(MOS)MIRËNJOHJE POLITIKE!

0
757

AV. XHABIR ZEJNUNI

Në jetë, qëllon që karrierën profesionale njeriu ta krijojë jo vetëm falë aftësive të tija, por edhe falë investiturës që atij mund mund t’i bëjë dikush tjetër.

Edhe në politikë, vlen i njëjti rregull, ku shumica e politikanëve bëjnë karrierë, jo vetëm falë aftësive të tyre (në shumicën e rasteve shumë të diskutueshme!), por më shumë falë “rekomandimeve” apo “ftesave”, që ju bëhen atyre.

Por, ka edhe ndonjë politikan, karriera e të cilit i detyrohet “kundërshtarit” të tij politik. Bëhet fjalë për Edi Ramën, i cili karrierën e tij brilante në politikë e ka arritur falë Sali Berishës.

Në një intervistë, Berisha tregon një ndodhi. Në vitin 1990 në një bisedë me Ramën, ai më thotë se “Ne duhej të varim komunistat!”. Ja prita: “Ok. Atëherë po varim më parë babain tënd Kristaqin…”.

Në fakt, nuk u var as Kristaq Rama dhe as shumë komunistë të tjerë. Për hir të së vërtetës, duhet thënë se ndonjë komunist për “meritat” e tij duhej që të varej apo pushkatohej. Edhe pa gjyq! Nëse do ishte pushkatuar KRYEkomunisti Ramiz Alia në vitin 1990 (ashtu si kolegu i tij rumun Nikolae Çaushesku), atëherë Shqipëria do të kishte një demokraci të vërtetë. Nuk bëhet fjalë për vrasjen e një personi, por për “vrasjen” e një sistemi totalitar!

Rumania bën pjesë në BE (Bashkimi Europian) që nga viti 2007, kurse Shqipëria nuk dihet se kur do hyjë në BE (edhe pse personalisht jam
KUNDËR hyrjes në BE!). Shqipëria për nga zhvillimi i sotëm në tërësi, nuk meriton që të bëjë pjesë as në BA (Bashkimi Afrikan). Por, çuditë shqiptare nuk mbarojnë kurrë dhe Ramiz Alia mori në dorë timonin e “kryedemoNkratit” duke krijuar të ashtuquajturat parti pluraliste (….)! Vijimin e dimë të gjithë.

Nëse do varej Kristaq Rama dhe i biri i tij do burgosej apo internohej, atëherë sot Edi Rama mbase do gjendej në ndonjë shesh duke bërë piktura të çastit. Ose mbase do jepte leksione mbi artin e pikturës. Përfshirë edhe atë nudo! Pasi për t’u marrë me politikë ai, as që do mund të imagjinohej!

Por, ja që Kristaqi nuk u var dhe i biri i tij u bë Kryeministër. Pritet që Rama të tërhiqet vetëm me vullnetin e tij nga politika dhe larg qoftë, që ta largojë ndokush atë nga politika.

Tani Berisha shan Ramën dhe Rama shan Berishën. Më se normale!
Sot, falë Berishës kemi Ramën.
Dhe RAMËT (….)!!!

Me të vërtetë që nuk paskemi parë asgjë akoma (….)!
Komplimenti.