HISTORIA FLET NËSE DIMË TA SHKRUAJMË

0
2434

Lexim i librit, të Prof. as. dr. Elena Kocaqit „Lufta e Trojës- Luftë Pellazgo Ilire“.

Në konfliktet e mëdha shoqërore e historike të kohës, shkrimtarët, shkencëtarët e artistët nuk rrinë duarkryq; por vehen në ballë të popullit dhe prijnë në shumë beteja njëherësh. Në betejat e mëdha s´hyhet pa ide të mëdha! Përrojet e kthjellta janë fuqia që kthjellin lumin. E tillë duhet të jetë edhe studiuesja, historiania dhe shkrimtarja, Prof. as dr . Elena Kocaqi.

Libri i Prof. as. dr. Elena Kocaqit „Lufta e Trojës – Luftë Pellazgo-Ilire“, që u botua para sa ditëve në Tiranë shënon kthesë në historinë tonë kombëtare dhe ndërkombëtare. Libri i studiuses dhe historianes së shquar shqiptare, Prof. as. dr. Elena Kocaqit, njohëses së thellë të qytetërimt antik vjen në një kohë trazirash historike midis Modelit Arian dhe midis Modelit Antik të prejardhjes së shqiptarëve nga Pellazgo- ilirët. Prof. as. dr. Elena Kocaqi në librin „Lufta e Trojës – Luftë Pellazgo Ilire“ në mynyrë të argumentuar dhe me fakte, ndriçon përfundimisht të vërtetën për Luftën e Trojës dhe për të vërtetën për atë luftë. Ky libër i Prof. as. dr. Elena Kocaqi, është shkruar me një gjuhë të rrjedhshme të shpjegimit, duke dhënë fakte të pamohueshme, se Lufta e Trojës ishte luftë e vërtetë, luftë që ka ndodhur. Ndriçimi i Luftës së Trojës sipas studiuses, shkrimtares dhe historianes Prof. as. dr. Elena Kocaqit është shumë i rëndësishëm për identitetin e lashtësisë sonë. Në këtë kryevepër të historisë për Luftën e Trojës, për herë të parë në mynyrë të studiuar e shkencore shpalohet Identitetin Shqiptar i Pellazgo Ilirëve.

Lufta e Trojës u zhvillua ( të fund të epokës së brozit ), ajo luftë zgjati plotë 30 vjet. Sipas dëshmitarit që mori pjesë në Luftën e Trojës, Darit të Frigjisë, në atë luftë gjithsejt u vranë 1 milion e 5 qindmijë njerëz dhe me miliona u plagosen. Lufta e Trojës qe, Lufta e parë botërore në tërë Atikitetin. Në Luftën e Trojës nga luftëtarët trojanët u vranë mbi 6 qind mijë njerëz, ndërsa nga luftëtarë e akejve u vranë mi 8 qindmijë veta, dhe u plagosën me miliona. Në Luftën e Trojës u përfshinë popuj nga 3 kontinente; Evropa, Azia dhe Afrika. Në Luftën e Trojës u emigruan me miliona njerëz dhe u zhvendosën nga vendet e tyre popuj të tërë. Dinastia Akeje, sipas Historianes Elena Kocaqi, ishte një dinasti Frigase, pra Ilire dhe populli i saj ishte Pellazg dhe Ilir. Dinastia Trojane ishte një dinasti Dardane, pra me prejardhje Ilire dhe popullsia e saj përbëhej nga fiset Iliro-Trake si Dardan, Frigas, Myzë, Kaon, por edhe nga Pellazgët, Lelegët, Karianët etj.

Poupullaritei i librit „Lufta e Trojës – Luftë Pellazgo Ilire“ të Prof. as. dr. Elena Kocaqit, qëndron në përmbajtjen shkencore të veprës, në dëshmitë e pamohuara të brendisë së vërtetësisë për atë ngjarje, si dhe për gjuhën e zgjedhur dhe mesazhin e librit për të gjithë historianët e sotëm dhe të ardhshëm për Luftën e Trojës e më gjerë. Prandaj, përdorimi i termit Grek nga historianët e mëvonshëm për Akejtë, Danajtë, Pellazgët është një përdorim anti-shkencor, jo i saktë, e i manipuluar. Në Luftën e Trojës nuk ka emërtim Grek apo Helen për fiset Akeje. Aty Akejtë janë me prejardhjes Pellazge dhe Ilire dhe veten e quajnë me emrat Akej, Danaj, Argej, Pellazg por jo Grek dhe Helen. Termi Grek del shumë më vonë, qindra vjet pas luftës së Trojës dhe përmendet tek Herodoti si një fis Epirot (në Shqipërinë e Jugut) që lidhet me Dodonën Pellazge.

