Nikita Preka, në Miss World 2018, shqiptarja me origjinë nga Selca

0
1933

21 nëntor 2018

Votoni edhe ju për Nikitën!

https://missworld.com/#/contestants

Duhet të regjistroheni në web faqen e Miss World, pastaj të votoni…

Keto dite disa media shqiptare po informojne per shqiptaren me origjine nga Selca e Kelmendit, Malësi e Madhe, Nikita Preka. Jemi mesuar te degjojme per pak vajza qe bukurine ta kene pertej limiteve fizike. Duke ndjekur fotot e vajzave te tjera nga bota konkurente ne Miss World 2018, Nikita duket qartazi nje kandidate potenciale per ti sjelle Shqiperise imazh te kuruar. Ajo ka bere nje prezantim mjaft te ngrohte per kete konkurs, duke vene ne plan te pare edukimin qe ka marre nga familja, per suksesin, e mesa duket do ta zhvilloje atje me nje projekt konkret per edukimin ne bashkpunim me organizata të ndryshme.

Mesa duket Nikita vazhdimisht paska qene nje vajze qe nuk e ka ndare ne asnje moment rrugetimin e bukurise nga dashuria per Dijen dhe Humanizmin. E per kete kemi prova konkrete!!!! Nje vajze e njohur ne jeten publike ne Shqiperi, Nertila Haxhia – aktiviste e te drejtave te Njeriut dhe kantautore e kauzave sociale, ka rrefyer sekrete te medha te adoleshences se Nikites, duke i dedikuar statuse me kujtime.

Veç pjeses se sfidave per nje vajze te bukur ne nje qytet te vogel, Nertila Haxhia, e njohur ne art si Lissus Tilka, dikur moderatore ne Lezha TV, ka treguar se akoma pa marre pjese ne konkurse bukurie, Nikita merrte pjese ne aktivitete te tjera sociale, ne mediat lokale te vendlindjes, ku Nertila ishte intervistuesja e saj, e Nikita ne moshen 14 vjece kish fituar vemendjen e publikut lokal per zgjuarsine e saj ne moshe aq te vogel.

Madje Nertila merrte komplimenta ne zone per te ftuaren e saj Nikiten, qe kish çuditur publikun me pergatitjet e saj per debatet mbi librat. Pra Nikita nuk paska shkuar ne Miss Bota rastesisht e as vetem nga bukuria e jashtme, por nga shpirti, pergatitja e profesionalizmi. E projektin qe paska paraqitur ne Miss World 2018, e paska menduar qe 14 vjeçe, kur s’ka patur asnje lidhje me skenat e Miss-it!

Shikoni videon e prezantimit të saj në FB:
https://www.facebook.com/250726585600139/videos/1968971906520531/UzpfSTEwMDAwOTY3NzE5MjMyNDozMDYwNjExMjk0OTk0MTQ6MTA6MDoxNTQzNjUxMTk5Oi02NTMxNDMzNDM0MjU4NjkxMTMz/

Nikita paska patur plane te medha qe e vogel per Dijen dhe Humanizmin. Miss Boten mesa duket e sheh si mundesine per te realizuar endrrat e saj te dikurshme, per te cilat ka punuar duke studiuar ne Shqiperi e Britani. Ne faqen e Nertiles, gjeni me te drejte thirrje qe t’i bejme sa me shume follow, add e share profilit te Nikites, per t’i dhene mbeshtetjen e duhur asaj, kauzave te saj, ta votojne e qe rrjedhimisht Shqiperia e shqiptaret kudo qe te ndodhen në botë, Nikita te marrin mbeshtetje e vemendje nderkombetare pozitive.

Arben Çokaj, koment në FB: Kjo bjondia po më duket më e bukur, suksese! 🙂

Madje nuk ka mjaftuar kaq per krenarine e Lissusit, saqe ka vendosur qe Nikita te jete imazhi i bukur i Festave te Nentorit me flamurin shqiptar, ne faqen e saj me mijera ndjekes. Urojme qe shume shqiptare te jene dinjitoz dhe krenarë per flamurin si Lissus Tilka, e ta tregojne keto dite me mbeshtetje per Nikita Preka ne Miss Bota 2018.

Duhet shtuar këtu se, Nikita Preka nuk është e vetmja vajzë bukur dhe e zgjuar në familjen Preka. Kushërira e saj, Elena Preka, një vajzë e talentuar dhe shumë e zgjuar, që shkruan edhe poezi mjaft të bukura, pati fitur edhe kompeticionin Miss Bjeshka 2015l, por detyrimet e saj familjare nuk ia dhanë mundësinë që të shkonte më tej.