ISH-AMBASADORI I HOLANDËS REAGON KUNDËR KËRKESAVE TË BE-SË PËR TËRHEQJEN E TAKSËS

1
455

Ish-ambasadori i Mbretërisë së Holandës në Kosovë, Robert Bosch ka reaguar ndaj deklaratës së Bashkimit Evropian pasi kërkoi që Kosova të heq vendosjen e taksës doganore për 100 për qind për mallrat serbe.

Bosch ka thënë se Bashkimi Evropian nuk reagon kurrë ndaj Serbisë, edhe kur këta të fundit shkelin marrëveshjen.

Kjo ishte e fortë, por ku është reagimi i BE-së ndaj Serbisë për shkëputjen e marrëveshjes 12 pikëshe mbi normalizimin e marrëdhënieve, e cila thotë se të dyja vendet nuk duhet të pengojnë njëra-tjetrën në rrugën drejt BE-së, gjë që Serbia e bën gjatë gjithë kohës me Kosovën. Të mos e përmendim deklaratën e egër të Daçiqit për vendet që votuan për Kosovën”, ka shkruar Bosch në rrjeti social Facebook.

Ai ka theksuar se BE nuk harron të flasë për Asociacionin e komunave serbe por harron t’ia kujtoj Serbisë përgjegjësitë e tyre.

Me veprimet e tyre ata po e përbëjnë procesin e ‘normalizimit të marrëdhënie’ objekt tallje”, ka përfunduar Bosch.

1 KOMENT

  1. I lumtë ish-ambasadorit të Mbretërisë së Holandës në Kosovë, z. Robert Bosch!

    Nuk duhet shumë, kur do të jesh i drejtë. Përse të tjerët po harrojnë? A Kosova ishte që shkaktoi luftërat në ish Jugosllavi?

    Nuk ka çka t’i shtohet kësaj që shkruan ish ambasadori i Holandës, por të marrin shembull në të të tjerët, sidomos Hahni, Kocijançiq e Mogerini.

Komentet janë mbyllur.