Si u sekuestrua në vitin 1977 dhe ku ndodhet flamuri që u ngrit në Kurbin, katër orë para se të shpallej pavarësia e Shqipërisë.

0
899

Nga: Pirusti News, 24 Nëntor 2018

Nga: Aleksandër Ndoja

Rrëfen Mark Ndoj, nipi i bajraktarit të Kur binit i cili ruajti dhe la trashëgim flamurin te pasardhësit, deri në vitin 1977.

Si mësuesesi i fshatit Shkopet i ardhur nga Tirana, mori flamurin te dera e bajraktarit për ta çuar në Muzeun e Krujës.

Fakte dhe dokumenta të ruajtura mbi dyzet vite. A është e vërtëtë se flamurin në Kurbin e ngriti Bajraktari Gjok Preng Ndoj Malçi, i cili edhe e ruajti në kullën e tij..

Ka ndodhur shpesh, jo vetëm në Shqipëri por edhe më tej që historinë e ka shkruar fitimtari, e kanë shkruar të fortët, e kanë shkruar miqësitë, e ka shkruar gënjeshtra. E mbi këto pasaktësi me apo pa dashje, mbi mashtrimin e mbi jofaktet janë thurur lavdi, janë krijuar mite të rreme, por mbi të gjitha është deformuar historia. E nëse kohët ndryshojnë shumë syresh kanë mbetur pa trazuar, sa nga mosvemendja dhe sa nga mosinteresi në raport me rëndësinë që ka pasur miti, apo ngjarja e sajuar. Ndërsa në jo pak raste e vërteta ka shkuar në vend, është pastruar mjegulla sado që kostot kanë qënë jo të vogla nga zhgënjimet e mëdha.

Po a ka elementë për të hedhur në diskutim historinë e ngritjes së flamurit në Kurbin, sa e vërtetë është historia siç është shkruar në komunizëm. A është e vërtetë që flamurin në Kurbin e ka ngrituar vërtetë Gjin Pjetri i Kurbinit, apo ky mit është sajuar menjëherë kur gazeta “Zëri i Popullit” organ i partisë shtet të kohës, shkruante: “Thuhet, se pavarësisht se flamuri i gjet në duart e djemve të Gjok Preng Ndojt (Malçi), të thënat janë se flamuri u ngrit nga Gjin Pjetri”. Një deklarim i tillë në shtypin qendror komunist erdhi menjëherë pasi mësuesi i fshatit Shkopet Spartak Themi Kondi nga Tirana, në 13 qershor 1977, arriti të “bindte” të nipin (djalin e vëllait) të komandantit të grupit që ngriti flamurin në Kurbin, flamurmbajtësin Gjon Nikoll Zefi (Malçi) për ta dorëzuar flamurin e 1912 tës, sipas tij për ekspertizë.

Në proçes-verbalin e shkruar dorazi e që mban datën 13 qershor 1997, mësuesi i Shkopetit Spartak Kondi, shkruan:

“Vërtetojmë se flamurin e ngritur në Milot në vitin 1912, e kam marrë për ekspertizë nga flamurmbajtësi Gjon Nikoll Zefi, (pasardhës i Gjok Preng Ndojt), katundi Shkopet,

Marrësi i objektit, Shkopet me 13 qershor 1977, Spartak Kondi.

Është vetë z. Spartak Kondi që me datë 29 nëntor 1992 rideklaron duke nënshkruar me shkrim si më poshtë:

“Vërtetim. Me anë të cilit vërtetojmë se flamurin e bajrakut të Kurbinit ja kam marrë unë Gjon Zef Malçit dhe ja kam dorëzuar në zyrë, Hamit Tagës (prezent ka qenë edhe Albert Shala).

Flamuri është përcaktuar i vitit 1912 i ngritur në Milot (katër orë para se të ngrihej në Vlorë) Për ecurinë e mëtejshme të problemit do të dërgoj një shkresë të posaçme. E lëshoj këtë vërtetim për të përcaktuar se Gjon Zefi është çliruar nga çdo detyrim. Për flamurin është direkt me mua. Spartak Kondi, firma.

Po pse flamuri në vitin 1912 mbeti në duar të bajraktarit të Kurbinit Gjok Zef Ndojt (Hasani) i derës së Malçit, kur opinioni e di se ngritësi i flamurit ishte Gjin Pjetri?

