Fe e komb njisojë numrojë,
Muslim e turk – s’ka da.
Deshti edhe emrin t’na harrojë:
– Je turk, elhamdulilahhh!
Dhe gjuhën tonë e ndaloi,
Kush turqisht nuk flet, fe nuk ka.
Ashtu, thanë, Zoti urdhënoi:
– Je turk, elhamdulilahhh!
Je turk, je Turk! – kanë shti!
Shqiptarin me shekuj, pa da,
e nji ditë ndër ne u ndi:
– Jam turk, elhamdulilahhh!
JO, s’jemi turq, nuk jemi!
Jo kurrë! Ta dinë të tanë:
Shqiptarë dhe t’parët i kemi.
Feja prej kombit s’na ndanë!
Sat Nokshiqi – 1954