KONTINENTET DO TE RIBEHEN PERSERI

0
1367

Pregatiti Hekuran Pashollari

Ja si do te jete bota pas 250 milion vitesh, sipas nje shkencetari amrikan:“E gjithe Toka do te riformohet.Hapi i pare: Europa dhe Africa do te bashkohen, ndersa Mesdheu do te zhduket…

Parashikimin se si do te jete transformuar globi yne tokesor me kalimin e viteve e ka bere shkencetari Christopher R. Scotese, aktualisht profesor ne Universitetin TEXAS te SH.B.A, i cili ka vene ne dispozicion te shkollave dhe muzeve shkencore edhe nje sit Interneti me kerkimet e tija(www.scotese.com). Ai ne kete sit Interneti mbron pikpamjet e tija reth punimeve mbi karakteristikat qe do te mare Planeti yne pas milona vitesh.

Periudha e pare e studjuar eshte bota pas 50 milion vitesh, kur sipas tij perveç shdukjes se Mesdheut do te shikojme edhe mjaft gjera te tjera, ku Kalifornia e jugut do te „migroje“ drejt Alaskes, Afrika do te levize drejt Europes drejt formimit te nje kontinenti te vetem gjigant te pagezuar me emrin Afrazia.

Te gjitha keto levizje, – pohon Scotes – do te jene te rezikshme, sepse mund te ndodhin gjera te papritura“.

Por vetedija prej nje shkencetari, e ka detyruar ate te zgjeroje parashikimet e tija. Me kalimin e miliona viteve, ai imagjinon nje Australi te spostuar drejt Veriut duke u takuar me Indonezine dhe Malejzine, per te perfunduar ne bashkimin e madh me Filipinet dhe Azine. Historia e evolimit te levizjeve do te vazhdoje per 100 milion vitesh te tjera, ku radhen do ta kete Antraktida e cila do te reshqase gjithmone drejt veriut, duke u pykezuar midi Madagaskarit dhe Indonezise. Kurse pas 200 milion vitesh, Oqeani Antlantik do te mbyllet, ndersa Amerika e Jugut do te arije Afriken e Jugut.

Fundi i kesaj historie te riformimit te planetit tone do te jete pas 250 milion vitesh, – tregon Scotes, duke shtuar se pas kesaj perudhe, do te jete nje rikthim ne orgjine“.

Duhet bere nje saktesim reth shprehjes „rikthim ne orgjine“, pasi duke pranuar zhvillimin spiral te shoqerise dhe natyres, spiralja e re ka te perbashket me orgjinen vetem „Token e bashkur“ siç ka qene para 250 milon viteve me pare, siç do ta trajtojme me poshte, por do te dallohet nga shume cilesi te tjera. Kjo do te thote qe nuk do te kemi nje perseritje te thjeshte, por njr rikthim ne nje stad te ri me te larte e cila dhe ajo nga ana e saj do te kete stadin e perseritjes dhe ky proçes do te jete i perseritur ne pafundesi.

Gjate evolimit te Planetit tone, ne fakt eshte hipotezuar se reth 250 milion vite me pare egzistonte nje mase e vetme tokesore e pagezuar me emrin Panxhea qe ne greqisht do te thote „toke e tere„.

Me vone korja e tokes, e mbeshtetur mbi „vellon“ jo shume solide, e ndodhur qofte nen veprimin e forces tranformuese qe mbartete nxehtesine nga „zemra inkadenshente“ drejt siperfaqes se Tokes, ashtu dhe nen veprimin e forces gravitacionale do te coptohej ne dhjetra masa te medhaja te quajtura pllaka. Keto pllaka duke qene ne levizje te vazhdueshme perplasen duke gjeneruar termetet.

Ne fillim te viteve nenteqind, meteorologu gjerman Alfred Vegener spjegonte prejardhjen e „kontinenteve“ ose pamjen e Tokes, por teoria e tij eshte pranuar vetem ne vitet shtatedhjete te shekullit te kaluar, kur jane bere te mundur te mblidhen prova konkrete. Midis ketyre provave mund te permendim, matjet e kryera nga dy satelitet Lageos, njeri amerikan dhe tjetri italian, ku skemen e parimit te funksionimit te tyre do ta trajtojme me poshte.

Sikurse spjegon Rodolfo Guzi, drejtor i Agjensise Hapesinore te Italise:“ keto satelit jane sfera reflektuese te rezeve lazer, te cilat bombardone siperfaqet e tyre. Duke llogaritur kohen e nevojshme, nga momenti i leshimit te rezeve lazer dhe reflektimit te tyre nga siperfaqet e sateliteve sferike, mund te zbulohen me sa spostohen kontinentet ose si leviz Toka me nje saktesi prej nje milimetri.