Termi Helen para luftës së Trojës ishte emër personal për femra dhe meshkuj dhe përmendet në një vend në Ftian Pellazgjike të Akilit. Duke qenë se, termi Grek apo Helen është i mëvonshme nga ana historike, është korrekte vetëm përdorimi i termit Ake, Dana apo edhe Pellazg, sepse populli i asaj kohe nuk e quante veten Grek apo Helen. Veprat e shkruar para përdorimit të këtij termi nga latinët, kanë emërtimin origjinal Ake apo Dana dhe jo Grek shihet tek Homeri. Në përkthimin e disa emrave në latinisht, lexojmë në librin e Prof. as. dr. Elena Kocaqit, „Libri i Trojës- Luftë Pellazgo Ilire“, emrat origjinalë janë zëvendësuar me emrin Grek dhe kjo është shumë e pasaktë nga ana shkencore. Shqiptarët e sotëm si populli më i vjetër i Gadishullit Ilirik, nëpërmjet Epirotëve qe janë quajtur Pellazgë, janë pasardhësit direkt të popullsisë Pellazge, me të vjetrës në Evropë. Dialekti i Shqipes Epiroto- Toskë, apo gjuha Pellazgjike e Epirit është dialekti zyrtar i shtetit të sotëm Shqiptar. Ky dialekt është folur në Epir por edhe në Greqinë e sotme nga Arvanitët që përbëjnë shumicën e popullit të sotëm Grek. Faktet historike tregojnë, lexojmë në këtë libër; se shumë fise Trojane, kanë emigruar nga territori i sotëm i Shqipërisë, ose janë të një origjine me fiset nga ku kanë origjinën Shqiptarët e sotëm si nga Pellazgët, Ilirët, Trakët, etj. Kështu Frigasit që quheshin ndryshe Trojanët, kanë emigruar nga Shqipëria Qëndrore e sotme.

Dardan quhej dinastia e Trojës, po Dardan quhen edhe Shqiptarët e Kosovës së sotme. Myzë quheshin një pjesë e Trojanëve, po Myzët quheshin Ilirët dhe një pjesë e Shqipërisë se sotme quhet Myze-qea dhe në kohën Bizantine quhej me emrin Myzia. Nga injoranca apo pavetëdija kultura, gjuha, historia dhe tradita shqiptare që është me e vjetra në Evropë dhe e lidhur direkt me këto popullsi para antike, është lënë në harresë. Përmbajtja e librit, të Prof.as.dr. Elena Kocaqit „Lufta e Trojës-Luftë Pellazgo Ilire“ është e faktuar me përmbajtje shkencore historike. Në identitetin e popujve të lashtë shkruan autorja e librit, shumë fenomene historike, gjuhësore, kulturore, ligjore mund të shpjegohen vetëm nëpërmjet gjuhës dhe traditës së sotme Shqipe.

Në këtë libër histori, studiuesja Elena Kocaqi në mynyrë të përkryer, lidhë dhe shpjegon traditën Homerike me traditën e sotme kanunore të Shqiptarëve të sotëm që vërteton, se fiset e vjetra që morën pjesë në luftën e Trojës, qenë stërgjyshërit e Shqiptarëve të sotëm. Ky studim-libër nuk është vetëm përshkrues dhe analizues i ngjarjeve historike, ashtu si në përgjithësi janë shkrimet historike por në brendësi të tij do vërtetohen disa teza si: Trojanët dhe Akejtë ishin të një origjine të përbashkët Pellazgo-Ilire. Shkaku i luftës së Trojës, nuk ishte rrëmbimi i Helenës por ishte bastisja e Trojës nga Herkuli dhe Argonautët, të cilët vranë mbretin e Trojës Laomedonin, me një pjesë të fëmijëve të tij. Lufta e Akejve ishte një luftë ashtu si dhe Akili e shpreh për sundimin e botës së asaj kohe por edhe për të plaçkitur një vend shumë të pasur siç ishte Troja. Ishte tradhtia e brendshme e Trojanëve që solli marrëveshjen me Akejtë por ishte pabesia e Akejëve dhe e disa krerëve të Trojës që solli fitoren dhe kjo pabesi u shoqërua me një masakër çnjerëzore mbi Trojanët. Libri i Prof.as.dr. Elena Kocaqit ka gjithsejt 600 citime shkencore të autorëve antikë. Historia flet nëse dimë ta shkruajmë.

Libri „Lufta e Trojës–Luftë Pellazgo Ilire“ i studiueses, shkrimtares dhe historianes me famë botërore, Prof. as. dr. Elena Kocaqit çmonton përfundimisht e përgjithmonë Historinë e falsifikuar Greke të Athinës së Zezë, ndaj lashtësisë sonë, Pellazgo Shqiptare. Elena Kocaqi deri më tash ka botuar 7 libra. Libri „Lufta e Trojës- Luftë Pellazgo Ilire“ që doli nga shtypi në fillim të këtij muaji është libri i 8-të i Elenës, dhe po vlersohet Kryevepër e Historisë Shqiptare për Antikën, dhe për Historinë Botërore. Vlerat e librit të Prof. as. dr. Elena Kocaqit qëndrojnë tek saktësia e përmbajtjes, tek talenti i saj për studimet historike, tek gjuha e veçantë e shpjegimit historik të ngjarjes. Libri „Lufta e Trojës- Luftë Pellazgo Ilire“ së shpejti do botohet në anglisht, gjermanisht, Italisht, Frengjisht dhe Spanjisht.

Akademia Kulturore dhe Morale e Shqiptarëve në Evropë, me qendër në Dortmund, me datën 9 dhjetor, 2018, bën Promovimin e librit të Prof. as. dr. Elena Kocaqit në Dortmund të Gjermanisë. Gjithsecili që da ta shijoj këtë libër Kryevepër të Historisë Shqiptare, duhet ta lexoj librin. Libri „Lufta e Trojës-Luftë Pellazgo Ilire ka 250 faqe tekst. Ky libër i Prof. as. dr . Elena Kocaqit është një homazh i shkëlqyer për stërgjyshërit tanë pellazgë të mohuar! Pra, që të na sjellë në jetë këtë mrekulli shkrimore historike, librin „Lufta e Trojës- Luftë Pellazgo Ilire“, u desh të lind stërmbesa pellazgo- ilire, Prof. as. dr. Elena Kocaqi. Elena, urime libri!

Atdhe GeciNëntor, 2018, Dortmund