28 Nëntori, datë e reflektimit si popull

0
1016
Albania flamuri me figurat kombëtare

Gjon Keka

28 Nëntori nuk është vetëm dita e Flamurit dhe pavarësisë, ajo është edhe dita e çlirimit nga zgjedha e armikut. Atë ditë popullit tonë iu këputën zingjirët e skllavërisë dhe iu hapën dyert e lirisë për t’i hapur më pas nën udhëheqjen e shpëtimtarit të Arbërisë dyert e famës dhe të ndërtimit e forcimit të shtetit të Arbërit dhe mvetësisë së tij.

Gjergj Kastrioti Skënderbeu erdhi me arbërorët e tij, me njerëzit që kishin origjinë të njëjtë, dhe të njëjtin ideal, kështu ky gjeni i populli tonë u mirëprit me zemra e krah të hapur nga arbërorët e tij që rënkonin nën zgjedhën e egër të armikut e ngriti Flamurin e tij të fitores dhe e shpalli atë ditë si ditë e çlirimit të atdheut të tij, ku edhe vendosi Shqiponjën e lashtë përpara si një simbol i lavdisë i adhurimit të asaj dite të bekuar të 28 Nëntorit 1443.

Kjo Shqiponjë e Kastriotit si simbol i kombit e përshkoj gjithë Ilirinë dhe arriti edhe në shumë kombe të Europës si një simbol i mbrojtjes dhe i lavdisë së kombit tonë arbëror europian.

Sot, kjo datë duhet të jetë datë e reflektimit si popull, datë e njohjes së vetes sonë, identitetit dhe se cilët ishin dhe cilët janë sot armiqtë e kombit tonë. Pashtu sot, kjo datë dhe ky simbol duhet të jetë simbol i unitetit, dhe i europianitetit të kombit tonë në përgjithësi.

Qoftë i bekuar Flamuri i Gjergj Kastriotit i cili na bëri me identitet kombëtar europian.

Urime 28 nëntori i bekuar i kombit tonë.