Po per kete qellim perdoret edhe nje tjeter metode qe i referohet yjeve dhe sateliteve Gps , kur deri me sot numerohen me dhjetra stacione te tilla per gjeodezine hapesinore.

Sistemi i zbulimit te spostimit te kontinenteve

Siç theksuam edhe me lart, prejardhja e kontinenteve dhe e ardhmja e tyre eshte duke u monitorizuar nga Lageos (Lazer Geodynamics Satelites), i cili eshte nje sistem kerkimi satelitor, i cili bazohet mbi dergimin dhe marjen e nje rrezatimi lazer. Lagos eshte ndertuar nga nje sfere tunxhi e veshur me alumin e cila nga ana e saj eshte mbuluar me nje shtrese pasqyruese. Ai ka nje diameter prej 60 cm dhe peshon 411 kg, kurse lartesi e orbites eshte 5900 km.

Lagos 1 eshte leshuar ne hapesire me 4 maj te vitit 1976, kurse Lagos 2 me 23 tetor 1992.
Duke matur kohen e nevojshme te udhetimit te nje reze lazer te nisur nga Matera (Itali) e cila pasi takon siperfaqen e satelitit Lagos, reflektohet dhe mund te kapet nga dedektori i Monument Peak (Kalifornia), shkencetaret mund te llogaritin kendin e hapesires midis dy qendrave kerkimore dhe te zbulojne largimin e zonave tokesore me nje saktesi prej nje milimetri.

Per te kuptuar me mire parimin e funksionimit te spjeguar me siper shih figrëen kryesore, në krye të shkrimit.

Udhetimi i kontinenteve ne historine e tyre te shkuar dhe te ardhme
250 milion me pare

Shkencetari gjeolog amerikani Christofor R.Scotes, duke u bazuar ne terorine tektonike te lindjes se Tokes e cila ka fillimet e saja ne vitet 900 te shekullit te kaluar, ka krijuar „Harten“ e te shkuares se larget dhe te ardhmes se larget te kontinenteve te planetit tone .Sipas ketij shkencetari., gjate periudhes se Paleozoikut dhe Mezozoikut, kontinetntet kane qene te bashkuar ne nje bllok te vetem te pagezuar me emrin Panxhea qe ne greqisht to te thote „toke e tere“, e rethuar nga nje oqean i madh i quajtur Panthalassa qe ne greqisht do te thote „det i tere“. Ndarja e tyre do fillonte reh 220 milion vitesh me pare dhe Toka ka patur pak a shume kete pamje si me poshte:

Sot
Kontinentet sot ndodhen afer shkalles maksimale te largimit midis tyre, dhe ato vazhdojne te levizin duke i dhene jete nje modifikimi te rendesishem qe ka te beje me zgjerimin e Oqeanit Antllantik dhe ne “zhvendosjen” drejt Veriut te Australise dhe Toka ka kete pamje si me poshte:

Pas 50 milion vitesh
Kontinentet do te fillojne te bashkohen, dhe ne qofte se ato do te ndjekin trajektoret aktuale atehere pas 50 milion vitesh Afrika do te takohet me Europen e cila do te kete per pasoje zhdukjen e Mesdheut, kurse Kalifornia do te spostohet drejt Veriut deri ne Alaske dhe Toka do te kete harte te saje si ne fotografine e me poshteme.

Pas 250 milon vitesh
Kontinentet do te jene te bashkuara duke krijuar“ superkontinentin“ te cilin Scotes e quan me emrin „Pangea e fundit“ (Toka e fundit). Ku kontinent gjigant do te linde si rezultat i uifikimit te pjeses veriore me ate Jugore te oqeanit Antlantik dhe bashkimit te Amerikes se Veriut me Ameriken e Jugut, ndresa Oqeani Indian do te jete i „kapur„ ne kurth ne qender qe do t’i ngjante nje liqeni te madh. Harta e planetit tone do te jete si me poshte:

Shume studjues e pranojne nje spjegim e tille per te ardhmen e planetit dhe e pershendesin ate.

Por jo te gjithe jane dakord. Sikurse eshte shprehur edhe njeri prej tyre J.Brendan Murphy:“dime ende shume pak per levizjen e kontinenteve, per te parashikuar me siguri „vallzimin“ e ardhshem te kontinenteve“.