Serbia nisë propagandën (qeveritare) përmes letrës në të gjitha vendet e botës kundër Republikës së Kosovës

0
758

Lajmi i ditës

Regjimi antishqiptar i Serbisë fashiste nuk po e ndalë propagandën antishqiptare dhe kundër Republikës së Kosovës, që përmes një letre që do të nisë për të gjitha vendet e botës, regjimi serb përmes vajtimit (diplomatik), po mundohet të krijojë barometrin për kinse “shpallja e Kosovës Republikë”, na qenkash kundër të drejtës ndërkombëtare(sic!).

Lidhur me pavarësinë e Kosovës dhe a janë “shkelur ligjet” ndërkombëtare sipas ankesës së Serbisë në Gjykatën Ndërkombëtare në Hagë, kjo tregon më së miri kur ky organ i lartë i drejtësisë ndërkombëtare pati thënë se në asnjë rrethanë shpallja e pavarësisë së Kosovës nuk i ka shkelur ligjet ndërkombëtare(!).

Atëherë çfarë po kërkon regjimi serb në Beograd, që përmes një “letre”, të njoftojë botën (demokratike), se shpallja e Kosovës dhe populli shqiptar e pakeshin “shkelur” ligjet e njohura ndërkombëtare për shtetin e lirë të Kosovës.

Do të ishte mirë që menjëherë MPJ-së e Kosovës, sikundër përgjigje “letrës” së qeverisë së Serbisë për qeveritë në tërë botën të kundërpërgjigjet për nisjen e vendimit të Gjykatës Ndërkombëtare të Hagës, që ishte përgjigje në ankesën e Serbisë për shpalljen e Republikës së Kosovës që, sipas këtij institucioni të lartë ndërkombëtar të drejtësisë në Hagë (po i referohemi vedimit unanim), se shpallja e Republikës së Kosovës nuk i ka shkelur ligjet e të drejtës ndërkombëtare për liri dhe pavarësi të shtetit të ri të Kosovës.

Do të ishte mirë që përmes një note të protestës të reagoj Republika e Kosovës në institucionet e BE-së dhe në Washington, në mënyrë që Serbia të ndalë skenarët e njohur tash e dy shekuj kundër popullit shqiptar dhe Kosovës nëpër botë, kur e kur ajo vriste e digjte tokën e Kosovës, e ditën vajtonte përmes propagandës “paësore”, para dyerëve të kancelarive diplomatike nëpë botë.

Tash e njëzetë vjet (1999) shqiptarët dhe serbët janë ndarë njëherë e përgjithmonë, nuk ka se çfarë kërkon Serbia në shtetin e lirë të Kosovës.Me ligjet kushtetuese të saj pakica serbe i ka të drejtat që nuk i ka asnjë pakicë tjetër në BE dhe në botë, madje më shumë se sa populli shqiptar në hapësirën e vet etnike në Maqedoni.

Duhet që me çdo kusht “letra” e qeverisë së Serbisë për informimin e qeverive nëpër botë të demantohet me argumentin e fortë të vednimit unanim të Gjykatës së Drejtësisë Ndërkombëtare në Hagë, ku thuhet se shpallja e Republikës së Kosovës (2018) nuk ka shkelur ligjet e të drejtës ndërkombëtare dhe kështu regjimi serb në Beograd të mbyllë dosjet e propagandës, vajtimin politik dhe të mbyllë gojën para popujve dhe qeverive të botës.

Çikago, 8 nëntor 2018


Skënder Karaçica
Executive Director

Albanian-American Association
of Intellectuals Businessmen and Activists

Phone: +1 (708) 983-5394 | Email: [email protected]