“Ruaj Zot shqiptarët prej shqiptarëve” ka thënë Konica z. ambasador, Donald Lu

0
1237
Vëllai i Hashimit, Erdogani, falen

Nga Skënder MULLIQI

Pushtetet e pas luftës u treguan pa meritore në drejtimin e shtetit të ri të Kosovës. Në vend të punës për shtetndërtim dhe mirëqenje pas okupimit shumë vjeqar nga Serbia, u përballëm më dy fenomenet më të keqija të mundshme. Me krimin e organizuar dhe më kurrupcionin të cilat i shkaktuan dhe po shkaktojnë dëme të mëdha Kosovës. Krimi dhe korrupcioni fatkeqësisht na janë ba pjesë e jetës. Organët e drejtësisë kanë mbetur hallka më e dobët e pushtetit. Krimi i organizuar ekonomik dhe politik dhe korrupcioni bën që të zbehet shumë imazhi i Kosovës në sytë e botës demokratike. Kastat politike në pushtet punuan më shumë për të mirën e tyre, duke e varfëruar popullin secilën ditë e më shumë.

Pak u interesuan për zhvillim të ekonomisë dhe për zvoglimin e numrit të lartë të të pa punëve. Fushatat elektorale dhe premtimet e dhëna i shfrytëzuan vëtem për sa për tu ngjitur në pushtet. Më veprimet e tyre e futën vendin në krizë të rëndë politike dhe institucionale. U futën në bisedime maratonike më shumë për çështje politike më Serbinë, duke nënshkruar marrveshje të cilat prekin edhe statusin politik të Kosovës. Asociacioni i Komunave Serbe më kompetenca vendimarrëse dhe Demarkacioni prunë deri të eskalimi i situatës politike dhe deri të kriza institucionale. Këto marrveshje u kundërshtuan në kuvend, dhe më protesta të cilat u organizuan në kryeqytet nga opozitarët.

Edhe përkunder të gjitha këtyre të keqijave askush nuk dha dorëheqje si akti më madhor moral dhe politik. Ndjenja e përgjegjësisë nuk po ekzitson së në kokat e kësaj elite politike, sepse është ngulitutr logjika e autoritarizmit. E vërteta e madhe për kastat udhëheqëse në Shqiperi dhe në Kosovë që doli nga goja e mikut të shqiptarëve ambasadorit amerikanë në Shqipëri, Donald Lu, është mesazhi më i drejtëpërdrejt dhe është mesazhi më i fuqishem së si jemi katandisur si komb dhe si shtete, dhe së cila është e mira dhe e keqja jonë. “Unë kam pak kohë që rri në vendin tuaj. Në fillim më bëri përshtypje që çdo gjë që thonin ambasadorët, ju e merrnit për flori safi. Nuk kisha parë njerëz më të verbër në besimin ndaj të huajve.

Por pastaj, kur pashë se ata që ju drejtojnë apo merren me politikë tek ju, janë më të pashpirt se çdo i huaj dashakeq, ndaj jush, e kuptova pse na shikoni në dritë të syrit”. Shkëputa këta rreshta lexues të ndëruar nga fjalimi i ambasadortit Lu, dhe a ka gjë më turp për shqiptarët në të dyja anët e kufirit së të lejohet që në emer të popullit ta kalerojnë pushtetin kastat politike të korruptara dhe servile, kjo e fundit vlen më shumë për udhëheqjën tanë, e cila ia ka zënë vetit bishin më derë, dhe tash janë të detyruar të bëhën të ndëgjushem dhe vëtem të zbatojnë urdhëra ashtu siq kërkojnë ambasadorët e huaj të akredituar në Kosovë. Nuk ka njeriu as një pres ose pikë tia heq këtij mëndimi të ambasadorit Lu.

Qortimi që ia bëri ai popullit është shumë më vend. Është e pa shpjegueshme së si po lejohën që këto struktura të kompremituara të udhëheqin më shtetet tona. “Librat e historisë thonë për ju shqiptarët e mi të dashur se nuk ju trembet syri dhe e keni ndjesinë e drejtësisë. Por më ka bërë përshtypje që ndaj çdo padrejtësie, ja mbathni nga syte këmbet. Në përgjithësi popujt e civilizuar nuk lejojnë që të manipulohen. Reagojnë ndaj qeverive. Ndërsa ju reagoni në mënyrë shumë të çuditëshme. Ikni” thotë Lu. A ka shpjegim më të mirë dhe të hollsishem së ky? Sigurisht së jo.Unë nuk dua të lëvdërohem së kam shkruar dhe thënë ndër të parët, së gjithë kjo heshtje e popullit para këtyre regjimeve despotike, nuk justifikohet.

Regjimet në Shqipëri dhe në Kosovë, sa më parë që të largohën nga skena politike, aq më afër do ta kemi shpëtimin nga kurthet të cilat na i kan ngritur. Jo si zgjedhje ta preferojmë ikjen nga vendi siq e tha ambasadori i ndëruar, Donald Lu. Natyrisht së Lu është zhgenjyer duke pa së si secili që ngjitet në pushet ia falë dreqit, duke plaçkitur shtetin dhe popullin e vet. Lidhur më korrupcionin Lu shprehet “Korrupsioni në drejtësi jo vetëm që i lejon gjyqtarët dhe politikanët të mbushin xhepat më para të pista; ai po shkatërron jetët e njerëzve të zakonshëm e të ndershëm.

Të pasurit dhe të fortët e blejnë drejtësinë, ndërsa gratë, të varfërit dhe ata pa pushtet politik janë viktimat”. Këto ishin pjesë shkëputura nga një fjalim i ambasadorit amerikanë, Donald Lu gjatë prezantimit të Indeksit të Perceptimit të Korrupsionit. Zoti na ndihmoftë z. Lu, se ne deri më tash nuk ia kemi bërë argatin veti që punët t’i kemi më mirë…