Nga Gazmend Kapllani
Talebanet qe mbajne ne njeren dore kryqin dhe ne tjetren kallashin si edhe nazistet e Agimit te Arte shkuan dje ne Shqiperi per nje qellim te vetem: te fyenin Shqiptaret dhe te krijonin gjendje lufte mes Greqise dhe Shqiperise. Me vete, fatmiresisht, nuk kane qeverine greke – e cila deri tani me shume murmurit se sa flet sepse u friket presionit te tyre, fatkeqesisht. Por kane nje pjese te mire te mediave qe kane krijuar nje situate dizinformacioni total dhe coroditjen e nje shoqerie qe ka humbur pusullen; kane opoziten e djathte dhe kane parashtetin. Kane nje pjese te mire te kishes, e cila ne Greqi eshte shtet brenda shtetit.
Vete Partia naziste e Agimit te Arte eshte e treta ne parlamentin grek dhe qe prej vitit 2012 ka konsoliduar bazat e saj ne shoqerine greke, mban marredhenie te ngushta me forcat e ushtrise dhe ato policore si edhe me segmentet me te erreta te kishes dhe parashtetit.
Me pak fjale talebanet ethno-fetare dhe nazistet erdhen dje ne Shqiperi qe te kryenin nje mini-grusht shteti ne Greqi por prej territorit shqiptar. Qe te destabilizonin qeverine e dobet te Cipres (nje politikani po aq medioker sa edhe populist), duke e terhequr ate ne vorbullen e nje konflikti greko-shqiptar.
Edhe incidenti me i vogel dje mes policise dhe nazisteve do ishte amplifikuar dhe dramatizuar nga media, kisha, opozita, parashteti. Gjithcka ishte gati. Ballkani eshte i famshem per historine e tij, kur nje shkendije mund te ndez nje lufte. Mjafton te mendosh se si filloi Lufta e Pare Boterore me nje te krisur kobureje ne Sarajeve.
Nga kjo pikepamje qeveria Shqiptare veproi ashtu sic duhet te veproje nje shtet i pergjegjshem, qe perkujdeset jo vetem per te sotmen por edhe per te nesermen. Nje shtet qe nuk do te bjere ne gracken e ekstremisteve dhe t’u jap atyre mundesine te behen protagoniste te historise dhe te rroposin popuj.
Une e kuptoj shume mire indinjimin e shume Shqiptareve. Nuk ka ndodhur kurre as ne Ballkanin qe shpesh ka namin e keq te primitivizmit, qe te vij tjetri ne shtepi dhe te quaj “qen” dhe te betohet se do te “ther” dhe do te “pije gjakun”. Sipas ligjeve homerike te mikpritjes ky eshte mekati me i madh qe mund te kryej dikush ne shtepi dhe toke te huaj. Sipas ligjeve te kohes moderne keto jane gjera qe duhen denuar me ligj, sepse i perkasin kategorise se urrejtjes raciale dhe racizmit ekstrem.
Por te gjitha ato parrulla ishin te perllogaritura. Ashtu sic ishte i perllogaritur edhe akti i “cmendur” i Kacifes. Nuk ka asgje spontane. Dje parrullat dhe sjelljet vandale ishin thjesht pjese e nje taktike terrorizmi verbal (terrorizmi nuk behet vetem me kallash).
Dje ne mesuam nje te vertete tronditese: qe ekstremistet ne Greqi po ndjehen aq te forte tashme saqe vendi po kthehet pak nga pak ne nje vend-eksportues ekstremizmi ne Ballkan, qe po i ngjan pak nga pak Serbise se Milloshevicit.
Kam miq minoritare qe me shkruajne ne inbox, sepse nuk guxojne te shkruajne publikisht (dhe kjo eshte akoma me e trishte), qe ndjehen te indinjuar dhe te turperuar qe nje ekstremist me kallash trajtohet si hero dhe qe nazistet e Agimit te Arte po paraqiten si “kujdestare” te minoritetit. (Per kete duhet vete minoritaret te pyesin veten se si gjerat arriten deri ne kete pike).
Sidoqofte, ne keto rrethana Shqiptaret (si shtet por edhe si individe, kudo qe jane ne Shqiperi apo Greqi) duhet te bashkepunojne me te gjitha forcat jo-nacionaliste, jo-raciste, logjike dhe paqedashese ne Greqi. Mbizoterimi i ekstremisteve ne Greqi nuk do sjelle vetem katastrofe te papare per Greqine, por do u krijoje probleme te medha edhe vendeve te rajonit, sidomos Shqiperise dhe Shqiptareve.
Ajo qe disa marrin si dobesi dhe humbje dje ne Bularat, ishte nje fitore strategjike dhe morale e shtetit shqiptar (nje shteti qe akoma i dridhen kembet nga dobesia dhe nje milion problemet tejet serioze qe ka). Ishte ne nje fare menyre, nje dalje huq dhe nje humbje e turpshme e talebaneve ethno-fetare dhe nazisteve. Pas ata lane kelthitjet e tyre, si fantazma qe jane arratisur nga varri dhe duan te pine gjakun e te gjalleve.
Por mos te kemi iluzione: ky eshte fillimi i nje epoke te veshtire. Duhen nerva te forta dhe maturi. Le te shpresojme qe Greqia do ja dale mbane dhe nuk do zhytet ne llumin e ekstremisteve: per te miren e vet ne radhe te pare por edhe te rajonit. Le te shpresojme qe e gjithe kjo eshte kalimtare, qe eshte dicka si ulerima e bishes para se te jape shpirt.
Ndryshe, na presin dite shume te veshtira…