PERIMET E FRUTAT NË SHQIPËRI – NJË RREZIK REAL. SHTETI DUHET TË NDËRHYJË. MË MIRË VONË SE KURRË!

0
783

Kungulli

Arben Çokaj – Çfarë po hamë përditë?

I matëm patatet diku, për përmbajtjen e nitrateve me Greentest, dhe na doli kuq, 790 nga 250 mg/kg.

Këtu në foto më poshtë, po del më mirë, por prapë në nivele të larta. Ia shkërdhejnë fermerët shqiptarë me plehra kimike, po i dëmtojnë shqiptarët agresivisht, e pastaj ankohen, pse nuk na shiten patatet? Po AKU-ja, a ruan lopët a? Pse nuk kontrollojnë?

Pjepri, niveli i nitrateve në pjepër, 490 nga 90 mg/kg.

Duan edhe shitje të sigurtë këta?! Po si more e mbushni me pleh kimik pataten, për të rritur masën vegjetative e peshën dhe nuk arrini ta kuptoni, se po i merrni në qafë konsumatorët shqiptarë?! Po i vrisni me sëmundje kancerogjene!

Patatja, kjo duket deri diku ok, por ka shumë më keq!

Shikoni pjeprin (më lart)! Edhe më keq! Kjo është skandaloze! Shteti duhet të ndērhyjë agresivisht, se po e mbysin shoqërinë tonë me këto helme të fuqishme, duke shkaktuar kancere tek njerëzit! Prandaj janë shtuar, prej kësaj, edhe kanceret në shoqërinë tonë!

Po kungulli? (imazhi kryesor) Katastrofë ekologjike! E patolerueshme. Ku është shoqëria civile more, që merret me lesh harapi, me teatrin e Saliut e me Velieren e Gjushit, e nuk proteston për këto abuzime me ushqimet tona të përditshme, që po na vrasin dalëngadalë?!

I kam matur frutat e perimet edhe në Gjermani. Të gjitha më dolën brenda standardeve. Këtu në Shqipëri disa perime e fruta dolën mirë, por mes tyre gjetëm edhe këto, që po i japim me foto, e që i tejkalojnë agresivisht normat e lejuara.


I nisa një mesazh në Facebook, ministrit të Bujqësisë dhe Ushqimit, z. Niko Peleshi:

Niko, bëra disa teste sot të produkteve të konsumit dhe më dolën me sasi të larta nitratesh. A mund ta vini në funksion AKU-në, me laboratoret e pajisjet e duhura, që të kontrollojë ushqimet e konsumit dhe të mos i lejojë ato të dalin në treg, që janë të dëmshme e mjaft të rrezikshme për konsumatorët shqiptarë?

E përmblodha vëzhgimin tim në një shkrim të shkurtër (më lart), por duhet që Ministria e Bujqësisë dhe Ushqimit të marrë masat e duhura në këtë drejtim, se situata ka qenë e vazhdon të jetë mjaft alarmante dhe e patolerueshme!

Besoj se po bëtë shtet, e dini mjaft mirë, se zgjatni edhe pushtetin tuaj. Pyetja është, pse nuk bëhet shtet? Unë me një pajisje të thjeshtë 179 dollarëshe, i bëra testet… Po ju?


Mesazhi që unë dërgova për Platformën ShqipëriaQëDuam.al

Përshëndetje,

Kam vënë re se ushqimet tek ne në Shqipëri nuk kontrollohen edhe aq nga AKU, dhe kur pashë se ekziston një pajisje Greentest, që mat sasinë e nitrateve në fruta e perime, si dhe në mish e në peshk, vendosa ta blej.

I pashë disa fruta e perime në Gjermani, dhe më dolën brenda normave të caktuara. Aparati i mat këto sasi, me standardet gjermane. Por dje, thashë ta provoj në disa fruta – perime në Shkodër, ku blej shpesh perime aty. Një pjesë e madhe e atyre që testova, dolën ok. Por pati nga ato, sidomos patatet, që kishin sasi të lartë të nitrateve. Edhe pjepri apo kungujt kishim shumë, tepër shumë.

Prandaj bëra një shkrim të shkurtër rreth kësaj gjendje alarmante, të cilin po ua dërgoj me link më poshtë. Shpresoj ta konsideroni këtë kujtesë, që unë po bëj, jo për mua, por për veten tuaj, për qytetarët shqiptarë, pasi ushqimi është gjëja më e rëndësishme, se ne jemi ajo që hamë, dhe nëse ai përmban sasi të mëdha nitratesh, hormonesh apo kimikatesh, etj. mund të rezultojë fatale për shëndetin tonë.

Mendoj se Ministria e Bujqësisë duhet të tregohet më e interesuar në këtë drejtim, dhe të ushtrojë kontrolle të rregullta, përmes njësive AKU në rrethe të ndryshme, duke i nxjerrë jashtë tregut frutat e perimet e rrezikshme.

Uroj të bëni diçka në këtë drejtim. Pasi është tepër fatale të injorojhet një gjendje e tillë, e më duket apati e madhe, se si është toleruar deri tani kjo gjendje e rrezikshme! Duhet që fermerët shqiptarë të edukohen, përmes imponimit të ligjit e rregullit, që të prodhojnë fruta e prerime brenda standardeve të pranueshme.

Ju uroj më të mirat e shpresoj të bëni atë që mund dhe duhet bërë në këtë rast!

Me respekt,

Arbeni

PËRGJIGJIA E PARË NGA ZYRA PËR BASHKËQEVERISJEN

Zyra e Bashkëqeverisjes: [email protected]

I/E nderuar z. /znj. Arben Çokaj

Ju falenderojmë për ankesën e dërguar në Platformën e Bashkëqeverisjes. Ankesa juaj do të trajtohet dhe do të merrni përgjigje nga institucioni përgjegjës brenda 10 ditëve pune.

Zyra e Bashkëqeverisjes.