Deputet e popullit janë në marrëdhënie pune

0
555
Prishtina

Si shihet atdheu nga larg

Tash sa kohë në sallën e Kuvendit të Kosovës, shpeshherë na rastis të shohim se si ulëset e deputetëve të popullit mbesin të zbrazëta, ndonëse deputetët tanë nuk marrin pjesë në debatet sipas rendit të ditës.

Deputetët e popullit të zgjedhur me votën e lirë të sovranit, ata mungojnë shpeshherë në mbledhjet parlamentare dhe shkojnë për punët përsonale dhe, kur e kur, harrojnë përgjegjësinë që kanë ndaj kontratës që kanë ndaj popullit që i votuan dhe i sollën në institucionin ligjvënës të Republikës së Kosovës.

Është për keqardhje kur deputetet e popullit, kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj në seancën e sotme u bënte thirrje (përmes lutjes), që të marrin pjesë në mbledhjet parlamentare(!).

Pse lutje për deputetet e popullit, që nuk marrin pjesë në mbledhjet paralamentare…(?!?). Për këtë dukuri dhe papërgjegjësi të deputetëve tanë, duhet thënë se ata tashmë janë të zgjedhurit e popullit në Kosovë, kur e kur ata janë marrëdhënie pune dhe sikundër të tjerët e punësuar ata duhet të respektojnë “orarin e punës”(sic!).

Nuk e kemi të qartë se çfarë parasheh Rregullorja e Kuvendit të Kosovës, kur deputetet nuk marrin pjesë në mbledhjet parlamentare dhe do të thoshim se janë shumë pasivë në aktivitetin e tyre ligjvënës dhe ende pa përfunduar aktiviteti paralamentar në sallën e Kuvendit, ata dalin në qytet për punët e veta dhe sa për “shlodhje” (sic!), pa u lodhë fare…!

Deputet të popullit, bëhuni më aktivë dhe mos harroni kontratën që keni me sovranin për votën e lirë, që keni marrë në institucionin me të lartë të Republikës së Kosovës.

Deputet nuk duhet lutur shumë…!

Çikago, 23 nëntor 2018


Skënder Karaçica
Executive Director

Albanian-American Association
of Intellectuals Businessmen and Activists

Phone: +1 (708) 983-5394 | Email: [email protected]