Në përvjetorin e 27-të, të rënies së dëshmorit Ali Ajeti

0
1936

Abdullah Begolli na sjellë nji matrial interesant, ne pervjetorin e 27-të, te renjes se deshmorit ALI AJETI – nji fjalim interesant i vllajt te Abdullahit, zoteri ISMET BEGOLLI.

Në vazhdim një fjalëmbajtje të Ismet Begollit – viti 2000, që përkonte me 11 vjetorin e rënjës së Aliut.

Aliu, Ismeti dhe shumë e shumë shokë të tyre, para dhe pas, u dënuan nga të njëjtat gjyqe të ngritura nga Serbia dhe për të njëjtat qëllime, sepse kërkonin liri për popullin e vet.

Kan kaluar 16 vite nga ky fjalim i mbajtur në atë përvjetor para strukturave vendore dhe ndërkombëtare, ndërsa parashikimet e strategjisë serbe për mbetje në trojet tona vetëm sa munden të vërtetohen.

Qëndrimi i serbisë në Kosovë, ka ndryshuar vetëm formën, me pamje të padukshme, por e ka thelluar përmbajtjen e qëllimit të tyre, e që është edhe më tepër se Kosova.

Kjo prani dhe strategji serbe eshtë në barazpeshë me punën që po bënë politika vazale shqiptare në dëm të interesave të popullit dhe vendit, si dhe ikjen gjithnjë në rritje të popullit nga vendi mu për shkak të kësaj politike sikurse u dëgjua të ketë deklaruar para pak ditesh ambasadori amerikan në Tiranë.

Në vazhdim fjalimi :
Zonja dhe zotrinjë, Njerëz të politikës, të shkencës, përfaqësues ndërkombëtar, të UNMIK-ut, të KFOR-it, të OSB-së, të organizatave ndërkombëtare, përfaqësues të TMK-së, qytetare dhe ushtarë

Periudha në të cilën u vra Ali Ajeti, para njëmbëdhjet vjetësh ishte njëra ndër më të rëndat në historinë e kombit tonë. Shqiptarët atëherë ndodheshin në udhëkryqin e madh të historisë, në mes të paqes dhe luftës, në mes të mbrojtjes së autonomisë dhe luftës për mëvehtësinë e Kosovës, në mes të statusquos dhe luftës për demokratizim. Në mes të lindjes dhe perendimit. Në mes të platformave nga më të ndryshmet, ideologjike, kombëtare, fetare, gjeostrategjike, demokratike dhe kulturore.

Çdo hap duhej ndjekur me kujdes për të mos u bërë pre e politikave të mëdha, për të mos rënë viktimë e strategjive dhe politikave programore të cilat parashihnin për shqiptarët folet e qyqeve, varrosjen në katakombe, burgun dhe karantinën, mbytjen në det, azilin, varfërinë, mërgimin dhe tretjen nëpër kufijë.

Sprova e madhe e historisë, po ndiqej nga retë e zeza mbi truallin tonë.Tragjedia shqiptare po luhej prapa perdeve të zeza, në të cilat gjurmët e gjakut të shumtën nuk e kalonin pragun e udëbareve, burgjeve, kazermave, spitaleve. Çdo gjë mbytej në errësirë dhe arsyetohej me nekrologët për të pafatët,viktimë e kokëfortësisë dhe mos durimit.

Ishte ajo periudhë kur shqiptarët ishin vënë në luftë me njeri tjetrin, kur nuk mund të kuptoje cilët ishin më të torturuarit, të torturuarit apo torturuesit, të cilët vepronin nën urdhërat dhe mbikqyrjen e instruktorëve serb.
Në këtë periudhë u nxorrë memorandumi famëkeqë serb nga anëtarët e Akademisë serbe të shkencave.

