ARROGANTI BEHGJET PACOLLI!

1
479

Binak Maxharraj

Lakmija për pushtet e shtyri Behgjet Pacollin të ikë nga Koalicioni me LDK-në i cili vetem me dy deputet kaloj ne PANA. Aty ai e nisi pazarin. Vetem me dy deputetë, ai mori katër ministri, njeren nga me te redesishme Ministrinë e puneve te jashtme, vendin e z/Kryeministër dhe te Ministrit për punë te jashtme i mori për vehte.

Behgjet Pacolli ndonëse nje bisnismën i suksesshem, ënde qe disa vite nuk është t’u e kuptu së nuk po i shkonë politike sepse ajo po tregohet”mollë” e ndalueme për te. Në te gjitha zgjedhjet nuk merr vota as sa për te kalu pragun, por bahet paterica i disa Partive në pushtet.

Së nuk është për politikë por as për diplomaci e tregoi puna e tij si z/Kryedministri dhe Ministri për punet e jashtme. Ministria e punëve te jashtme apo Diplomacia është një ndër resoret më te deshtuar, se bashku me ate te drejtesisë ne Qevernin Harajdinaj. Thjeshte Behgjet Pacolli është një njeri jo i duhur për diplomaci. Thjeshtë ai nuk merre aspak veshe në diplomaci. Ambasadat tona janë sa për sy e faqe te mbushura jo me diplomatë te vertetë por më militant te partive politike qe s’marrin vesh ne dipëomaci.

Bëjnë skandale, nuk i mbrojnë sa duhet interesat e shtetit siq u pa edhe këto ditë me rastin e aplikimit të Kosoves në Interpol, ka votaun shume shtete qe na kane njohtë sepse ambasadoret ne ato vende nuk ishin aktiv. Ka shumë vende qe na kanë njoftë por qe nuk janë të mbulueme më diplomat.

Por edhe vete shefi i diplomacis Bahgjet Pacolli nuk është me i mirë. Ky nuk lobon sa duhet për interesat e Kosovës, banë skandale nepër botë, siku ishte ajo ne Asmablen e Kombeve te bashkuara ne te cilën ia qiti faqen e zez Kosovës. Eshtë njeri jokorret,i pa ndërgjegjeshëm, i pa diciplinuar, arrogant.

Debaklin më te madhë e mori me rastin e aplikimit te Kosovës ne Interpol. Derisa ai bante dreka e darka me qeveritaret,kolegu i tij Ivica Daçiq nuk flente ne shtepin e vetë por sillej nepër bote duke lobuar qe ta Pengojë Kosovën te hyje në Interpol, lobonte edhe për ç’njohjet e Kosovës nga ato shtete qe e kanë njohtë qe arrijti ti bajë 10 sosh. Ndresa Behgjet Pacolli i vetëkënaqur ato i quante rrena te Serbise pa arrijtë ta prezentojë asnje dokumet para publikut.

Për te gjitha këto skanadale te z/Kryeministrit dhe Ministrit te vetëkënaqur Behgjet Pacolli opozita u detyru te thjrras një Seancë të jashtzakonshme të Parlamenit te Kosovës ne te cilën do te shqyrtohet puna e keqe e Diplomacisë. Ajo u mbajtë dje e cila zgjati nja shtatë ore, u shprezen ne punën e keqe te diplomacia, por pa prezencen e vete Ministrit Behgjet Pacolli. Ai e tregoi edhe një hereë arogancën e tij dhe nuk erdhi në seancë pa kurrfare aresyetimi, kishte ikë diku jashtë shtetit qe askush nuk dinte se ku është, ku ka shku, bile as Kryministri nuk dinte gja për te. Ndoshta është tutë te ballafaqohet me deputet për përformancën e tij te dobet ne diplomaci.

Kjo është arroganca e pafalshme e tij. Më te duhet te merret vete Kryeministri Ramush Harajdinaj qe ta shkarkojë menjëherë nga pozita e Ministrit te jashtëm. Kjo ishte edhe kerkesa e deputetve.

1 KOMENT

  1. Binak,

    Pacolli eshte arogant dhe rrenci me i madh ne polotiken e Kosoves… por shtetet qe votuan kunder Kosoves, nuk votuan kunder si rezultat i polotikes se dobet te Kosoves… dhe as si rezultat i politikes se mire te Serbise konform shtetev qe votuan kunder Kosoves… por keto shtete kryesisht primitive dhe pa demokraci, votuan kunder Kosoves sepse e urrejne lirine, sepse e urrejne AMERIKEN SI PROMOTORI KRYESOR I PAVARESISE DHE LIRISE SE KOSOVES.

    Ne duhet te mburremi qe per Kosoven votuan shtetet demokratike dhe duhet te jemi edhe me krenarë, qe shtetet shtazarake jodemokratike votuan kunder Kosoves… e sa per Pacolla edhe zdrala te ngjajshem, KOSOVA do te ishte e banuar vetem me shkavella… sepse AMERIKA E BERI DONACION LIRINE DHE PAVARESINE EDHE PER LAHPERA PACOLLIK.

Komentet janë mbyllur.