Nëse vrapojmë pas këtij estabilishmenti politik të “sëmurë”, jemi duke vrapuar kah “vdekja” jonë?!

0
1383
Vëllai i Hashimit, Erdogani, falen

Koment

Nga Skënder MULLIQI

Pushtetet të cilat u ndërruan gjatë këtyre viteve mund të krenohen për punë të mbrapshta që po i lën varg e vi mbrapa. Gjithmonë e kam parasysh së nuk bëjë fjalë për njerëzit, por më intersojnë rezultatet apo dështimet e tyre. Dhe, finalja e punës së tyre është deligjitimimi i shumë vlerave shoqërore. Këta as nuk marrin vesh dhe as nuk dëshiriojnë të marrin vesh së në cilin sistem shoqëror janë. Shumë prej tyre kan ardhur më qëllime të caktuara, për ta marr pushtetin dhe për tu pasuruar deri sa tu dalë dikush e tu thotë mjaftë u bë. Për dështime nuk po kan dert.

Nese vrapojmë pas këtij estabilishmenti politik të “sëmurë”, jemi duke vrapuar kah “vdekja” jonë. Edhe opozita nese dëshiron të fuqizohet do të duhet ta heqë lakmin për pushtet. Qytetarët ende nuk po i besojnë shumë kësaj Opozite që Kosovën do të bëj një shtet ku sundon rendi dhe ligji. Përqarjet e fundit të Opozitës e kanë dobësuar shumë frontin e përbashkët .Unë mendoj së sikur do ta kishin një parti politike të fortë intelektualësh, kjo nomenklaturë politike dhe ky pushtet do të na hiqeshin qafe.

Kosova nuk do të këtë shpëtim pa një opozitë të fortë. Të bëhët diferencimi i qartë midis pushtetit dhe shtetit dhe dashurisë të sinqertë për kombin. Me parë edhe opozita do të duhej të bën një reformim të mbredshem duke i larguar të gjithë ata të cilët kan rënë në një formë ase tjeter ndesh me ligjin. Mjaftë është kaleruar Kosova në emer të do farë patriotizmash. Kjo gjë tas hmë është lakuriqësuar së cilët janë patriotet e vërtetë dhe cilët janë ata që në emer të patriotizmit e kan keqpërdorë më të madhe pozitën shoqërore. Në atë vend ku lulëzon krimi, korrupcioni dhe kemi edhe vrasje për motive politike, pak mund të lavderohemi për patriotizëm dhe dashuri ndaj kombit dhe ndaj atdheut.

Në atë shtet ku kemi largim masovik nga pa përspektiva për të jetuar më së paku i thonë patriotizëm. Në atë shtet kur keqbëresit proklamohen si patriotë, përspektiva e atij shteti dhe kombi është e ërresuar. Përsionalitet politike kontradiktore nuk mund të quhen patriotë të këtij vendi. Kjo kastë politike është duke u shërby edhe më metodën” përqajë pastaj sundo”. Qëllimisht po bëhën ndasitë mbi bazat krahinore, ndasitë patriotw dhe tradhëtar për ta zhvendosur kështu vëmendjën nga problemet e natyrës ekonomike dhe nga problemet e natyrës politike.

Ky pushtet e ka humbur legjitimitetin dhe oponentet e saj ishte dashur të ndëshkohen nga elektorati. Plaçkitësit dhe keqpërdoruesit e pozitës shoqërore do të duhaj të nxirrën jashtë lojës politike. Mashtrimet karshi elektoratit dhe të ardhmës tonë duhet të përfundojnë. Edhe slloganit politik të zgjedhim të keqën më të vogël do të ishte e keqe tjeter për Kosovën dhe qytetarët e saj. Këta që na krijojnw ”banana republikën”, nuk i duhen këtij vendi. Nuk na duhet asgjë zgjedhja ndërmjet dy të këqijave.

Ekziston varianti i tretë që të zgjedhim ata të cilët vërtetë e meritojnë ta marrin timonin e këtij shteti. Të zgjedhim ata njerëz të përgjegjshem para popullit dhe para Zotit. Të zgjedhim njerëzit të cilët din dhe dëshirojnë të punojnë për të mirën e këtij vendi. Neve të gjithëve na ka mbetur që mos ti pranojmë mashtrimet të cilat na u servuan krejt pas luftës nga kjo kastë politike. Njerëzit më dosje kriminale nuk e kan vendin në pushtet. Tranzicioni nuk është rrugë njëkahëshe dhe nuk është kalimi i pasurisë shtetërore në xhepat private…