Në vitin 1986, ky memorandum u pa i publikuar në shtypin e Beogradit.
Që nga atëherë ekzekutuesit serb, të cilët kinse e injoruan memorandumin publikishtë,dolën në sqenë me platformën populiste të unitetit dhe të bashkimit të kombit serb dhe të popullit sllav në Jugossllavinë e tretë.

Kësaj Jugosllavie e cila ishte e pa pranueshme për shumicën e Republikave dhe për Kosovën, ju vu ndërskamca nga këto Republika në pragun e fitores, në pragun e kurorëzimit. Serbët të mllefosur nga “tradhëtia” e vëllezërve Sllav, u bashkuan në luftën e madhe për ta bërë serbinë qoftë edhe aty ku rrahë zemra e vetëm një serbi.

Lufta serbe kishte dy qëllime kryesore:
1-Për ta bërë Jugosllavinë sipas modelit memorandumian, që do të thoshte detyrimi i republikave Jugosllave t’i nënshtrohen modelit të federatës unitare, e cila do të udhëhiqej nga Millosheviqi, ose:
2- Për ta bërë Serbinë që nga Knini në Horgosh, nga Horgoshi në Dragash.

Një serbi e këtillë, jo vetëm që do të përfshinte edhe Bosnën dhe pjesë të Kroacisë, por parashihte që Kroatët të detyrohen ta pranojnë modelin serb të federatës për të shpëtuar tërësinë e Republikës së Kroacisë.
Serbët llogarisnin që Sllovenët do ti lidhnin prapa Kroacisë, të cilët do të ishin po aty në Federatën Unike.
Maqedonët, Malazezët as që llogariteshin, ata do të mbaheshin të lidhur me zingjirët e ithtarëve proserbë.

Vetëm Kosova ishte për serbët njolla e zezë e cila nuk përmbyllej në asnjë program tjetër serb, përveqëse programit të viteve tridhjet e shtatë (1937), i cili qe ndërprerë me shpërthimin e luftës së dytë Botërore.
Programi i Qubrilloviqit ishte modeli i vetëm i pranuar për serbët, pastrimi i Kosovës nga Shqiptarët.

Bashkëvendas të nderuar,
Vrasja e Ali Ajetit qe bërë atëherë kur propaganda shqiptare doli nga përmbajtja serbosllave. Atëherë filloi fushata intensive për zhbërjen e autonomisë së Kosovës, institucioneve, gjyqeve, univerzitetit, ekonomisë, mjeteve të informimit. Vrasja e bartësve të propagandës anti serbosllave, të organizatorëve të demonstratave të vitit 1981, siq ishte rasti me vëllezrit Gërvalla dhe Kadri Zekën, ishte shtrirë në vitet 84 në ndjekjen dhe vrasjen e bartësve dhe organizatorëve të luftës së armatosur siq ishte rasti me vrasjen e Rexhep Malës dhe Nuhi Berishës.

Triumfi ushtarak serb në mënyrë simbolike u instalua me vrasjen publike në Besianë(Podujevë) përpara puntorisë së vet, të Fadil Tallës.
Ky ishte akti i promovimit publikë të dhunës së institucionalizuar nga ana e shtetit, vrasjeve të civilëve dhe njerëzve të pa fajshëm.

Pas marrjes me dhunë të Autonomisë, Kosova u mbajtë e strukur për gati dhjetë vjetë sepse serbët llogarisnin se pas triumfit në republikat veriore, Slloveni, Kroaci dhe Bosnë, viset shqiptare në Jugosllavi do të zhbëheshin tërësishtë nga Jugosllavia e tretë e cila do të mbështetej nga aleanca e madhe Sllave.

Paralajmërimi i fitoreve me dhunë dhe me luftë u promovua në Gazimestan në tubimin e një Milion serbëve.
Sintagma e kreut udhëheqës” Serbia ili ce biti ili nece biti” (serbia ose do te ekzistoi ose s’do te ekzistoi), e dëgjuar edhe më heret nëpër mitingjet serbe, në këtë tubim mori karakter gjithëkombëtar serb.

