Me poeten Lili Bimi

0
1222
Lili Bimi

Tashma poetja Shkodrane eshte bere e lexueshme dhe e njohur si ne vendelindje po ashtu edhe ne Itali.
Para ca kohesh, miq dhe bashkeatdhetarë, si edhe personalitete te artit, organizuan nji takim me poeten Lili Bimi.
Eshte autore librash, po punon qe s’shpejti te prezentohet perpara lexueseve me librin e radhes.

Gjin Musa, gazetar

PUTHJET NEN QERSHINË E KUQE

Kur të putha
mësova zjarrin e zemrës,
Kur më puthe
mësova gjuhën e zjarrit.
Si në valë deti
Kur rashë në krahërorin tënd,
Lakuriq nën qershinë e kuqe
Unë krejt prush e zjarr
Ti dhëndërr i bukur i uritur.

Lili Bimi
Dt. 06.04.2016

Molino Vicenza

Natën kur ti po flije
Flutur dashurie u bëra
në dhomën tënde hyra
si ajri i pranverës…
Me ëmbëlsi puthjesh
ta mbulova shpatullën e zbuluar
dhe buzëqeshjen që të dhuronte një ëndërr
që po shihje me mua
po nga gjumi nuk të zgjova…
Herën tjetër si sirenë deti
të erdha në vullkan desha të të ktheja
me llavë të zjarrtë dashurie për të më mbuluar të tërën…
Doja në prush të shndërrohej
çdo gjë imja të shkëlqente si sytë e tu
kur më shikojnë e ëmbël të isha për Ty
siç ishte ende buzëqeshja jote…
Prapë nuk të zgjova
doja të sodisja si flije
dhe te degjoja sa ëmbël thërrisje emrin tim…
Ne buzëqeshjet e tua lashë një tufë puthjesh
u largova se mëngjesi po afrohej…
Sonte përsëri do të vij me trëndafila
të ta shtroj shtratin ngjyrën dhe aromën e luleve
dua ta ketë e gjithë ajo që dua të ma dhurosh… Ti.
Lili Bimi

Jetoj jeten vetem per ty

Nuk dua t’i lë pezull ëndrrat
As t’i heshti orët e rinisë sime
Buzëqeshjen nuk dua ta kthej në lot
E as gëzimin nuk e fsheh dot.
Për ty atdheu im jetoi jetën
Pa ty ditët më bëhen vite
E vitet më dukën shekuj.
Erdha, me prit Shkodra ime
Qytet i bekuar e djep kulture
Në qiellin tënd shoh me sytë e natës
Drita në sokaqet me kalldrëm.
Shkëlqen si Rozafa në kohët e lashta
Dhe kur gjumi m’i rendon qepallat
Shushurimat e lumenjve me godasin
Buna ujin ia falë liqenit pa pahir.
Unë gjunjëzohem para dashurisë sate
Si në ritualin e lutjeve
Bekuar qoftë kjo dashuri
Dashuri e mall për ty
Shkodra ime… Jetoi jetën për ty.

Read more at: http://kosovaplus.com/jetoi-jeten-per-ty/
Copyright ©

http://KosovaPLUS.com

Mbi vargjet e mia s’e di në bien riga shiu sonte.
Tym nga oxhaku ik përtej qiellit, derdhet në pafundësi.
Në muzgun e thellë të natës.
Shpirtit muzikojnë, bien telat e kitarës.
Sa stinë kanë ikur, sa kohë s’të kam parë.
O mall… Malli im i parë!
Mall lirik derdhet pentagramit të zemrës në nota muzike.
S’jam më këngë e mos harrimit.
Një zog më grish truallit arbëror, në udhën e kthimit…

Lexo më shumë: http://kosovaplus.com/mall-lirik/
Copyright ©

http://KosovaPLUS.com