TË FAMËSHMËVE – Poezi Promemoriale

0
541
Rrustem Atdhe Geci

Pellazgji, Atlantidë, Iliri, Dardani
Ju shpikët numrat, artet e fizikën
bashkimi i trojeve tona po vonon
kënga e flamurit është zemëruar!
Thot, Pirro, Aleksandër e Zeus,
u kemi të nderuar të historisë
testamenti juaj do të rishkruhet:
vazhdim i Rilindjes Kombëtare!
Fama më tha ma bën një këngë,
një këngë ku fjala ka furi brenda
një këngë me shpirt shpirtëror,
një këngë me frymë të muzave!…
Atdhe, jam poeti biri yt i këngës
të bëra këngë të kesh një këngë
të bëra këngë të kesh një libër
të bëra këngë të kesh një kohë!…
Liri, bjeru atyre që të sjellin kaos
rrëzoj nga froni të padenjët e tu
mërgimi shumë na ka zvogëluar
forca e ndryshimit tek ti mungon!…
Eh, sa janë shumësitë e natyrës
nën kët qiell erërash t´ përziera
as ëndërrat më s´më lënë takim
sikur u kërkojë flori ose pronë
Poezi, frymë e shpirtit të artit
më e nxehta llavë e vullkanit
zemër e gjitha biblave njrëzore
të ndjej, edhe kur ti s´më ndjen!..
Famë e jetës, të famëshmit e mi
ëndjen time për ju nuk e shuaj
u pres te qoshëza e vargmaleve
është verë, era kah atdheu frynë!…

Atdhe Geci – Dortmund, 2018