Arben Çokaj
Kur Rusia e Jelcinit i kërkoi Amerikës para borxh, ata i thanë: “fol me kancelarin Kohl”.
Gjermania Federale kishte para, por Rusia nuk e lejonte të bashkohej me Gjermaninë Lindore. Kështu që Rusia mori ndihmën ekonomike nga Gjermania dhe e lejoi bashkimin e Gjermanisë.
Tani sa milion marka i ka dhënë Kohl Rusisë nuk e di. Por e di se minimalisht 400-500 milion Euro të Kosovës, që kalojnë çdo vit në Serbi, janë para e madhe!
Prandaj edhe taksa 100% “Rambo” ndaj Serbisë, e mallrave serbe, është një kusht i fortë, që qeveria e Kosovës i ka vënë Serbisë, për të kushtëzuar njohjen e shtetit të Kosovës nga Serbia!
Le të shpresojnë se Kosova nuk tërhiqet dhe taksa “Rambo” të japë efektin e duhur, psikologjik dhe ekonomik. Unë vlerësoj se kjo mënyrë e të vepruarit nga qeveria e Kosovës është me ia vu “vijën te thana” serbëve!