SHTËPITË-SHKOLLË

0
566
Rrustem Atdhe Geci

fragment nga teksti i filmit tim dokumentar me të njëjtin titull. Regjisor, Populli!…

Në jetën e popujve të shquar e me histori të begatë, kujtesë të madhe të qytetërimit quajmë të tashmen 15 mijë vjeçare të gjuhës dhe të kulturës sonë.

Nuk ka më shqip se gjuha shqipe
Nuk ka më shqip se shkrimi saj
Nuk ka më shqip se iliro-pellazg
Nuk ka më shqip se sa Shqipëri…

Udha mbretërore e popullit tonë kaloi nëpër një qytetërim të stërlashtë, e të lashtë; pellazgo-iliro-shqiptar.
Në këtë udhë aspak të lehtë të atdheut tonë patëm çaste e momente nga më epiket, për të sotmen dhe të ardhmen.
Arsimi në Shtëpitë-Shkollë në vitet e okupacionit serbë ishte një krijim i mbijetesës, Mësues-Nxënës-Popull.

Në vitin 1992 Kosova po përgatitej të hynte në një fazë të re të rezistencës, nga demonstratat për në luftë çlirimtare. Rreth 30 mijë arsimtarë, dhe 520 mijë nxënës e studentë, të Kosovës, në të gjitha nivelet e arsimit shqip, u ndaluan të hyjnë në lokalet e shkollave të tyre, -pronësi e popullit të Kosovës. ). Zëri i popullit ishte më i fortë s´e tanket e armikut;

Jam fije bari i bimur n’këto troje,
jam gjuha shqipe e dheut amtar,
në zemër kam të dashurën Kosovë,
në shpirt e kam të lashtën Çamëri.

Mirëpo, populli është heroi i vetëm i vendit të vetë. Ai sa çelë e mbyllë sytë, hapi zemrën dhe shpirtin qytetar, dhe shtëpitë e tij i shndërroi në shkollë.

Kjo mrekulli kombëtare, dhe ky guxim qytetar i Kosovës Dardane për të mos u ndërpre, mësimnxënia, qe maja e një betimi për të ardhmen. Armiku s´ngopet kurrë me pushtim. Ai do të na quaj përherë të huaj në tokat tona. Ngjarjet e mëvonshme treguan se kur e vërteta është brenda popullit, fuqia e popullit është e pamposhtur.

Flamuri Kuq e Zi i lirisë dhe i shkronjave shqipe, ishte tregues, s´e Kosova për liri nuk fal. Dora grusht e Kosovës, i tregoi pushtuesit serbë s´e e tashmja mijë vjeçare e gjuhës shqipe në Kosovën Dardane, as s´vritet, dhe as s´thahet.

Populli i Kosovës aso kohe fjalën dorëzim nuk e kuptonte dhe as s´do ta kuptoj kurrë. Fjalët në libër janë të shenjta. Kosova Shqipëri është realitet historik, këtë realitet s´mund ta shlyej asnjë oqean me ngjyrë armiku. Atdheu ynë, Kosovë-Shqipëri-Çamëri, është e pashlyeshëm, lexoja ( aso kohe ) në ditarin e një nxënësi. Të korrat e asaj lufte nuk ishin të pa shpresë.

Liria në Kosovë rrënjët i ka nën çdo gurë, bimë e pemë. Shtëpitë-Shkollë në Kosovë qenë një e mbjellë e mbarë, mbi të të cilën u shumëzuan dhjetëra Kolexhe dhe Universitete shqiptare.

Gjethet gjakut nuk i bien
Derisa të ketë diell e zot
Gjethet gjakut nuk i bien
Se nuk thahet rrënja jonë…

Por, në një çast të caktuar historik, shqiptarët duhet të jenë gati për t´i rimarrë toka e tyre të pushtuara nga fqinjët. Ai çast, mund të jetë sot, nesër, ose në një të ardhme të afërme! Lavdi atyre që shtëpitë e tyre i bënë Shkollë!

Atdhe GeciPrishtinë, Prill, 1992