A është e vërtetë se Gjok Preng Ndoj ishte komandanti i grupit që realizoi ngritjen e flamurit në Kurbin, dhe se biografia, burgu i pasardhësve të tij në Kurbin, internimi në Tepelene për disa vite etj, ishin arsyet pse flamurngritësi ishte një tjetër, e jo pronari ndër dekada i flamurit të Kurbinit?

Për të gjitha këto dhe shumë të tjera, nipi i flamurmbajtësit, Mark Ndoj nga Shkopëti, në një intervistë për pirustinews.

Mark, pse këmbëngulni se gjyshi juaj ishte ai që ngriti flamurin në Kurbin?

Nuk janë shumë vite sa pluhuri i harresës të mbulojë çdo gjë. Janë tre brez në mes. Në vitin 1977 u bë një lëvizje e madhe e kohës për festën e pavarësisë. U arrit që pushteti i kohës të sekuestronte edhe flamurin e Kurbinit, natyrisht duke i lënë një dëftesë dore nga mësuesi Spartak Kondi i cili ishte nga Tirana, por jepte mësim në Shkopet. Mua babai më ka lënë shumë të ri, ndaj isha shumë afër me kushëririn e babës që kishte pas xhaxha mbajtësin e flamurit, një aktivistë të shquar anti-turk, ngritësin e flamurit Gjok Preng Ndoj.

Ku e bazoni faktin se gjyshi jot Gjok Preng Ndoj ishte ai që ngriti flamurin në Kurbin?

Po si e mendon ti z. gazetar, nëse flamurin do e kishte ngritur dikush tjetër, a nuk do e mbante ai, dikushi. Jo, flamurin e kishte sajuar gjyshi im shumë më përpara, pasi pritej ngritja e flamurit, ishte në krye të lëvizjes për pavarësinë e Kurbinit pasi dihet ishte bajraktari i Kurbinit, ishte në krye të grupit që organizoi ngritjen e flamurit. I mbështetur nga bashkluftëtarët e tij ai ngriti flamurin në Kurbin, e ruajti atë në shtëpinë e tij, deri kur vdiq. Më pas flamurin e ruajti i vëllai i tij, i cili para se të vdiste ja la në ruajtje djalit të tij, Gjon Zef Ndoj (Malçi).

Kam qenë shumë ri, por ama kujtoj mirë Gjon Zef Ndojn si arriti të ruante flamurin, por edhe sende të tjera duke i fshehur në kuti a kavanoza deri edhe duke i groposur, pasi nuk duhej të binin në dorë të pushtetit komunist, pasi ata i sekuestronin. Më vonë pushteti arriti me shumë mënyra të zbulonte se flamuri ishte në duar të Gjonit dhe arriten t’ja merrnin.

Sa ju ka treguar Gjoni në atë kohë për faktet rreth flamurit?

Shumë pak fliste. Ishte e vështirë pasi ne ishim shpallur kulakë. Disa nga të afërmit tanë të familjes së Gjok Preng Ndojt, gjyshit tim, bënë edhe burg politik dhe internime. Por e vërteta u zbulua disa vitë më vonë. Ai kishte një valixhe që e ruante shumë. Pasi ai u nda nga jeta në valigjen e tij gjetëm dokuemnta pafund, ndër to edhe këto dokuemta që iv e në disp[ozicion që kanë lidhje më flamurin.

A keni pasur kontakte me Spartak Kondin. Ku ndodhet flamuri dhe çfar prisni në lidhje me këto fakte që përcjell për opinionin?

Po, Spartak Kondi është në Tiranë dhe i disponueshëm. Kam kontaktuar me të dhe di që flamuri që u ngrit në Kurbin dhe u ruajt nga gjyshi im, për t’ja marrë kushëririt tim në vitin 1977, është në Muzeun e Krujës. Unë kërkoj që e vërteta të thuhet plotësisht. Është detyrë e historianëve të pa ndikuar që t’i vlerësojnë këto fakte që të dalë në dritë e vërteta. Flamuri në Kurbin është ngritur nga bajraktari i Kurbinit Gjok Preng Ndoj, kjo nuk ka mëdyshje. Janë shumë deklarata të viteve 70-ta që e thonë hapur këtë, por kjo nuk u muar parasysh nga ZP e vitit 1997.