Gjergj Kastrioti në Poemën heroike të Krug von Nidda

0
733

Material i zbuluar nga studiuesi i Skënderbeut, Gjon Keka

Nga Gjon KEKA

Se emri i Gjergj Kastriotit Skënderbeut ka qenë i pranishëm tek shumë kombe të Europës, shihet nga vlerat që figura e tij përcjell në krijimet e shumë autorëve europian për të, sikur që është edhe Poema heroike në dhjetë këngë e Friedrich Krug von Nidda-s, e vitit 1823 (Skanderbeg: heroisches Gedicht in zehn Gesängen, Friedrich Krug von Nidda, 1823).

Autori në këtë Poemë, përveç se i kushton vargje figurës heroike të …Skënderbeut ai edhe në hyrje të librit i jep emrin e madh popullit të Gjergj Kastriotit duke e cilësuar si një popull të madh, që don lirinë dhe din si t’i përgjigjet armikut në orën e duhur, pra të shpëtimit të vetes si dhe të kurtheve të armiqëve. Poema fillon me Betejën në mes të Mbretit Gjon Kastrioti me pushtuesin otoman, negocimi për ta dorëzuar vendin pas pushtimit dhe kushtet që sulltani i vendos për marrjen peng të fëmijëve.

Më poshtë vijon me bluarjen e mendimit të babit të Gjergj Kastriotit. Gjon Kastrioti dhe Voisavës për kushtin e vendosur nga sulltani, i cili i kërkonte të gjithë fëmijët si peng.

Ai e përshkruan Vojsavën se si me lotë në sy nuk arrin të heq dorë nga fëmijët e saj duke i përqafuar e puthur për herë të fundit marrja e tyre. Dhe krejtë në fund rikthimi i Gjergj Kastriotit Skënderbeut dhe domethënia e Lirisë, shpëtimit dhe lufta e tij deri në fund të jetës si një triumfues i të gjitha betejave dhe hero i madh i vendit, pastaj raportet brenda dhe jashtë vendit etj.

Libri ka një vlerë të madhe e cila bënë pjesë në veprat e panumërta që i kushtohen kryearbërorit, heroit dhe vizionarit të kombit tonë arbëror europian Gjergj Kastriotit. [Gjon Keka]