NË PRAG TË FESTËS SË 28 NËNTORIT- NË DORENAZ (VS)
Shkruan Rrahman Hyseni – Martigny (VS)
Ky manifestim përkon me vitin Jubilar, 500 vjetorin e vdekjes së Kryeherojt Kombëtar ishpallur si viti, të madhit, Hyjnorit Gjergj Kastrioti-Skenderbeu, atëherë Festa merr shkëlqim që ndriçon zemrat e çdo Shqiptari të çdo moshe.
Nëna Tereze thoshte:
“Të varfrit na japin shumë më tepër nga sa u japim ne atyre. Ata janë kaq të fortë, jetojnë çdo ditë pa ushqim e nuk mallkojnë kurrë, nuk ankohen. S’kemi nevojë të tregojmë mëshirë apo simpati për ta. Kemi kaq shumë për të mësuar prej tyre.”
Ju faleminderit shumë për praninë tuaj.
Në veçanti themeluesitë e “Fondit Humanitar Medvegja”.
Përshëndetje e respekt për të gjithë ju të pranishmit, dashamirës të fjalës së artit! Ju dëshiroj mirëseardhje në këtë promovim të kësaj monografie me vlera historike dhe kombëtare!
Me prezencën tuaj, ju sot nderuat punën e njerëzve të vullnetit të mirë, artin, mërgatën shqiptare nga trevat e Medvegjës e që kjo është nderim i madh për ne që jemi të kësaj treve.
Punuam dy vite së bashku me këta protagonistë e kësaj Monografie që vënë në pah detaje të shumta. Këta ishin dëshmitarë të së kalurës sepse punuan në kushte jo të lehta, jo të sigurta dhe në kohërat më të vështira, siç janë protagonistët e kësaj monografie:
Diaspora e Medvegjës:
Z. Selim Emini, Sahit Hyseni, Ismet Selmani, Osman Sadiku, Jetullah Hajdari, Zenullah Namani, Asllan Ismajli, Ali Mehmeti, Nebi Hyseni, Kadri Ferati, Fadil Selmani… dhe shumë e shumë të tjerë.
Duhet ta them sinqerisht se nuk e patëm lehtë asnjëri.
Duke njohur me vlerën e të qenit human, konceptuar rrënjësisht varfërin dhe nevojën për të pasur në njërën anë dhe mundësin, dëshirën e vullnetin në anën tjetër për të dhuruar, zgjatet dora e dhënies për të ndihmuar njerëzit që ishin të varfër.
Ishin po këto gra e burra që u shpërngulën në dhe të huaj për një jetë më të mirë. Për të mëkëmbër vendëlindjen e tyre që i ishte gjunjëzuar varfërisë të skajshme; për të njomur kafshatën e mykur në sofrën e zbrazur dhe t’i ushqejnë të tjerët si një bletë punëtore që gjesdis anekënd për nektar, dhe në fund kthehet te të vegjlit për t’ ua sjellë.
Eh, varfëria qe me të vërtetë një uragan që i hodhi matanë kufijve, por që gjurmët gjithmonë ua la në vendlindje.
Gjysmën e zemrës ua la në vendlindje, aty ku ndjenin dashuri, mall dhe ditët e gëzimit. Aty ku ra në duart e para si foshnjë, ku bëri të qeshurat dhe të qarat e para, ku mori përqafimin e parë, aty ku filloi të thrrasë”nënë”, të rritet, e të shkollohet dhe ku kalon pjesën më të mirë të jetës.
Kujtimet rinore e përcjellin në çdo cep të vendlindjes
Këta njerëz të vullnetit të mirë, të bashkuar krijuan një “pasuri”, ku përmes dokumentesh e shkrimesh, vërehet se bënë shumë për dekada me radhë për paqe dhe humanizëm.
Iniciatorë dhe nismëtarë për krijimin e rrjetit të bamirësisë që do ti gjeni në librin:
“Mërgata Shqiptare e Medvegjës”.
Përse migruan shqiptarët?
Po kush ishin këta njerëz që dhanë?
Ç’ngeli për Shqiptarët e Medvegjës më tutje, ishte azili.
Shqiptarët në Zvicër gjatë viteve!
Historia dhe kultura e shqiptarëve në Medvegjë ndër shekuj!
Shqiptarët në ish-jugosllavi, veçanërisht në Medvegjë gjatë Historisë.
Fillimi i organizimit politik.
Grupi i parë i organiziar i medvegjasve…
Komisioni për organizimin e Fondit Humanitar.
Themelimi i Shoqatës së pavarur Humanitare “Nëna Terezë”.
Aksioni i parë si Shoqatë Humanitare.
(Post Mortum)për antarët e shoqatës.
Tabela gjithë ata që përkrahën shoqatën.
Mbledhjet dhe kryesia.
Lista e kontribusve dhe kontributi nga Shoqata SHPH, 1988-2002
Dhe në fund i falenderoj bashkëpuntorët:
Redaktorë: Prend Buzhala, Xhemaledin Salihu, Zymer Mehani, Milazim Bajraj,
Recensentë: Mevlyde Mezini Saraçi, Lulzim Hajdari, Milazim Kadriu
Lektor: Sabit Jaha, Korrektore, Mirsada Krasniqi, Thyerja teknike: Endrit Aliu
Shtëpia Botuese: SAS-Prishtinë, Shtypshkronjai Graphical HausePrishtinë.
Dërgoi për publikim, Milazim Kadriu, gazetar