Tentim-shantazhimet e Serbisë ndaj Faktorit Ndërkombëtar kundër Kosovës

0
398

Skender Jashari

Fillimisht Serbia sidomos që nga vitet 1870, vazhdimisht luan një lojë politike të asnjanësisë karshi përcaktimit të të qenit pro Perandorisë Osmane apo pro-Ruse. Fillet mund të gjenden që nga Aleanca e princave serbë me ata Osman në Betejën e Maricës më 1371. Pastaj me princin serb Brankoviqin, në Betejën e Kosovës, pasuar me marrëveshjen e majit 1453 të Sulltanit me Genadiusin( ku miletit ortodoks i jepej privilegj mbi të krishterët e Gadishullit Ilirik, e që bashkësundojnë ortodoksët sllav me Perandorinë Osmane, duke i shiku Shqipëtarët si të vetmit armiq që ishin të lidhur me Europën Perëndimore) etj.

Asnjëherë në histori Serbia, nuk ishte e orientuar drejt perëndimit.
Mirëpo pas viteve 1945, përmes Bashkimit Sovjetik, Jugosllavia e kryesuar nga Serbia, luajti po ashtu me të njejtën politikë- asaj të mos inkuadrimit në njërin bllok( edhe pse realisht ishte në Bllokun Sovjetik). Derisa gjatë viteve të luftërave në ish-jugosllavi, Serbia po ashtu luajti rrolin e njejtë, herë me Rusi e herë me Europë, derisa përpjekej që sidomos Shqipëtarët por edhe boshnjakët t’i hedhte në fundamentalizmin dhe terrorizmin islamik- prej të cilës pastaj dëshironte të përfitonte( sepse ashtu kishte arritur të përfitonte gjithë territorin e pushtuar Shqipëtar nga Sanxhaku i Nishit deri në Maqedoni-Iliridë dhe Kosovë e më gjerë). Të njejtën politikë përballë BE-së dhe Perëndimit si tërësi, është duke e luajtur edhe pas viteve të ish-regjimit të Millosheviqit. “Duan” integrimin në BE, por jo në NATO, derisa dihet mirë që nuk mund të ketë ndarje në këtë integrim, e për më shumë edhe me BE( Perëndim) edhe me Rusi.

Kjo politikë dhe orientim strategjik kombëtar i Serbisë, tashmë është dekonspiruar nga disa vende të Bashkimit Europian, e sidomos nga ato anglo-saksone( SHBA dhe Britania e Madhe).

Ditëve të fundit shihet një intenzitet i shtuar, në drejtim të tentim që Lista serbe dhe shteti serb të shantazhojë faktorin ndërkombëtar, për ta imponuar Republikën e Kosovës. Me sukses në disa raste ka arritur Serbia këtë ta bëjë, që ta shantazhoj faktorin ndërkombëtar( Europian). Personalisht pasi e kam përjetuar një ndjekje penalo-politike në rastin e Grupit të Dobrosinit, të porositur dhe shantazhuar nga Serbia ndaj Fraksionit politiko-kriminal të EULEX-it, kam trajtuar dhe studiuar më në detaje këtë taktikë diplomatike të Serbisë.

Derisa përcaktimi i Shqipëtarëve, pas viteve 1990, ishte tërësisht dhe këmbëngulësisht vetëm pro Amerikan dhe por Europian. Ky orientim i tillë nuk ishte shembull në vitet e mëparshme, p.sh: as Shqipëria në kohën e Zogut, në kohën e komunizmit, nuk ishte me orientim Euro-Amerikan! E njejta situatë ndodhi edhe me Shqipëtarët jasht shtetit Amë. Mirëpo intenziteti në orientimin drejt Amerikano-Europianizmit, u kuptu kur Çështja e Lirisë së Tokave Shqipëtare nga nacionalistët Shqipëtar u pa se mund të bëhet vetëm me orientim të tillë, e jo me orientim oriental-ruso-islamik, shkaku i këtij të fundit ishim copëtuar dhe robëruar nga Perandoria Osmane, Rusia, sllavët dhe grekët!

Nga ana tjetër Serbia e ka kuptuar mirë, që politikanët Shqipëtar e sidomos Kombi Shqipëtar, është rrënjësisht të lidhur me Amerikën( SHBA-në) dhe Europën, dhe më nuk ka gjasa edhe përkundër që shërbimet inteligjente serbe, vazhdimisht përdorin dy rrugët: krimin e organizuar dhe veprimtarinë operative agjenturore në drejtim të ripërcaktimit të orientimit të Shqipëtarëve. Përmes krimit të organizuar, vepron në një gamë tejet të gjerë, që nga kontrabanda në drejtim të Trojeve Shqipëtare e veçmas në drejtim të Kosovës( prej nga pastaj financon aktivitetet e Serbisë në dëm të Kosovës); me kontrabandim politik të armëve( shitjen e armëve përmes lidhjeve Shqipëtare a boshnjake, për terrorist islamik të cilët kryejnë akte terroriste në Europë, për t’ia ngarkuar përgjegjësinë Shqipëtarëve) etj!