Ngjarjet që pasuan më pastaj dhe luftat që u zhvilluan e vërtetuan seriozitetin kërcënues në mitingun e Gazimestanit.
Trajektorja serbe po lëvizte në drejtimin e kundërt me proceset dhe ndryshimet në lindje kur ra muri i Berlinit, ata edhe më tutje përpiqeshin që shqiptarët ti mbanin në izolim, të forconin muret ndarëse ndërshqiptare.

Aliu u vra me rroba civile dhe këpucë civile, në kohën kur nga ushtria jugosllave silleshin në arkivole shqiptarë të uniformuar me uniforma ushtarake jugosllave të cilët vriteshin nga shokët e tyre ushtarë serb e sllav, me uniformë të njëjtë.
Vetëm në vitin 1997 me rastin e varrimit të mësuesit Hali Geci, që ishte vrarë nga policia militare serbe, Ushtria Çlirimtare e Kosovës do të dal haptaz në Drenicë në uniformën e vet.

Ishte kjo periudha kur 300-400 mijë shqiptarë kishin mërguar jashtë vendit, kur dhjetra e qindra të tjerë vriteshin, plaqkiteshin nëpër dyqane, në rrugë, në shtëpi.
Ishte kjo periudha kur me dhjetra e qindra të tjerë burgoseshin, dënoheshin ose mbaheshin pa gjyq.
Ishte kjo koha kur profesor Ukshin Hoti po mbahej në burg për mendim poltik, fati i të cilit edhe sot e kësaj dite nuk na është i njohur.

Ishte kjo koha kur po bëhshin përpjekje nga ana e diplomacisë serbe të izolohej politikisht lideri kombëtar Adem Demaqi.
Zonja dhe Zotrinjë,
Lufta në Kosovë shpërtheu e rreptë dhe mori shumë jetëra njerëzish, ushtarë, udhëheqës politik e humanitar, politikaj, civil të të gjitha moshave dhe gjinive. Kosova u shëndrrua në varrezë kolektive, varrezë e cila ende nuk është gjurmuar tërësishtë.
U dëbuan nga vatrat e veta më tepër se një milion njerëz, duke shkatuar një hollokaust të vërtetë në zemër të Europës.
U dogjën rrethë 700 vendbanime dhe qytete të Kosovës.

Serbët e deshtën luftën në Kosovë, e shkelën Rambujenë sepse, politika serbe në Kosovë është strategji ushtarake dhe politikë afatgjate.

Ata nuk heqin dorë nga qëllimet e tyre për parcializimin teritorial të Kosovës, për krijimin e enklavave serbe siq po veprohet ne Mitrovicë, për pastrimin etnik siq po veprohe në Preshevë, Bujanoc e Medvegjë, megjithëse qëllimi përfundimtar i tyre është rikthimi i Kosovës në ombrellën serbe. Për këte arsye ata sot bëjnë përpjekje ta forcojnë një shtet monolit serb me Vojvodinën, Sangjakun, Malin e zi, i cili shtet do të ishte garancë për realizimin e planeve strategjike afatgjate serbe. Për këtë aspiaratë ata do të përpiqen të përtrijnë lidhjet e vjetra dhe të krijiojnë lidhje të reja.

Platforma e demokracisë serbe është vetëm mbulesë ndërkombëtare.
Prezencën ndërkombëtare në Kosovë, e sidomos prezencën Amerikane, serbët e quajnë rrezikun më të madh, sepse ata dëshirojnë që në ballkan të jenë Rusët dhe vetëm Rusët.

