Arrestohet në Gjirokastër ekstremisti grek Babis Karathanos, pranga tre të tjerëve

0
451

shqiperiaebashkuar.al, 8 nëntor 2018

Mediat greke shkruajnë se policia shqiptare ka arrestuar në Gjirokastër ekstremisti grek Babis Karathanos. Gjithashtu janë arrestuar dhe tre ekstremistë të tjerë të grupit për “Epirin e Veriut”.

Në stacionin e policisë në Gjirokastër janë të katër drejtuesit e lartë të komunitetit grek për Epirin e Veriut. Ata janë pyetur nga policia shqiptare për praninë e tyre në Bularat.

Të arrestuarit janë Babis Karathanos – Kryetar i Bashkimit Qendror të Epirit të Veriut, Thomas Stefos Ish-anëtar i Këshillit të Përgjithshëm të Komisionit të DEEUM, Christos Doutsis – ish-Komisioner i Lartë i Dropolit të Epërm, Andrea Kourti, Këshilltar i Bashkisë Ilioupolis.