Nxënësit e shkollës shqipe “Kongresi i Manastirit” në Çikago kremtuan Ditën e Pavarësisë së Shqipërisë

0
1038

Me një program të pasur kulturo-kombëtar nxënësit e shkollës shqipe “Kongresi i Manastirit”, në Çikago kremtuan 28 Nëntorin-Ditën e Pavarësisë së Shqipërisë. Në qendrën kulturore kishin ardhur prindër, veprimtarë dhe mësuesit e shkollës për të kremtuar bashkarisht Ditën e Pavarësisë së Shqipërisë, ndonëse jashtë atdheut në Amerikën e largët dhe me moton “Se nuk tjetër atdhe”, me recitime, këngë dhe valle shqiptare e beguan programin kulturor në Çikago.

Të vegjlit shqiptarë të veshur kuq e zi dhe tingujt, recitimet dhe këngët shqiptare që aq bukur shqip i shtonin duatrokitjet, për rendësin e kësa ditë të madhe kombëtare foli drejtoresha e shkollës Qendresë Brahimi, e cila ndër të tjera foli për rrugëtimin e plakut të urtë Ismail Qemali dhe për Shqipërinë e lirë në vitin e pavarësisë më 28 nëntor 1912 në Vlorë.

Kjo ditë e bekuar për kombin shqiptar, tha në në fjalën e saj zonja Brahimi, ka qenë dhe do të jetë për tërë kombin tonë kudo që jetojnë dhe këtu në Amerikën e largët në atdheun e dytë për ne, simbol i bashkimit, të unitetit, të krenarisë, të qëndresës dhe vendosmërisë për liri e pavarësi të atdheut.

Shqiptaro-amerikanët dhe të të vegjlit që kanë lindur e po rritën në Amerikën e lirë dhe fidanishte të demokracisë, theksuan se ky vend mik i përjetshëm me dekada ka qenë gardianë i lirisë dhe i pavarësisë së Shqipërisë dhe shtetit më të ri në Evropë të Kosovës.

Mësuesit dhe të vegjlit shqiptarë e nderuan kryetarin e qendrës shqiptare dhe fetare Hasan Ramushi, i cili e ka përkrahur programin festiv, ndërsa prof. Skënder Karaçica, drejtor ekzekutiv i SHSHA-së duke uruar nëntorët historik për kombin shqiptar ka theksuar se pikënisje për pavarësinë e Shqipërisë ishte Kongresi Manastirit(1908) dhe Alfabeti i Gjuhës Shqipe me shkronja latine dhe udha e kombit drejt Evropës aty, ku me shekuj ka dhënë vlera të qytetërimit me popujt tjerë europianë dhe më gjërë.

Këto dy festa janë dy ngjarje të mëdha kombëtare që na nderojnë sot e gjithmonë dhe i paçim për jetë jetëve, ka thënë Karaçica. Kremtimin e festës së flamurit në Çikago e ka nderuar me një fjalë rasti Lirie Mehmeti, kyretare e Organizatës së Grave Shqiptaro-Amerikane dhe veprimtare dhe bisnismene e dalluar që për disa vjet e pati mbajtur gjallë fjalën e gjuhës shqipe përmes valëve Radio-Jeta.

Në kremtimin e sotëm festiv morën pjesë veprimtarë të dalluar të çështjes shqiptare në diasporën në Çikago si prof. Ilaz Kadriu, Mahmut Skenderi, Tefik Abdullahu, Vllaznim Sherifi, Nuri Ibrahimi, Riza Milla, Halil Gashi, Vullnet Dervishi etjerë.

Programin festiv të ditës së flamurit në Çikago, nxënësit e shkollës shqipe “Kongresi i Manastirit”, e nisën me një fragment të kohës së Ismail Qemalit dhe populli shqiptar para flamurit kuq e zi në ditën e pavarësisë në Vlorë. Me këtë rast defiluan artistët e vegjël si Darisi, Hadi, Erina, Besniku, Milena, Eraldini, Alena që begatuan programin “Zemra rreh për Shqipëri”, për të vazhduar me recitime, këngë dhe valle shqiptare.

Duartrokitjet i gëzuan shumë artistët e vegjël shqiptarë të shkollës shqipe “Kongresi i Manastirit” në Çikago.


Skënder Karaçica
Executive Director

Albanian-American Association
of Intellectuals Businessmen and Activists

Phone: +1 (708) 983-5394 | Email: [email protected]