VRASJET NË KOSOVË: EDHE PISAT DHE NAIVËT KUNDËR PARIMEVE “NATYRORE”!

0
568

Ibrahim Kelmendi

Një nga parimet themelore, edhe instiktive, është që të gjitha gjallesat pavetëdijshëm, luftojnë për mbijetesë. Kjo rastësi “natyrore” ndryshe quhet edhe ligj biologjik për mbijetesë.

Në kuadër të këtij parimi mund të hy edhe vrasja e marionetave, kolaboracionistëve dhe kuislingëve, nëse nuk ekziston mundësia për t’i penguar dhe neutralizuar. Po nuk i vrave, të vrasin, kur je në lufte, nëse armiku do t’i komandon të të vrasin, edhe kur janë të sojit tënd, si bashkatdhetarë apo si bashkë-shtetas.

Dje, krejt spontanisht, reagova ndaj debatit zhurmues për “vrasjet politike”, ku kryepersonazh ishte Gani Geci, që e prezantuan si dëshmitar të “gjyakës speciale”. Dhe meqë po quan vrasje politike vetëm disa individë të angazhuar në LDK, edhe nga ai provokim reagova: “Po ta kisha ndonjë meritë për vrasje të Ahmet Krasniqit, do e pranoja dhe do të krenohesha, meqë atëherë dhe tani e kam vlerësuar për marionetë tepër të rrezikshme të Serbisë!

Ky përcaktim i yshti ca portalistë të publikojnë reagimin tim të dejshëm ndaj zhurmimit për “vrasje politike”. Këtë përcaktim timin pisat dhe naivët e shënjëstruan për faj, bile më shumë se sa faj!

Pse vepruan ashtu pisat, tashmë dihet, meqë janë portalistë mercenarë, si dikur profiterët t luftës. Por, më vjen keq për naivët, të cilët ë në gjendje të mendojnë racionalisht, se marionetat e armikut gjatë lufte vriten pa gjyq, nëse nuk mund të pengohen, arrestohen, izolohen, hetohen, gjykohen. Këta të fundit kanë një koncept primitiv, sikur shqiptarët nuk duhet të vriten mes tyre, as në ato rrethana, siç i kishim ne gjatë lufte.

Një debutues më pyeti nëse kisha indicie për Ahmet Krasniqin, për ta diskualifikuar për marionetë. Ju përgjigja:
Ragip (Rugova), po, kisha indicie. E gjithë karriera e tij ushtarake, duke filluar nga fakti se si e pranuan Ahmet Krasniqin në akademi ushtarake të JNA-së, edhe pse ishte djali i vëllait të Aziz Zhilivodës (diversantit të legjendarizuar të Sigurimit të Shqipërisë), angazhimet komanduese në ushtrinë serbe edhe pas shpërbërjes se JNA, kopjen e një pjese të dosjes të shërbimit sekret kroat që na e pat sjell Ton Marku nga Kroacia, nismën e Ahmetit për të formuar FARK-un, me 3 mars 1998, kur Serbia po rrethonte Prekazin për të bërë plojë barbare, formimin ad-hoc të asaj bande diversioniste të quajtur FARK, brenda datave 3-7 mars 1998, përmes formatizimit të menjëhershëm, emërimit të Ahmetit dhe financimi nga kuislingu Bujar Bukoshi, futja nga Shqipëria e brigadës diversioniste të FARK-ut me 24 qershor 1998 në Dukagjin, nën komandim të Tahir Zemajt, diversioni dhe krimet që shkaktoi ajo brigadë me atë rast, kooperimi i Ahmetit me komplotistët që po kapnin UÇK-në (Xhavit Halitin dhe Hashim Thaçin), etj., etj.
Të duken indicie të mjaftueshme?

Për naivët që nuk i njohin fare historitë e popujve, si janë kalitë e zhvilluar për të qenë tani popujt më të zhvilluar në botë. Para rreth 500 vjetëve rreth një e katërta e gjermanëve janë viktimizuar në luftime shumëvjeçare, reformatorët kundër Kishës katolike dhe me atë rast ka lind edhe protestantizmi (Luterian). Pastaj, ka pas luftime e luftime në mes të gjermanëve, deri edhe bashkim të përdhunshëm në një mbetëri. Tani po shënojnë 100-Vjetorin e Revolucionit gjerman – përmbysjen e mbretërisë dhe krijimin e Republikës gjermane.

Amerika (USA) ishte “prodhim” i invadimit të imigrantëve europian dhe luftimet e tyre kundër indianëve (vendorëve) dhe formësimi i një komuniteti “amerikan”, i cili, edhe pse dominohej nga imigrantët e Britanisë, u ngritë në luftime kundër kolonializmit britanik (1776). Që i bie, imigrantët anglezë kundër anglezëve kolonialistë, por edhe kundër anglo-amerikanëve, që ishin marioneta dhe kolaboracionistë të britanikëve kolonialistë.

Historia e Francës është përplot luftëra e revolucione, deri edhe kokëprerje të mbretërve, për tradhti. Por, edhe pas Luftës së Dytë Botërore, dhjetëra mijëra francezë u vranë për shkak se kishin qenë kolaboracionistë e kuislingë të pushtuesve nazistë, edhe pa u bërë fare gjyqe.

Në fakt, edhe Lufta e Trojës ishte luftë në mes të dardanëve!
Vetëm gjatë luftës tonë të vitit 1998-1999 nuk paskësh pas asnjë kolaboracionistë as marionetë e kuislingë, edhe pse jemi populli më i prapambetur në Europë?!

Gjatë debateve afishova edhe një listë të mangët me emrat e 52 ish-pjesëtarëve të UÇK-së, të vrarë pas lufte, dhe 7 emra të pjesëtarëve të LDK-së.

Pisat jo se jo, por as naivët, asnjëherë nuk i përfshinë në debat e zhurmime për “vrasjet politike” të vrarët tjerë, por vetëm këta të LDK-së, sikur vetëm këta paskëshin pas vlera ekstra, e jo edhe ata që rrezi8kuan jetën e tyre në luftë çlirimtare!

Pisat jo se jo, por as naivët, asnjëherë nuk diskutuan, përse vërtet ndodhen këto vrasje dhe kush duhet të kenë qenë vrasësit, por vetëm shpifen e akuzuan kuturu, duke krijuar rrethana që të mos guxojnë institucionet të merren me hetime e zbardhje e të gjitha vrasjeve, pa qasje selektive (siç pat kërkuar eshë “presidenti” “hashim”)., ose t’i dezorientonin hetimet, që të mos mund të zbulohen.

Ca pisa hileqarë mendojnë t’i degjenerojnë vrasjet politike në vrasje dhe hakmarrje private, duke i nxitur familjarët ndaj kundërshtarëve politikë…

Sikur të mos ishim pisa e naivë, nuk do të ishim siç jemi! Fatkeqësisht!