizanë
Që vrijonte,
Infermierkat angleze
Apo infermiert partizane ia përthanin
Me një copë këmishe të grisur apo me një copë beze?
***
Po këmbën e gangrenizuar të atij partizanit
Kush e operoi pa narkozë
Mes pyllit në mal,
Kirurgu anglez
Apo kirurgu partizan,
Me sharrë druri
Ndërsa gjatë operimit
Partizani s’pushonte së kënduari.. .
Sepse
Kënga e tij
Ishte për të narkozë,
Ishte për të anestezi
***
Qemal Stafa
S’ka rrugë
Qoftë dhe një rrugicë e gjatë vetëm disa hapa
Që të mos mbaj emrin e një dëshmori partizanë
Apo emrin e Heroit të ri Qemal Stafa…
***
S’ka piktor,,
Që të mos ketë pikturuar një portret partizani,
Një portret të heroit Qemal Stafa
«Që luftoi me patllake Gjersa i doli xhani»;
S’ka këngëtar që të mos ketë kënduar
Një këngë partizane,
Edhe Vaçe Zela
U këndoi
Me zë
Gjeneshe
Me zë gurrash
Me zë Perëndeshe.
S’ka kompozitor që të mos ketë kompozuar një suitë,
Për dëshmorët, heronjtë,
Për partizanët
E malit
S’ka poet
Që të mos i ketë kushtuar poezi, Vojos, Qemalit.
***
Po!
Aleatët ndihmuan me armë, veshje, municion
Po betejën e Mezhgoranit e bëmë ne vetë.
Ishte yni Asim Zeneli
Që doli
Nga istikami
Ish ai që granatën angleze
E hodhi ai mbi nazistët gjermanë,
Ishte komandant Asimi që u ngrit e luftoi në këmbë
Ishte Asim Zeneli ai që ua plasi granatën gjermanëve
Duke ia hequr asaj fitilin me dhëmbë
Ishte Zaho Koka
Ynë
Që duke shtënë me breshëri
E la pa frymë automatikun anglez
Pa pyetur për plumba, dashnori, për liri.
Automatikut
Tretur
Në çelik
Ishte Zaho
Që ia mori frymën
Dhe jo ndonjë ushtar anglez, sovjetik.
Po!
Ishin aleatët tanë,
Aleatët e mëdhenj sigurisht
Që na furnizuan
Me armë,
Rroba,
Municion
Dhe Ushqime,
Por gjakun e derdhëm ne nëpër beteja.
Mirënjohje të përjetshme, aleatëve tanë, falënderime!
Por betejën e Mushkjetasë
E bëmë ne vetë
Ne.
Që me plagë
U pasuruan djemtë
Duke luftuar për liri, për atdhe.
Po !
Bombat, mortajat,
Pushkët, mitralozat, të aleatëve ishin
Po lufta e Pezës ishte e pezakëve
Të babë Myslimit;
Ishin partizanët e Brigadës së Parë,
Me komandant
Mehmetin
Në ballë.
Që u kacafytën me nazistët
Në Tendën e Qypit.
Ata që lanë shkëmbinjtë me gjak
Ishin të Pesë Heronjtë e Vigut.
Në fund
Të greminës,
Humnerës së malit
Krijuan një liqen të kuq gjaku
Këshilltarët qëndrestarë të Hekalit
Jona qe edhe epopeja e Pojkës
Yni Reshit Çollaku
Që përflaku liqenin
Tokën me gjak
E përgjaku.
Ramize Gjebrea
Ramizja partizane
Liri Gega
Liri Belishova
Jo mijëra vajza, aleanciste,
Jo mijëra vajza angleze,
Por Mijëra vajza tona
Dolën malit:
Doli Margarita Tutulani,
Nexhmie Xhunglini
Liri Brelishova,
Ramize Gjebrea;
Liri Gega,
Zonja Çurre,
Vito Kapo,
Fiqirete Shehu,
Të gjitha zana mali,
Të gjitha vajza me hire,
Si mijëra Shote Galica,
Si mijëra, mijëra Teuta Ilire
Margarita Tutulani
***
Këngët për luftëtarët partizanë:
Lule Sofo, lule djalë…
I vogël, o partizanë…
I kënduam
Ne vetë
Jo kori i aleatëve tanë
Jo taksapaguesit anglezë.
***
Lufta Antifashiste Nacionalçlirimtare,
Heronjtë,
Dëshmorët,
Gjithë luftëtarët e saj me gjokse mali
I vunë pushkën pushtuesit nazist
Si Bajlozit të zi të detit,
Dhe luftuan
Për
Çlirim,
Pa menduar për poste, famë
Për dafina fanfara, lavdi,
Vetë populli i mbuloi
Me kurora,
Këngë,
U ngriti buste
Vojo Kushi
Betoni
Lapidarë,
Monumente viganë
Derdhur në bronz,sigurisht,
Që vetë populli t’i shihte në këmbë
Që Shqipëria t’i shohë në këmbë, përjetësisht.
***
Heronjtë, luftëtarët,
Dëshmorët,
Trimat,
Populli i lan
Me ar, me flori,
Nuk lejon që të ndoten me shpërfillje
Me harrim, përçmime, me namatisje, xhelozi…
Monumenti “Nënë Shqipëri”
2012-2014