Edi Rama i ndaloi kazinotë në Shqipëri

0
442

Në vend të lajmit

Kryeministri shqiptar Edi Rama me një ligj të veçantë qeveritar i ndaloi kazinotë në Shqipëri. Ky është një lajm i mirë për ndalimin e lojës së bixhozit, që, sipas fjalës së Edi Rama, në Shqipëri kanë kaluar në duart e disa personave mbi 500-700 milionë euro dhe e tërë kjo e ka dëmtuar shumë buxhetin e shqiptarëve dhe të rrjedhës ekonomike në vendin tonë.

Tash e tutje, thotë Edi Rama, lekët do të kthehen në buxhetin e familjeve shqiptare dhe mjetet bruto të përmendura më lartë do të qarkullojnë në ekonominë e familjes dhe të shtetit shqiptar e jo nëpër xhepat e matrapazëve të “lojës së fatit”, që nëpër këto vite ka sjell veçse dëme të mëdha të shkatërrimit të buxhetit të familjes shqiptare.

Kështu në orën e fundit, qeveria shqiptare i doli në ballë skemës në kazinotë në Shqipëri, që e dëmtuan rrjedhën e buxhetit të shtetit shqiptar dhe tërë lekët e kësaj loje të kobshme në vend që të shkojnë për shpenzimet tjera të jetës për familjet shqiptare, ato u akorduan vetëm në duart e disa personave në Shqipëri, që përmes monopolit financiar të “lojës së fatit”, i bënë dëme të mëdha në varfërinë e familjeve shqiptare.

Tashti mjetet në shumën prej 700 milionë euro nuk do të mbesin në xhepat e matrapazëve në Shqipëri, por do të qarkullojnë natyrshëm në rrjedhën e standardit jetësor të familjes shqiptare dhe në forcimin e buxhetit të shtetit, thotë kryeministri shqiptar Edi Rama.

Çikago, 18 nëntor 2018


Skënder Karaçica
Executive Director

Albanian-American Association
of Intellectuals Businessmen and Activists

Phone: +1 (708) 983-5394 | Email: [email protected]