Fejton – LUFTA E SHENJTË IDEOLOGJIKE E IBRAHIM KELMENDIT?!… (2)

0
661

[ HYRJE – PËRMBAJTJA ]

SHEFQET DIBRANI · 26 nëntor 2018

Intermexo (1):

IBRAHIM KELMENDI E PRANON SE ËSHTË VRASËS!

Në një përgjigje të tij në shkrimin e Xhefer Lecit, të cilin e ka publikuar edhe gazeta “KOSOVA SOT” e datës 23.11.2018, Ibrahim Kelmendi e pranon publikisht se paska shkuar në Bruksel, në Hotel Hayat, për ta vrarë Presidentin e Kosovës dr. Ibrahim Rugova, dhe kjo deklaratë e tij është e tmerrshme dhe e dënueshme. Aq më tepër kur kundër tij flitet për vrasje zinxhirore. Kjo deklaratë hynë në radhën e veprave të rënda kriminale për të cilat është ngritur edhe Gjykata Speciale e cila fatkeqësisht ende nuk po fillon, por kur të fillon duhet me pasur parasysh edhe këtë deklaratë.

Tash shtrohet pyetja: Sa vrasje të tjera nuk i paskan dështuar Ibrahim Kelmendit, figurës ma të përfolur që ka nxjerr emigracioni shqiptar, kreu i LPK-së dhe udhëheqësi i pakontrolluar i Fondit “VENDLINDJA THËRRET”, tash drejtësia kombëtare a ndërkombëtare duhet ta thotë fjalën e vet, përndryshe Kosova kapitulloi.

Ishte atje krye më vete si vrasës ordiner në mision të Luftës së Shenjtë Ideologjike që po e zhvillon, apo ishte dërguar nga Organizata e tij, të cilës i takonte në atë kohë?!

Me urdhër të kujt paska shkuar Ibrahim Kelmendi, lutem Zotit jo në emër të UÇK-së, se do të bëhemi horë!
Si ka mundësi Ibrahim Kelmendi të marrë vendime të tilla, pa u konsultuar me askënd, nëse është konsultuar, drejtësia duhet ta zbulon qendrën e krimit, pasi vrasje misterioze me motivacione politike kanë ndodhur shumë, sikurse gati gjithë kund është përfolur emri i tij.

O Shteti Ynë a je gjallë? Oj Drejtësia e Kosovës dhe ajo e UNMIK-ut, a shihni, a dëgjoni se si tregojnë se paskan qenë vrasës real!
Po sikur ta vriste Presidentin e Kosovës dr. Ibrahim Rugova, çfarë do të thoshte Ibrahim Kelmendi?!

A ka dikund në botë që vendimin për ta vrarë një President e merr një INDIVID, vërtetë shtrohet pyetja në emër të kujt paska shkuar Ibrahim Kelmendi në Bruksel për ta vrarë Presidentin e Kosovës dr. Ibrahim Rugovën? Edhe kush tjetër ishte me te, edhe kush tjetër e dinte???

Po mbajtja e armës pa leje a nuk është vepër penale, po kalimi i kufirit a nuk është vepër e dyfishtë penale, (dalja nga shteti dhe hyrja në shtetin tjetër). Tash Ibrahim Kelmendi le të tregoj se si e ka siguruar armën, nga kush e paska blerë dhe si e paska transportuar?

A ka poseduar leje për blerje e armëmbajtje Ibrahim Kelmendi, nëse jo a e dinë një gjë të tillë autoritetet gjermane? Ku e paska blerë atë armë, kush e paska shoqëruar, dhe sa vrasje të tjera i paskan realizuar?

Sille kah ta sillesh, veprimi i Ibrahim Kelmendit është kriminal dhe i gjykueshëm, por drejtësia në Kosovë po hesht kurse ky po flet, akuzon dhe kërcënon këdo!

O Zot a po e dëgjon Ibrahim Kelmendin, se paska shkuar në Bruksel për ta vrarë edhe Presidentin e Kosovës, Dr. Ibrahim Rugovën…

[ HYRJE – PËRMBAJTJA ]