HASHIM THAÇI NËN KTHETRAT E SHËRBIMEVE TË HUAJE KUNDËR INTERESAVE TË KOSOVËS…

0
680

Duket se shërbimet franceze ia kanë bërë rrënjën katrore edhe Ramushit, me arrestimin e më pas lirimin e tij. Por i thonë, ti bëj gjoja si patriot i madh, sa me i lanë fjetë shqiptarët, që të mos reagojnë… Në këtë rast, vetëm vendet aleate, Gjermani-Angli-SHBA mund të na shpëtojnë! /AÇ

Bajram Kabashi

Këtë video e shpërndaj pasi ma kishte dërgue një mik imi virtual, të cilën e dëgjova me vëmendje të madhe (për ata që kuptojnë serbisht). Personi që intervistohet është një gazetar i BORBA të Beogradit, të cilin e zgjedh UDB për të punuar për te. Përpos pjesëtar i shquar i shërbimit informativ e kundërinformativ të Serbisë së kohës së Sllobodan Milosevic-it, të cilit i ka raportuar, ai ka qenë edhe diplomat i shtetit të Serbisë.

Pas 18 vitesh rrëfen detaje nga puna në shërbim, raportet me Milosevic, me DGS në Francë prej nga ka raportuar në mënyrë detaje për politikën franceze dhe disa variante të saj për ndarjen e Kosovës; duke filluar prej variantit më famëzi si ai i “Republika Srpska”, ku shumica e territorit të Kosovës Shqiptare do t’i takonte Serbisë, ndërsa pjesa e mbetur shqiptarëve ! Pastaj, për shkak të raportit të forcave në bashkësinë ndërkombëtare ndërkohë Franca e vetmuar i zvogëlon aspiratat për serbët e Serbisë gradualisht madje hidhërohet tepër në politikën jokooperative të Serbisë, përderisa NATO e çliroi Kosovën prej kthetrave serbo-ruse.

Derisa nuk e kam dëgjuar këtë intervistë, nuk kisha ndonjë mendim për angazhimin e Hashim Thacit për interesat franceze si agjent i saj, e me ketë edhe për ato të Serbisë, por tash jam absolutisht i bindur se ky person ishte dhe është nën kthetrat e shërbimeve të huaja sekrete, pra të atyre, që nuk mendojnë mirë për Kosovën.

Një detaj tjetër më bëri përshtypje gjatë këtij intervistimi shpalues: Qëndrimi tejet i vëmendshëm i publikut që e ndëgjonte intervistuesen dhe të intervistuarin, thuajse donin t’a “përpinin” çdo fjalë e fjali të këtij operativisti të shkathët e me shpirt antishqiptar, që edhe sot e kësaj dite Shqiptarët i quan Siptari, e jo Albanci, siç do të duhej t’i quante një serb i kulturuar, apo së paku një serb me qëndrime demagogjike. Por, ai shpreh urrejtje, si shumë serbë të tjerë ndaj shqiptarëve.

“Populli ynë”, për fatin tonë të keq, si një popull i paudhëhequr dhe i naivizuar nga burrështetas halabakë e të korruptuar pafundësisht, ka mbetë në nivelin “e cajit të rusit” apo të folklorit të “odës së burrave” ?!!… (dhe ushqehet përditë me ushqime serbe, e thotë, opse po i vini taksë mallrave serbe?! /AÇ)

* * *

Historiani i ndjerë që ia ka vënë themelet historiografisë për Shqiptarët e shpërngulur me dhunë e gjenocid të madh nga Sanxhaku i Nishit e Pirotit, përpara e pas Lidhjes Shqiptare të Prizrenit, Sabit Uka, i cili vet ishte fëmijë muhaxhirësh (refugjatësh” nga “Shqipnia e Toplicës”, gjatë ndejave e intervistave të shpeshta, që i kam pas ba me të, më tregonte edhe anekdota që i kishte dëgjuar e ia kishin rrëfyer “Muhaxherët”, e një ndër to ishte edhe një rrëfejzë se si një ushtarak i Serbisë e kishte gjetë një shqiptar duke fjetë në navilkun e sanës në oborrin e Shpisë së vet, derisa i shpërngulnin shqiptarët e shkretë.

“- A sta radis ovde?”
– “Spavam!”
-“Spavaj, Spavaj…” – i kishte pas thanë, duke shtuar që: “Mos të kishe flejt ti kështu nuk të kisha gjetur në gjumë!“.

Shqiptarët janë të njohur për gjumë dhe “ne” për fat të keq vihemi lehtë në gjumë. Mjafton të kthehemi pas e t’i dëgjojmë të gjitha “rrëfimet çlirimtare, për çlrimin e Kosovës, që e çliroj NATO para 19 vjetësh…

ps!
Ata që e njohin serbishten do të ishte mirë ta dëgjonin këtë intervistë … Megjithëse me vonesë, mund të mësohet dicka prej saj.