Amerikën e kemi mik të përjetshëm…

0
525

Si shihet atdheu nga larg

Amerikën e kemi mik të përjetshëm, Tirana dhe Prishtina, me projektin kombëtar për shtetndërtimin dhe të zhvillimit të vlerave universale të demokracisë me popujt e Europës…

Zhvillimi i gjithbarshëm i popullit shqiptar në hapësirën e vet etnike në Ballkan, gëzohet shumë miku i përjetshëm i kombit shqiptar në hapësirën e vet etnike (Amerika dhe Washingtoni).

Kur e keni mikun e fortë e të nderuar, duhet edhe ne të ndërtojmë kodet tona të shtetndërtimit kombnëtar e demokratik, ndonëse vetëm kështu i tregojmë shtetit mik të Amerikës se jemi serioz në udhën tonë dhe, së këndejmi kemi se çfarë të participojmë me popujt tjerë në Europë dhe me gjerë në botë.

Karshi këtyre vlerave, kur e kur, me miqësinë e përjetshme me Amerikën, institucionet e të dyja shteteve (Kosovë-Shqipëri) duhet të ruajnë drejtpeshimin dhe të bëhen me serioz në të gjitha rrjedhat e shtetbërjes, të ngritjes së demokracisë dhe të kaheve të reja të zhvillimit shoqëroro-ekonomik për të treguar se mikun e mirë e të fortë (Amerikën) e kemi model jete sesi duhet të bëhet Atdheu Shqiptar!

Gëzuar Demokratëve në udhëheqjen e Dhomës së Përfaqësuesve në Kongresin Amerikan në Washington!

Çikago, 7 nëntor 2018


Skënder Karaçica
Executive Director

Albanian-American Association
of Intellectuals Businessmen and Activists

Phone: +1 (708) 983-5394 | Email: [email protected]