Fejton – LUFTA E SHENJTË IDEOLOGJIKE E IBRAHIM KELMENDIT?!…(1)

0
960

[ HYRJE – PËRMBAJTJA ]

SHEFQET DIBRANI · 25 nëntor 2018

Viti 1984

Viti 1984 më gjeti ushtar në Knin të Kroacisë. Pasi mbarova ushtrinë, menjëherë jam pajisur me pasaportë për të udhëtuar jashtë vendit. Kisha mbështetjen e vëllait më të madh Rexhës që punonte në Zvicër. Me lutjen që ia bënë edhe prindërit, pas pushimeve verore ai më mori me vete. U vendosëm në Goldach, nja 10 km afër qytetit St. Gallen, pasi vëllai aty punonte dhe jetonte. Unë nuk punoja, por disa të njohur të vëllait, kryesisht nga Gjilani, më shoqëronin vazhdimisht. Pas disa ditësh, më sollën edhe disa numra të revistës « Zëri i Kosovës », edhe atëherë ishin dy, dy qarje dy përçarje, shumë akuza për vrasje e likuidime, për shumë prita e pabesi, shumë denoncime në polici e UDB-e, gjë që situata edhe në Diasporë ishte e nder dhe pran shpërthimit, të cilën e kam përjetuar rëndë. Për vete nuk kisha ndonjë eksperiencë, e dallavere nuk dija.

Por i kisha përjetuar demonstratat e vitit 1981, kisha lexuar mjaftë, dija nga jeta studentore, prandaj edhe pse më mungonte përvoja organizative, nuk them se jam shquar, por të gjithë më kanë respektuar. Vërtetë nuk kisha as përvojën e LKJ-së, as të Lidhjes së Rinisë Socialiste, se nuk kisha qenë as në organizata studentore, madje përveç në Shkollën Fillore, kurrë nuk kam qenë as Kryetar Klase. Këtë të mos ma marrin për mburrje e as për vetëdije patriotike, por në ato rrethana fati e ka dashur të mos jem askund. Në anën tjetër, pasi mbarova shkollën e mesme, nuk arrita të siguroj të paktën një vend pune në Kombinatin Energjetik “Kosova”, në Obiliq. Ardhja ime në Zvicër lidhet kryekëput me anën sociale që mbretëronte në familjen tonë, prandaj të jemi të sinqertë, atëherë një mundësi e organizimit politik nuk ishte sa duhet e kristalizuar në vetëdijen time.

Vërtetë për mua gjithçka ishte mjegull, e dija se shqiptarët Kudo në Evropë janë të organizuar vetëm në Organizatën Komuniste Marksiste Leniniste, në Frontin e Kuq Popullor, në Lëvizjen për Republikën Socialiste Shqiptare në Jugosllavi, e askund nuk ndesha shqiptarë që kishin ikur nga Socializmi Rozë Jugosllav, e në Perëndim kishin formuar ndonjë organizatë jashtë ideologjisë pansllaviste. Atëherë nuk e njihja as veprimtarinë e Organizatave për të cilat thuhej se vepronin Brenda Vendit, siç thoshin në ilegalitet të thellë, por si gjithë Kosova, ishim në ankth nga arrestimet e shumta, e këtë tashmë e dinte secili qytetar i Kosovës. Në atë kohë, Kosova kishte hyrë në vitin e saj të katërt të terrorit masiv jugosllav kundër shqiptarëve.

Gjendja atje kishte ndryshuar dukshëm, spastrime dhe eliminime kishte kudo. Plaga e hapur nuk mbyllej kollaj, madje as nuk kishte shpresë. Gjendja sociale dita ditës rëndohej. Por ndjekjet kundër shqiptarëve kishin nisur edhe në APJ, edhe atje kishte ndryshuar klima e vëllazërim-bashkimit, ushtarët shqiptarë provokoheshin në çdo rast e në çdo çast, aty këtu kishin nisur inskenime dhe kishin filluar burgosjet me motive politike. Edhe nga APJ, filluan të vinin arkivole me ushtarët e vrarë të cilët fillimisht as nuk lejonin të hapeshin. Edhe bisedat informative kundër ushtarëve shqiptarë kishin nisur të shpeshtoheshin. Ata thirreshin nga oficeret e sigurimit, pothuajse çdo ditë, këtij terrori nuk i ka shpëtuar pothuajse askush. Lum ai që ka arritur me shpëtuar me faqe të bardhë nga ajo situatë!…

