SI MUND TË SHMANGEN KONFLIKTET ME LEGALIZIMET?

0
472

Arben Çokaj

IDEJA ËSHTË, LEGALIZOHEN TË GJITHA OBJEKTET, SUPOZOJMË PËR 3-6 MUAJ. MBLIDHEN PARA. ME ATO PARA RRËZOHEN DHE DËMSHPËRBLEHEN ATO OBJEKTE, QË JANË PROBLEMATIKE. KËSHTU MBET EDHE NJË SHUMË E MADHE PARASHË NË KASËN E SHTETIT.

Pas ngjarjeve në Astir, ku shumë banorë protestojnë kundër Unazës së re, deri edhe në konflikte të përgjakshme me policinë, duhet të ndryshohet ligji për legalizimet, në mënyrë që të shmangen konflikte të këtij lloji dhe kasa e shtetit të mbushet me para.

Shteti merr para për legalizimet, nga të gjithë, dhe me ato para, jo me taksat publike, shteti dëmshpëblen ndërtesat që duhen rrëzuar dhe i rrëzon pa konflikte e humbje të mëdha socile. Rregullon kështu territorin me plane urbanistike, rrëzon ato ndërtesa që nuk duhen të jenë, duke i dëmshpërblyer ato dhe lë ato ndërtesa që mund të rrinë.

Prandaj:

1. Duhet që legalizimet të mos bëhen falas.
2. Duhet që obkjektet të legalizohen të gjitha, brenda një afati të caktuar dhe pavarësisht ku ndodhen, kundrejt një pagese 2-3% më të shtrenjtë, se objektet që ndërtohen normalisht, sipas ligjit.
3. Duhet që ndërtesat që ndodhen në vendet problematike të legalizohen, të dëmshpërblehen dhe të rrëzohen!
4. Të mos lejohen më ndërtime pa leje, pa i plotësuar kushtet e kërkuara për ndërtim.
5. Të rrëzohet çdo ndërtim a shtyllë pa leje, që rrezikon jetën e qytetarëve dhe shëmton ambientin publik.

Vetëm kështu do i kemi të gjitha palët e kënaqura, dhe shteti mbledh para, e njerëzit që e duan legalizimin, brenda një kohë të shkurtër mund ta marrin atë, kundrejt pagesës së caktuar, pa pasur nevojë t’i fusin para nën dorë drejtorit të legalizimeve… Kush nuk paguan brenda afatit të caktuar, ndërtesa mund t’i konfiskohet!