Rrjetat.com, 6 nëntor 2018
“Nuk mbaron me kaq”! SHBA “shkërmoq” Metën: Ky veprim tregon se Rama po e sfidon!
Vendimi i Ramës për emërimin e Lleshit si zv/ministër tregon qartë se kryeministri kërkon të sfidojë Presidentin.
“Por mesa duket, komunikimi është tashmë i ndërprerë. Vendimi për të ecur përpara me emërimin e zotit Lleshi si zëvendës ministër, është një shenjë e qartë. Nga ana e tij dhe Presidenti Meta pati një reagim me tone të ashpra”.
Vetë Rama, shprehu paraditen e sotme mbështetjen për Lleshit, ndërsa shtoi se loja nuk mbaron me kaq. “Dakordësi e plotë në Grupin Parlamentar. Kuvendi do të miratojë nesër dekretin e Presidentit për shkarkimin e ish-ministrit të brendshëm. Sandër Lleshi do të marrë drejtimin e MB si zëvendës ministër. Por nuk mbaron me kaq. Për më shumë do t’i drejtohem Kuvendit nesër në 10.00”, shkruajti Rama në rrjetet sociale
Ilir Meta, ishte deri më sot Presidenti më i pasulmuar ende nga palët. Kryeministri përfiton në çdo rast për ta marrë me të mirë. Meta buzëqesh, ngjitet në ndonjë mal të lartë dhe në qetësi, bllokon projektligjet më të diskutuara dhe më të debatuara në opinionin publik.
Mirëpo mazhoranca, nën regjinë e KM-së, nuk e sulmon dhe ndoshta i dërgon ndonjë buqetë me lule në fshehtësi. Porosia është e dukshme në qëndrimin ndaj Metës: “Mos e sulmoni! Duhet lënë gjithmonë një derë hapur drejt tij…”
Iliri, apo Presidenti nga ana e tij, nuk le asnjë shkak formal, për tu interpretuar si një President i anshëm dhe me plot kujdes, nuk bën asnjë “lajthitje” institucionale. Ku tani u kap flagrant në shkelje të kushtetutës.
Mirëpo pa fare bujë, në një sinkronizim të habitshëm me Ministrin e Jashtëm, Bushati, e mbylli me kapak kushtetues, “Negociatën me Greqinë”, për Çështjen e Detit, duke u tharë pështymën në grykë, fjalimeve retorike dhe emfatike entuziaste, mbushur me kërcime të “Zorbës” dhe puthjet faqe më faqe, të palës shqiptare dhe asaj greke.
“Pa një Gjykatë Kushtetuese vepruese”, nuk ka si të ketë një Marëveshje të këtyre përmasave Kombëtare, është mesazhi Presidencial.
Përsëri asnjë replikë dhe asnjë kundërshti nga Qeveria deri sa sot ballkoni PLASI.
Heshtje, ndoshta shtrëngim të padukshëm dhëmbësh, por asnjë reagim publik, asnjë vërejtje apo thumb.
Të jetë kjo një “Dashuri e Re”, Rama-Meta?
Askush nuk mundet ta besojë këtë, as edhe naivi më optimist, porse është thjesht një çështje përllogaritjesh politike nga ana e Mazhorancës, e cila, ndryshe nga sa shprehet, është në një periudhë vuajtjesh dhe djersitjesh, nga ato të fortat.
Skandalet ndjekin njera tjetrën dhe “alibia” e Lsi-së, si një parti politike mëkatare, nuk është më.
Pra mëkatarët, për të mos thënë hajdutët e Kupolës Rozë, ata që janë hajdutë kuptohet, pa dashur të përgjithsojmë, janë tashmë vetëm dhe lakuriq, e me hallate jashtë. Tepsia e gjitha për vete, pas fryrjes së parë të barkut më llokmat e byrekut të madh, të Parasë së Madhe, doli se të bën keq për dietën dhe rrit në mënyrë maramendëse anarkinë, luftën brenda llojit, krijimin e konflikteve dhe sëmundje të rënda në trupin e qeverisjes pa rezultate.
Duket se, brenda kornizës presidenciale, Meta, pret me durim dhe dinakëri, zhvillimin e hovshëm të këtij procesi kalbëzimi, derisa të shkojë në gangrenizim të plotë, diagnozë kjo, sot krejt e dukshme, të paktën në disa nga titullarët e rëndësishëm të PS, që ndezin purot me kartëmonedha 500 eurshe, e që priren drejt një aventurizmi seksual dhe abuzues, të përmasave legjendare.
Darkat dhe pothuajse orgjitë e disa ministrave, në lokale, të cilat mbyllen kur hyjnë brenda agallarët, janë sot, një temë e përditshme e kafeneve të shqiptarëve. Duke e ulur nën dhe, reputacionin e qeverisjes dhe deklaratizmit politik.
Sepse, si edhe vihet re, KM-ja, mbetet kampioni i daljeve Tv, si një gjitholog që jep përgjigje për çdo temë dhe merr në mbrojtje çdo çjerrje pantallonash që nxjerrin në diell, prapanicën e palarë të ministrave të tij, shpesh herë edhe idiotë të përsosur të komunikimit.
Meta, duket se informohet mirë dhe mban shënim, në kullën e vet presidenciale, edhe për këtë lëngatë të KM-së me disa nga ministrat e vet, që janë gjithashtu njohje të vjetra të qebabtores së PS, ku edhe i rekrutoi KM-ja i sotëm, me premtimin se do t’ju paguante borxhet e jetës së tyre të shthurur.
Edhe marrëdhënia e Metës, me PD-në është emblematike. Anti Lsi-stët e PD-së, sot janë më të pakët se dje, sepse kuptojnë sot, më mirë se dje, se ardhja e tyre në pushtet, pa Lsi, mbetet një ëndër e parealizueshme.
Meta, duket sikur e mban shënim edhe këtë.
Sepse askush nuk mund të thotë se ai, e ka mbyllur në Presidencë karierën e vet politike dhe se pas ushtrimit të kësaj detyre, do të shndrrohet thjesht në një alpinist pasionant dhe full time, si edhe do të ëndëronte shumëkush.
Por hileja u zbulua ai hapur kërkon kontrollin e lartë të shtetit në këmbim të dekretit të ministrit Sandër Lleshi
Zbulohet plani i cili po çorodit klasën politike shqiptare Meta kërkon kontrollin e lartë të shtetit në këmbim.
Ajo që duket hapur fare është dërgimi i I Vitore Tushës në parlament për ta votuar si pasuese në postin e kryetarit të kontrollit të lartë të shtetit.
Meta kërkon më këtë të hodasë të gjitha istitucionet me trillime dhe shantazhe. Si edhe të mos hetoj abuzimet të cilat janë bërë në vitet e lavdishme që ai ishte në pushtet dhe mjaltë duke vjedhur sa nuk dëndej.
Situata i ka dalë jashtë kontrollit presidentit edhe se nuk është zbardhur çfarë është folur mes tij dhe Ruçit i cili ka në dorë kalendarin e punimeve në parlament.
Mendohet se këtu do të fokusohet loja.
Çdo gjë po merret vesh biles edhe më shpejt se sa edhe Meta. Meta kërkon hapur KLSH.
● – RRJETAT.COM