Qyteti St. Gallen, ka qenë njëra nga qytezat, e cila në vitin 1984, ishte e përfshirë nga konfliktet brenda strukturave të LRSSHJ-së. Përçarja kishte arritur kulmin, akuzat e kundërakuzat po ashtu. Ai vit në këtë qytet ka pas përfunduar me një vrasje e motivuar nga mbetjet e Ibrahim Kelmendit dhe Xhafer Shatrit, e këtë gjë Ibrahim Kelmendi e di fort mirë, por si zakonisht me shkrryerjet e tij banale, me akuza e denoncime do të gjejë hapësirë, ai do të spërkas të gjithë për të mos u ndjerë kundërmimi që vinte nga veprimet e tij, të shëmtuara por asnjëherë të gjykuara.

Grupet e frustruara marksiste – leniniste, të cilat kishin ikur nga socializmi komunist jugosllav, tash ndiqnin një kurs agresiv e kriminal të pozicionuar në dy fronte kundërthënëse me ideologji të njëjtë pansllaviste, prandaj ky ishte paradoksi ideologjik i krejt patriotizmit të tyre, krerët e njërit krah kishin vajtur në Suedi, e krahu i Ibrahim Kelmendit kishte mbetur në Zvicër e Gjermani për t’ua shpjeguar gjermanëve dhe krejt Evropës se komunizmi që predikonte Ibrahim Kelmendi është i shenjtë, në të vërtetë ishte ideologji përçarëse e kriminale, prandaj edhe atëherë dilnin dy “Zëra të Kosovës”, që të dytë të majtë dhe për ideologji kishin marksizëm – leninizmin por jo edhe shqiptarinë të cilën e përdornin mall për treg, ata luftonin për ta forcuar ndikimin rus në Evropë, e të tjerët po aq patriot luftonin për ta fuqizuar ndikimin jugosllav në Ballkan. Në mes këtyre dy konflikteve shantazhoheshin intelektualët në Kosovë dhe pësonin qytetarët e rëndomtë.

Gazeta “Zëri i Kosovës”, nr.1, Organ i Lëvizjes për Republikën SOCIALISTE SHQIPTARE në Jugosllavi, si sekt i asaj ideologjie, nisi të dal në vitin 1984. Ky numër pothuajse i tërë i kushtohet veprimtarisë përçarëse e kriminale të Ibrahim Kelmendit, i cili bashkë me ortakun e tij Xhefer Shatri, qysh në atë kohë akuzoheshin për vepra të rënda dhe trajtoheshin si koka e krimit politik e ideologjik në diasporë. Kapërthurja e tyre qoftë në Organizatën LPK e qoftë në Fondin “Vendlindja Thërret”, do të jetë me pasoja për zhvillimet politike, diplomatike, ushtarake e tjetër fare, sikurse bërja Ministër i Informatave, Xhefer Shatri, nuk ka qenë në nderin e Qeverisë së Kosovës në Ekzil.

Në shkrimin e gjatë “Kush e qiti në bankë të zezë LRSSHJ-në?”, drejtpërdrejt akuzohej Ibrahim Kelmendi bashkë me Xhafer Shatrin se kishin dorë për burgosjen e Hasan, Shaban ZIJAH e Fetah Shemsiut, Taip Zekës dhe Sami Kurteshit, (shih faksimilen e gazetës), prandaj kësaj radhe nuk po lëshohem në aspekte të tjera që trajtohen në këtë artikull, qoftë kush i lajmëroi e kush iu dha armët për tu futur në Kosovë?!

