Dick Marty: “pse Hashim Thaçi nuk po më padit në gjyq për “shpifje”?!

1
830

Në Bernë: I besoj Gjykatës Speciale; flet për “peshqit e mëdhenj” në Kosovë…

Nga Revista Drini8 Nëntor 2018

Organizuar nga Shoqata e gazetareve në Zvicër APES (L’Association de la presse etrangère en Suisse Asociacioni i Gazetarëve te Huaj ne Zvicër), presidenti i Konfederatës Zvicerane z.Alain Berset ka zhvilluar një drekë te përbashkët me gazetarët botërorë në kryeqytetin e Zvicrës në Bernë, ku ne mesin e ambasadoreve botëror dhe zyrtarëve të lartë te konfederatës helvetike ishte ftuar edhe senatori zviceran Dick Marty.

Vëzhguesi zviceran, Dicka Marty në këtë bisedë për “Presheva jonë”, i gëzohet progresit të proceseve zhvillimore në Kosovë. Madje sipas tij “Serbia, duket se është dorëzuar përballe realitetit në Kosovë dhe nëse sot jo, ajo sigurisht nesër do ta njohë pavarësinë e saj”.

I pyetur rreth punës se Gjykatës Speciale në Hagë për krimet gjatë dhe pas luftës ne Kosovë, Dick Mraty është përgjigjur shkurt se i beson Gjykatës Speciale në Hagë.

“Jam optimist se së shpejti ky tribunal do të do të dëshmojë punën, me arrestimet e para, te personave tashme njohur në Kosovë dhe komunitetin ndërkombëtar si “peshq te mëdhenj”, ka shtuar Marty duke shprehur shqetësimin e tij se dëshmitarët mund të vriten nëse polica e Kosovës dhe EULEX nuk mbron ata.

Dick Marty: As unë e as Tribunali nuk është kundër UCK-së, por kundër te dyshuarve të cilët në emër të saj bënë krime

Zvicerani Dick Marty, ka ripërsëritur se “Kosova nuk mund të ketë perspektivë politike dhe ekonomike, nëse ky vend drejtohet nga njerëz të dyshuar, të korruptuar dhe në lidhje me krimin e mafien”.

Ai, me herët ka përmendur Hashim Thaçin, Xhavit Halitin, Kadri Veselin etj…, të cilët i quan “peshq të mëdhenj”.

Përveç zviceranit Dick Marty edhe shtypi botëror Thaçin e ka konsideruar si një person pèas te ciluit fhsihen gjitha krimet ne Kosovë. Kështu sipas gazetës prestigjioze britanike “The Guardian” Hashim Thaçi, sipas një dokumenti te siguruar nga NATO-konsiderohet “peshku i madh” të krimit të organizuar në Kosovë.

Do përkujtuar se Asambleja Parlamentare e Këshillit Evropian në Strasbourg në sesionin special më 23 janar të vitit 2014 ka debatuar për raportin e Dik Marty, i cili pretendon që “disa pjesëtarë të ish-Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës kanë abuzuar me luftën, duke u marrë me trafikim të armëve dhe të organeve njerëzore”.

“Kur u publikua ky raport, e kam nënvizuar se duhet të lexohet me kujdes dhe fjalët duhen kuptuar ashtu siç janë shkruar dhe pa nënkuptime të tjera…”, ka thënë senatori zviceran Dick Marty për “Presheva Jonë”.

“As unë e as raporti im nuk jemi kundër UCK-së as kundër pavarësisë, thjesht kundër abuzuesve te luftës, çka dosjet janë shume të rënda”.

Senatori zviceran ka përshëndetur deputetët e Kosovës që i kanë thënë “PO” themelimit te Gjykatës speciale për krime në Kosovë që tashmë i dihet edhe selia e saj, Haga. Sipas z. Marty “me themelimin e Tribunalit për krime në Kosovë, padyshim Kosovës do t’i hapë perspektiva të reja të integrimeve.”

“Kjo gjykatë e cila është në të mirë të Kosovës dhe qytetarëve të saj, nuk mendoj se do të jetë kundër Kosovës apo UCK-së, por abuzuesve të saj gjatë dhe pas luftës në rajon. Besoj se këtë e dinë mirëfilli edhe një pjese e politikajve kosovar, sidomos ata me duart e papastra.” ka pohuar ne vazhdim z. Marty, duke pyetur se “pse Hashim Thaçi nuk po më padit në gjyq për “shpifje”?!

1 KOMENT

  1. Dakord.
    Po per krimet qe kane bere serbet ne Kosove, a do të shkruaje ndonje gje Dick Marty (…)?!?

Komentet janë mbyllur.