Gjon Keka
Gjergj Kastrioti Skënderbeu si nje hero dhe lider i madh i Arbërisë është i rrënjosur thellë në ndërgjegjen e kombit tonë. Ngase shihet më së miri nga kjo, sepse ai jo vetëm jetonte në zemrat, mendjet e këngët e popullit arbëror, por edhe tek arbëreshët. Emri i tij ishte më i gjallë dhe më i dashur edhe tek arbëreshët të cilët edhe sot mbajnë Gjergj Kastriotin si prijësin e tyre shpirtëror e kombëtar pa e …harruar traditën e kulturën arbërore.
Vepra e poetit të madh Jeronim De Rada „ Skënderbeu i pafan„ botim i vitit 1872 (një kopje të së cilës e mbaj në arkivin tim personal), tregon lidhjen pranishmërinë e emrit dhe veprave të Gjergj Kastriotit Skënderbeut ndër arbnesh dhe në tërë popullin arbëror. Në këtë vepër ai jep pasqyrën e plotë të historisë së jetës dhe veprave të Skënderbeut, aty nuk mungon as kronologjia e ngjarjeve, dhe shpirti fisnik e i madh i Gjergj Kastriotit dhe vetë arbërorëve, shpirt ky që nuk duron skllavëri, shpirt ky që nga lashtësia kishte dhe jeton edhe sot me idealin e liriësë së plotë shpirtërore dhe fizike etj.
De Rada pati ndikim të madh si një poet jo vetëm tek arbëreshët, por edhe tek i gjithë populli shqiptar, veprat e tij sikur kjo për Gjergj Kastriotin ishin dhe u bënë vepra të dashura popullore që nga shpallja e pavarësisë së Shqipërisë e deri më sot. De Rada një pjesë të madhe të jetës së tij ia kushtoj Gjergj Kastriotit dhe kjo ngase emri i tij ishte frymëzim për të sikur edhe për shumë poet e shkrimtar tjerë në përgjithësi. [Gjon Keka]