NË VEND TË NJË REAGIMI

0
443

NJOFTIM PËR MEDIA DHE OPINIONIN E GJERË

Organizata e Veteranëve të Luftës të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës njofton të gjitha mediat dhe opinionin e gjerë se është duke analizuar dhe përcjellur situatën aspak të mirë që po behët kundër vlerave të Luftës së lavdishme çlirimtare dhe pjesëtarëve të saj, madje këto padrejtësi po i behën nga vet e ashtuquajtura “drejtësi” dhe nga individ të caktuar shqipfolës, të cilët me apo pa qellim po i kontribuojnë politikës fashiste të Serbisë.

Rasti i fundit i mbajtjes në burg, pa vendim të prerë dhe pa bazë juridike të Komandantit të Përgjithshëm të UÇK-së, TMK-së e FSK-së, Gjeneral Sylejman Selimit është kulmi i marrëzive të kësaj “drejtësie” dhe i të gjithë atyre institucioneve dhe institucionalistëve që i kanë futur veshët n’lesh e po heshtin para kësaj padrejtësie që po i behët Gjeneral Selimit.

Është parë dhe tani më është e kuptueshme për secilin qytetar së Gjeneral Sylejman Selimi po mbahet padrejtësisht në burg, madje për mbajtjen e tij në burg nuk ka asnjë bazë juridike, sepse në të dyja rastet ku Gjeneral Selimi ka qenë i akuzuar, është shpallur i pafajshëm, si në rastin “Drenica 1” dhe “Drenica 2”. Ky proces është kryekëput politik.

Prandaj sistemi i “drejtësisë” ndaj tij është hiq më pak së politik, i padrejtë, injorues, aspak profesional dhe degradues për vet sistemin. Këtë e vërteton publikisht dhe botërisht avokati i tij Tomë Gashi, avokatët tjerë të rastit dhe shumë njerëz profesionistë të vet sistemit të drejtësisë!

Ne si Organizatë e Veteranëve të Luftës të UÇK-së, bashkëluftëtarët e tij, shokët e luftës e të paqes, ushtarët e denjë të atdheut, njerëzit e mirë e të drejtë kërkojmë lirimin e menjëhershëm të Gjeneral Sylejman Selimit, sepse jemi të sigurt në pafajësinë e tij, dhe, nga padrejtësitë e mëdha që po bëhen ndaj tij dhe luftëtarëve tjerë të lirisë, besimit dhe durimit tonë në këtë “drejtësi” i erdhi fundi!

Në fillim të javës do të njoftojmë për mënyrën dhe formën e Protestave, ndoshta edhe të Demonstratave gjithëpopullore në mbrojtje të së drejtës për Gjeneralin dhe vlerave të luftës.

Kryetari
Hysni Gucati

Prishtinë, 03/11/2018