Dukagjinit

0
1301
Dukagjini

Dodaj Zef

Dukagjinit

Dukagjinin kurë e ndanë.
Gjysën serbit falë ja dhanë.
I kanë nda vllaznit ndër veti.
Ndër robëri gjysma na mbeti.
Por kta kurrë se ndalën pushkën.
Krejt me gjak tokat i mbushën.
Ndahet vllau por s’ndahet zemra.
Në qdo luftë me vlla te thembra.
Pritem vlla se ndihmë po vijë.
S’ka qka m’vyan jeta pa tyjë.
Në t’dy anët mbetën tradita.
Kurr per fe vllaun nuk e pyeta.
Qoft se e ka fenë e Islamit.
Gjith kem shkue për festë t’Bajramit.
Fest e madhe ka qellue.
Bashkë duam zotin me e kujtue.
Qdo lloj pije e tana t’mirat.
Kur kem shkue ju zdritshin ftyrat.
Mirë se erdhët ore vlla.
Jemi knaqë kur ju kem pa.
Kur ka ardhë festa për Pashkë.
Prap me vllazen jem ba bashkë.
Eja vlla heu mirë se erdhe.
Qdo të mirë n’zemër ma derdhe.
Unë te ti e ti te unë.
Ndera e rendi n’vend u quen.
Po ashtu t’njejtat adete.
Qoft per darsma e zijafete.
Këto tradita prap i gjani.
Dukagjin ty tu rritë zani.
Kto tradita t’trashigueme.
N’Dukagjin nuk janë t’harrueme.
Hapet dera per qdo mikë.
Trashëgim shum historik.
Kush i ka sot këto tradita.
N’kto tradita unë u rrita.

Dergoj per publikim Gjin Musa