Prezencën Amerikane, serbët e shofin si rrezik për ta pasi që ndikon në forcimin dhe zhvillimin e Kosovës, në ndërtimin dhe zhvillimin e viseve shqiptare në përgjithësi, si rrjedhoj e së cilës do të ishte fundi i ëndrrës serbe për aneksimin e tyre.
Demokracinë Amerikane ata e quajnë si një re të zezë e cila mund të përhapet në këto hapsira në të ardhmen. Ata tërheqin vërejtjen se Ballkani do të jetë Vietnami i Dytë Amerikan, duke u kërcënuar se një ditë ata amerikanët e largët nuk do të qëndrojnë, do të mbyten në det, do të shporren përtej Atlantikut, duke u mbyllur në gëzhojën e vetë me gjithë demokracinë e tyre.

Qytetar të nderuar,
Ali Pashë Tepelena miqësoi Shqiptarët me Grekët në Pashallukun e Janinës.
Grekët e keqpërdorën më vonë këtë miqësi shqiptare, duke gllabëruar Çamërinë, duke ua marrë tokat shqiptarëve, duke i asimiluar, vrarë dhe duke i dëbuar prej andej.

Më vonë Shqipëria etnike u amputua nga fqinjët me pëlqimin e fuqive të mëdha. Shqipëria etnike u tkurrë në një shtet të përgjysmuar, duke prerë shumë vise të saj, në jug, në jug-lindje, në lindje,në veri-lindje, në veri, në veri-peredim.
Serbët e shfrytëzuan simpatinë europiane, konjukturat politike të kohës, mbështetjen e Russisë Cariste, dhe në emër të luftës për mbrojtjen e Europës nga Turqia, e pushtuan Kosovën në vitin 1912.

Në luftën e dytë botërore e shfrytëzuan aleancën anti hitleriane për instalimin e ideologjisë sllave në Iliri. Kamuflimet reformiste serbe mbartnin tendencën e shtrirjes kinse në viset primitive të pazhvilluara. Tërheqja e ushtarëve amerikan nga Kosova, një kërkesë e këto ditëshme e cila nuk u miratua nga Senati amerikan do të ishte shansi serb për të rikthyer sundimin e rexhimit të Beogradit në Kosovë e ish Jugosllavi, për të përligjur konstatimin për Amerikën e largët e cila do të shporret nga Vietnami Ballkanas. Prandaj miratimi i një kërkese të këtillë nga Kongresi apo Senati amerikan, do të ishte një zhgënjim i madh për shqiptarët, një hendikep për demokracinë perendimore, dhe për vet amerikanët, të cilët do të detyroheshin të përfillin kokëfortësinë e rexhimeve totalitare.

Sidoqoftë, shqiptarët do të detyroheshin të luftonin me Serbinë edhe pa amerikanët duke u mbështetur mbase si shumë herë në të kaluarën në forcën e vet, ose në të tjerë alet, të cilët në të kaluarën, shumë herë u treguan të pasigurtë dhe mospërfillës.
Shqiptarët u janë mirënjohës bashkësisë ndërkombëtare, trupave të Natos për tërë at që bënë për lirinë e Kosovës, por si gjithëherë para së gjithash do të mbështeten edhe në shembullin e martirëve si Ali Ajeti, do të farkohen me heroizmin e heroit Legjendar Adem Jasharit, Zahir Pajazitit, Luan Haradinajt, të shokëve të tyre dëshmor të cilët me guxim e trimëri e ngritën flamurin shqiptar edhe atëherë kur ishin të mbërthyer në tyta armësh, në bajoneta, edhe atëherë kur gjasa të fitonin betejat ishin më të vogla, i ngjeshnin radhët e ngrisnin forcën, moralin për të rezistuar, për të ngritur kombin, për të zhvilluar gjuhën, traditën, demokracinë, për të kultivuar mirëkuptimin midis njerëzve dhe popujve, për të çliruar Kosovën, për ta integruar në rrjedhat bashkëkohore ndërkombëtare.

Prandaj, i nderojmë martirët, sepse populli i cili i nderon ata të cilët u flijuan për liri, e meriton lirinë.
Lavdi.