Brenda këtij artikulli, pakëz më poshtë, pra në këtë numër të “Zërit të Kosovës”, është publikuar edhe një vendim në të cilin thuhet:
1. Të dënohet botërisht veprimtaria destruktive, aventureske dhe e rrezikshme e Xhafer Shatrit dhe Ibrahim Kelmendit.

Ndërsa në faqen 3, të gazetës është një artikull tjetër po ashtu shumë i gjatë në të cilin shpjegohen arsyet “Pse po del “Zëri i Kosovës”?”, që d.m.th. në atë kohë dilte edhe një gazetë po me këtë emër. Shkrimi tjetër “Konturet e xhveshura të një demagogu”, në plot dy faqe e gjysmë shpjegohet veprimtaria e atëhershme destruktive e ideologjike e Xhafer Shatrit dhe Ibrahim Kelmendit, kurse në faqen 6-7, botohet “Programi politik i LRSSHJ”, për të cilin nuk është mirë të thuhet se ishte romantizëm, por të tregohet qartë se ishte program ideologjik, fund e krye pansllavist. Ndoshta me pikëpamjet e atij angazhimi politik, tash nuk pajtohet edhe vet Ibrahim Kelmendi, por populli thotë “nëse është ngrënë pitja, tepsia ka mbetur”, prandaj Ibrahim Kelmendi, tash duhet të flas qartë nëse ai u përça me të gjithë për tokat e Kosovës, apo është përçarë për arsye të ideologjisë marksiste – leniniste, madje duke i vrarë, duke i eliminuar, duke i burgosur e forma të tjera që atëherë e gjerë më sot.

Po atë vit, në muajin tetor 1984, (mes datës 13 e 20), në Restorantin “KREUZ”, në St. Gallen – Winkel, mbahej një tubim me bashkatdhetar, ishte hera e parë që merrja pjesë, prandaj ndjehesha mjaftë i emocionuar. Por në mbrëmjen e asaj dite që mbahej ai tubim, në qytet, përballë Stacionit Hekurudhor, në restorantin “Braserie” aty afër Hotel Walhalle, pra në qendër të qyteti e para syve të popullit, ka ndodhur një rrahje e cila ka përfunduar me lëndime fizike, pasi dikush nga agresoret ideologjik ka përdorur thikën si armë të ftohtë për të qëruar hesapet me kundërshtarët ideologjik, ndonëse konceptin marksist-leninist e mbështesnin të dyja grupet.

Po atë vit në “Zëri i Kosovës”, nr. 5, nëntor 1984, faqe 10, është botuar një shënim në të cilin thuhet se më 9.11.1984 rreth orës 20 e 21 në një vend të Zvicrës, afër qytetit St. Gallen, ndodhi një ngjarje tragjike, e cila është në vazhdën e serisë së krimeve të Xhafer Shatrit, i cili qysh më parë kishte përsëritur shumë herë se të gjitha problemet që të paraqiten, ky “demokrat”, e kampion “i lirisë së shprehjes të mendimeve të kundërta”, duhet t’i ndaj plumbi e thika, tamam në stilin e udbës jugosllave”, faqe 10. Po kërcënimet publike të Ibrahim Kelmendit se po të kisha mundësi me dorën time e kisha vrarë këtë e atë, ne i kemi dëgjuar edhe në ditët tona, çka do të thotë se Lufta e Shenjtë Ideologjike e Ibrahim Kelmendit, ashtu sikurse vampirët që nuk ngopen me gjak njeriu, edhe kjo ideologji nuk po ngopet me gjak shqiptari, prandaj vetëm ai që bënë thirrje për luftë të shenjtë ideologjike dhe ai që ka bërë krime mund të deklarohet kështu.

Për të parë lexuesi se vërtetë qysh në atë kohë veprimtaria patriotike e shqiptarëve në mërgim është zhvilluar në kundërthënie të mëdha, në konflikte dhe veprime të shumta kriminale, ne po i botojmë afër njëri tjetrit dy numra të “Zërit të Kosovës”, që dilnin në atë kohë e që janë botuar nga dy grupe të konfrontuara mes vete por që kishin koncepte ideologjike të njëjta, dhe këto dy grupe vepronin në dy vende të ndryshme demokratike kurse njëra parapëlqente panslavizmin rus e tjetra atë serb: Njëra palë luftonte për supremacinë ruse mbi Evropën Perëndimore, e tjetra për suprimacinë Jugosllave mbi Ballkan?!.

