Lutje për një humor të mirë

0
729
Nikolin Sh. Lëmezhi

shën Tomas Moro

«Më jep, o Zot, një tretje të mirë, si edhe diçka për të tretur! Më jep shëndetin e trupit, me humorin e mirë të nevojshëm për ta ruajtur atë! Më jep, o Zot, një shpirt të shenjtë që të dijë ta mbajë parasysh atë që është e mirë dhe e pastër, dhe të mos frikësohet para mëkatit, por të gjejë mënyrën që t’i vërë përsëri gjërat në vendin e tyre! Më jep një shpirt që nuk i njeh mërzinë, shfryrjet, ofshamat e ankimet, dhe nuk lejon që të mërzitem tepër për atë gjë aq të bezdisshme që quhet “uni”! Më jep, o Zot, ndjenjën e humorit! Më jep hirin që t’i kuptoj shakatë, që të kem në jetë pak gëzim dhe të mund t’ua komunikoj atë të tjerëve! Ashtu qoftë!».

Përktheu: Nikolin Sh. Lëmezhi