Derisa bashkëveprojnë me agjenturat e saj, sidomos në riorientimin e Kombit Shqipëtar, që nga vitet 1990-1992 e këndej, përmes ndikimit fetar islamik, duke e predikuar islamin për Shqipëtarët si “Boko Haram”( Bota perëndimore është haram për islamin)-këtë më s’do ia arrijnë kurrë, për një fakt, ai Komb që ka ikur njëherë nga robëria, kurrë në robëri shpirtërore fetare( islamike) nuk ka rënë!
Këto ditët e fundit si Serbia e ashtu edhe Lista serbe e dirigjuar nga Serbia, tentojnë sërish të shantazhojnë Bashkimin Europian dhe sidomos Fraksionin politiko-kriminal të EULEX-it, që këta të ndikojnë në qeverinë e Republikës së Kosovës, që të tërheqet nga vendimet. Në këtë mënyrë Serbia tenton t’i kundërshton dy vendime më të mira të Kosovës( që nuk i përkasin Qeverisë së Kosovës, por tërë Kosovës), siç është:

1. Taksa prej 10% për produktet serbe; dhe
2. Formimi i Ushtirsë së Kosovës!

1. Taksa prej 10% për produktet serbe që eksportohen për në Kosovë, si masë reciprociteti, është mënyra më e sigurtë e ndërprerjes së invazionit të Serbisë. Sepse nga ky eksport i Serbisë, në vlerë mbi 400 milionësh në çdo vit, ajo arrinte që nga 100-150 milion euro, t’i kthente kundër Kosovës, duke financuar strukturat paralele, e mos të flasim më për donacionet për veprime agjenturore( si: përgatitje të dëshmitarëve kundër Luftës së UÇK-së, për ta bërë atë kriminale dhe terroriste islamike; për blerjen e hoxhallarëve dhe analistëve politikë, disa këngëtarëve, e medieve të ndryshme etj)!

Kjo masë reciprociteti do ia imponojë Serbisë që të ulë thuaja se % për % angazhimin e saj, kundër Republikës së Kosovës, e po ashtu do ndihmojë që edhe krimi i organizuar dhe kontrabanda e dirigjuar nga Serbia, kundër Kosovës, të bie në nivele tejet më të ulëta!
2. Formimi i Ushtrisë së Kosovës, si shtyllë ndër më simbolizueset për ekzistimin e një shteti, edhe pse u mbajt peng mjaft kohë të gjatë, sidomos me mënyrën e formimit( me ndryshime kushtetuese)! Tashmë përmes ligjit( edhe pse kjo mënyrë në fillim kundërshtohej sipërfaqësisht nga aleatët tonë). Format e tentim-zvarritjes si: largimi i dhunshëm a me porosi dhe pagesë nga Serbia të pjestarëve të pakicës etnike serbe nga FSK-ja, tek e fundit është në interes të Shtetit të Kosovës, për faktin që me ripranimin e kadetëve të tjerë të kësaj pakice, do shkëputet mundësia e ndikimit të Serbisë në këtë minoritet.

Kërcënimi i qeverisë së Serbisë që do tërhiqet nga dialogu me Republikën e Kosovës, nëse nuk hiqet taksa prej 10 % për produktet serbe, duke e treguar sesa është e rëndësishme për Serbinë që të ketë eksporte, kontrabandë në drejtim të Kosovës. Të njejtën gjë, me porosi të Serbisë, edhe Lista Serbe në Republikë të Kosovës, tenton të shantazhojë, faktorin ndërkombëtar sidomos Fraksionin politiko-kriminal të EULEX-it, që të ndikojnë në vendimmarrjen e Institucioneve të Republikës së Kosovës. Serbia deri më tash, pati sukses të ndikojë në Fraksionin politiko-kriminal të EULEX-it, në nivel të ulët, pra në ndjekjen e rasteve për krime lufte ndaj disa ish komandantëve të lartë të UÇK-së; ndjekjen e veteranëve të UÇPMB-së pra në rastin e Dobrosinit; në mos ndjekjen e disa Agjentëve islamik të Serbisë( dhe në lirimin e tyre); në lirimin e agjentëve serbë që prodhonin dëshmitarë falso për të dëshmu krimet e Shqipëtarëve në luftën e Kosovës; në lirimin e policëve serbë dhe në lirimin e kriminelëve ordinerë serbë.

Mirëfilli dihet që as vendosja e taksës prej 10% për produktet serbe, e cila është dashur të vendosej që nga viti 2000, e as formimi i Ushtrisë së Kosovës përmes ligjit, nuk janë thjeshtë veprime dhe vendime ekskluzive të Institucioneve të Republikës së Kosovës, për ato paraprakisht është marr leje nga SHBA dhe nga aleatët tonë Europian. Mirëpo Institucionet e Kosovës, mund që taksën prej 10% ndaj produkteve serbe dhe boshnjake, të mos e heqin, derisa të plotësohen kushtet që ka specifiku qeveria me rastin e vendosjes së kësaj mase.

Heqja e taksës prej 10 % për produktet serbe dhe boshnjake, pa u plotësu kushtet e specifikuara dhe ato që garantohen me CEFT-a, do nënkuptonte automatikisht nënshtrim para shantazhit të Serbisë dhe Listës serbe. Rreth kësaj çështje do duhej të gjitha partitë politike Shqipëtare në Kosovë, njëzëri të dalin, sidomos në mos heqjen e taksës prej 10% për produktet serbe dhe boshnjake, sepse formimi i Ushtrisë së Kosovës, tashmë është i pakthyeshëm dhe i pa rinegociueshëm. Institucionet relevante të Republikës së Kosovës, zbrastësinë e produkteve serbe në tregun e Kosovës, duhet sa më parë ta plotësojnë nga eksportet e vendeve tjera aleate dhe nga prodhimi vendorë, me qëllim që edhe në të ardhmen mos të ketë nivele të larta të produkteve të ardhura nga Serbia.

Më: 16.11.2018

Skender Jashari i burgosur politik nga EULEX, për rastet e sulmeve kundër policisë dhe xhandarmërisë së Serbisë në Dobrosin komuna e Bujanocit.
Master drejtimi juridiko-penal dhe studime joformale ushtarake.