KE MUND TE PYES ?

0
1153
Ndoc Selimi

Shkruar nga Ndoc Selimi.
……………………………….
Nje fotoreporter me kombesi italiane donte te bente nje kronike disi te zgjeruar per rezultate e arritura ne Shqiperi keto vitet e fundit, pasi flitej per rezultate te paimagjinushme ne te gjithe sektoret e vendit. Miku im Ugo vendosi te fillonte nga njerezit e thjeshte. Ne dyert e bashkise se Tiranes ndaloi para nje pastrusje qe po lante xhamat.

– Ju lutem sinjora a mund te thoni per rezultatet qe ka arrite vendi juaj ne keto vitet e fundit dhe ne veçanti ju personalisht?. Pastrusja uli shtupen ne kove dhe filloi: – Ne saj te vijes se drejte qe ka ndjeke partia jone kemi rezultate te mira. Kronisti e nderpreu dhe e pyeti perseri. – Te lutem konkretisht ju si ndiheni. – Marshalla mire – iu pergjigj punetorja. Po ja kisha dy fshesa e tani vetem nje, por e kam te re ama. E pa kronisti se nuk kishte brum ne kete magje dhe filloi te kerkonte dike qe mund ti lidh dy llafe. Perballe po vinte nje mbi 120 kilesh dhe i veshur bos me nje telefon te fjales fundit dhe kronisti e ndaloi gjithe forme. – Te lutem per kroniken tone dy llafe, ç’rezultate te dukeshme ka arrite vendi juaj ne keta vitet e fundit? Kalimtari u ndalua mori fryme thelle dhe sikur po hynte ne nje labirinth te panjohur u pergjigj:

– Ike e mos na rruej trapin o breshkaxhi. Shko e pyet ata lart – dhe u largua me hapin e qetesine e meparshme. Fotorreporteri e pa qe nuk kishte gje ne vije me keta jashte e vendosi te hyje ne nje dikaster dhe trokiti ne zyren e pare. Zyrtari me kollare dhe i veshur shik u ngrit gjithe respekt dhe pas pershendetjes u be direkt pyetja se ç’rezultate kishte arrite vendi ne keto vitet e fundit dhe a u mbajten gjithe ata premtime qe u thane ne fillim.

– Po ja po punojme dhe rezultate ka plot si psh po luftojme korupsionin, pastaj kemi bere si me thane gjera plot te mira e populli po na ndjek mbrapa i gezuar. Angazhimet e marra ne fillim po i bejme realitet. Kemi bere si me thane shume shume hapa perpara dhe po vazhdojme …

– Konkretisht – e nderpreu gazetari. – Per konkretisht pyet ata me lart, jane te partise tjeter dhe ca gjera i dine me mire. Mblodhi rraqet dhe u nis direkt te zyra me e rendesishme. Trokiti dhe dera iu hap. Nje zonje e bukur, por me shume e lyer e me rroba qe mund te perdoren ne nje mbremje me fisnike u shfaq perpara. Gjithe xhentilence mundi te krijonte nje ambjent te qete per musafirin.

– Zonje diçka per arritjet e vendit tuej ne keto vitet e fundit?
– Arritjet?. Po shume, bile shume shume. Shikoi majtas e djathtas dhe direkt kapi telefonin. – Alo shef! kam ketu nje fotoreporter te huaj dhe po me pyet per rezultatet e vendit tone. – Si, si the shef? Po kur. Uli telefonin. – Me falni – tha ajo – duhet te presish se shefi im do te pyes ma lart.

Ugo, nje emer tani ma i vjetruar ne Itali, nxori nje harte e filloi te kalonte kohen. Nderkohe zyrtarja e tipit parade – mode bente sikur po numronte diçka mbi letra e me shume shikonte korospondentin. Se fundi u hap dera dhe brenda hyri shefi i telefonit te meparshem me nje tufe letrash ne dore. U pershendet me musafirin dhe mbas pyetjes se perhershme te gazetarit mbi rezultatet dhe luften kunder korupsionit ne Shqiperi, shefi i letrave filloi te cpalose nje nga nje te gjitha fletet, por mesa dukej nuk po e gjente pikerisht ate qe i duhej dhe duke i kerkuar falje njeriut te huaj i tha se mund te vinte nji here tjeter dhe te flasim gjeresisht mbi rezultatet e vendit tone dhe rritjet qe po perjeton ky vend.

Korospondenti i falenderoi per kohen qe kishin humbur dhe duke i pershendetur doli perjashta. Ishte ora 10.30. Nje dite pune per punetoret dhe nje dite mesimi per nxenesit. Trotuaret plot me te rinje, baret te tejmbushur me krahun e lire te punes dhe ndalon te nje kend shitje gazetash. Artikuj dhe kryeartikuj bombastike qe gjithesesi ishin pasqyra ekonomike dhe politike e vendit. Nder te tjera lexon:

“Rritet niveli i papunesise ne shkalle vendi” “Detyrohet te shese trupin per te rritur femijet”, “Arrestohet nje fshatar se kishte mbuluar shtepine pa leje”; ” Kriminele ne parlament”, ” Gjygjetare qe marrin rushfet”, “Rrahen e keqtrajtohen femijet jetime”. “Vidhen fondet e bashkive” “Spitalet shqiptare – nje sketerr i vertete”…etj si keta. Gazetari Ugo ngarkoi çanten ne shpine dhe u nis te biletaria e transportit ajrore per te mos humbur avionin e ores 18.