Vetëm gjatë këtij viti Ibrahim Kelmendi, dhe suita e tij, akuzoheshin për përçarje, për burgosjen e Zijah Shemsiut, i cili pastaj vdiq nga torturat në Burgun Qendror (CZ), në Beograd, për konfliktin e armatosur në muajin tetor 1984, në St. Gallen dhe për konfliktin tjetër në qytetin Heerbrugg, më 09.11.1984, ku për pasojë mbet i vrarë i riu Qemal Kastrati.

Janë këto arsye të forta pse kurrë në jetën time s’kam dëshiruar me u takuar me një njeri, akuzat kundër të cilit vetëm sa shtoheshin, ideologjia e tij bëhej agresive dhe lufta antiamerikane e padurueshme dhe qe besa edhe me pasoja.

Për disa aspekte të veprimtarisë ideologjike të “Frontit të Kuq Popullor”, do të flasim me nge, sikurse që do të shkruajmë edhe për disa njohje dhe takime të tjera me interes publik me Ibrahim Kelmendin, për të dëshmuar se demagogjia e tij kategorizohet në raste socipate, dhe se është një personaliteti kontrovers rreth të cilit sillen shumë akuza, dhe si askush tjetër ai është përfolur se ka dorë zinxhirore në vrasje të rënda të figurave publike e politike që nuk i përkisnin ideologjisë së tij neofashiste.

Gjatë nuk iu kam besuar edhe aq këtyre akuzave, por ATENTATI publik i Ibrahim Kelmendit, kundër meje, për të më shkatërruar publikisht duke më fyer e shantazhuar vetëm disa ditë para se të mbahej promovimi i Trilogjisë në gjashtë vëllime me 2892 faqe, ku askund nuk përmendet emri i tij, është KRIM i llojit të vet, është ndërhyrje në jetën private të NJERIUT, POETIT e SHKRIMTARIT, të gjitha me shkronja të mëdha, është ATENTAT i llojit të vet. Kjo ndërhyrje, ky veprim duhet të radhitet në vazhdën e krimeve dhe shantazheve që ky njeri ia ka bërë gjithkujt, prandaj kam me folur për krimin e tij ideologjik, dhe për luftën e shenjtë ideologjike të tij, me përmasa antikombëtare dhe antiamerikane, të cilat lidhen kryesisht me emrin e tij.

Ibrahim Kelmendi, duhet të flas ku dhe kur ia paskam përfolur emrin atij dhe organizatës së tij, kur jam marrë me te dhe kur e paskam lutur për diçka. Unë vazhdimisht jam ruajtur nga ai sikurse engjëlli që ruhet nga djalli, por me sa duket Ibrahim Kelmendi është ndeshur në Kryqin, të shohim nëse ky do të përbirojë edhe në këtë rast!

Jo krejt kot Ibrahim Kelmendi, akuzohet për veprime subversive, përçarëse, vrasëse që për pasoj ua ka nxirë jetën shumëkujt dhe gjithsekujt. Në rastin e Shefqet Dibranit, lirisht mund të themi se Ibrahim Kelmendi, nuk e ka pasur asnjë arsye për ta mbrojtur Isa Mustafën, në të vërtetë ai nuk e ka mbrojtur atë por u fut në batak për ideologjinë e tij komuniste që e solli Isa Mustafën, kudo nëpër vende kyçe, madje edhe në krye të LDK-së ka ardhur nëpërmes ideologjisë antiamerikane, dhe kjo Ideologji e paska frymëzuar edhe Ibrahim Kelmendin, për ta sharë e shantazhuar SHKRIMTARIN…

Hyrja: https://www.facebook.com/notes/shefqet-dibrani/fejton-lufta-e-shenjt%C3%AB-politike-e-ibrahim-kelmendit/10156995214242386/

(Vijon…)

[ HYRJE – PËRMBAJTJA ]