TSIPRAS U PRET PAGËN 10 MIJË PRIFTËRINJVE: JO MË RROGËTARË NË SHTET

0
397

Rrjetat.com, 7 nëntor 2018

Qeveria greke dhe Kisha Ortodokse greke arritën një marrëveshje të kushtëzuar për pothuajse 10.000 priftërinj dhe personel mbështetës, të cilët do të largohen nga lista e pagave e qeverisë, duke i hapur kështu një ndarjeje të qartë të Kishës dhe Shtetit.

Marrëveshja u arrit mes kryeministrit Alexis Tsipras dhe Kryepeshkopit Jerónimos.

Marrëveshja gjithashtu parashikon një zgjidhje të një mosmarrëveshje shumëvjeçare të pronësisë midis Shtetit dhe Kishës, që është një nga pronarët më të mëdhenj të pasurive të patundshme në vend.

Kreditorët grekë janë përpjekur të bindin qeverinë që të shesë asetet dhe të zvogëlojë numrin e të punësuarve në sektorin publik.

Sipas sistemit aktual, priftërinjtë paguhen drejtpërdrejt nga buxheti i shtetit, siç dhe të punësuarit në sektorin publik, dhe për kastën klerikale Greqia ndan rreth 200 milion euro në vit.

Shoqata e priftërinjve grekë tashmë ka njoftuar se do të kundërshtojnë çdo përpjekje për të hequr statusin e nëpunësve civilë.

Kisha Ortodokse greke për shekuj me radhë ka luajtur një rol udhëheqës në jetën e shtetit dhe sipas Kushtetutës, ortodoksia është konsideruar si një fe zyrtare.

Marrëveshja e kushtëzuar përkon me debatin parlamentar mbi ndryshimet kushtetuese, raporton Reuters

● – RRJETAT.COM