Disa poezi nga Ismet Tahiraj (2)

0
1281
Ismet Tahiraj

Ismet TAHIRAJ

RISKUN

Rriskun e bartim
Mbi shpatulla
Mbi sofër,
Atëherë fenjeri i hënës
Te verdha na i bënë fytyrat
Për ngutjet e tepërta

RROJTI SA RROJTI

Rrojti sa rrojti, se kërminjtë i kishin
Rënë vet asaj udhe
Rrëshqiti në një mollë të kalbur
Fat thënat i kishin marrë
Fije floku kuturu.
Shiu pasatj ec e mos u ndal
Sa u bënë gjirize, e mbi
Inatin si sevda i erdhi një hije
Gjithçka u përndezë në të zi
Fat thëna tash më punën e kishin kry.

LULE DIELLI

Mos i përtrijë ëndrrat mos se në dhomën e doganës
Është burgosur duhani tepër i sertë, i sertë si filigrani.
Ecim ngadalë ngadalë, pa hetushëm me pandufe pambuku
Se nuk erdhi në dhomën e caktuar
Vaji as sheqeri i ëmbël si shafrani.
Shpejt ecni, këqyrne diellin, në krah te korjialave
Se buzëmbrëmja nuk hetohet tatutazhe I veshin luadhit më gëzimin e tulipanëve.

Kujdes këqyreni kur endet tërtbimi hësosë elbin, vdekje e jona
Te perzhitura trumcakut I gjenë flatrat ngjyrë hiri,mosni pa hiri.

E pse … e pse
Paj kokenë e varë turpshëm luledielli.

LOJA

Loja është sy mbyllur, sy mbyllur luan loja
E jut ë tjerët fatin mos e verboni
Se gunë ju del eshka, ta dini.
Anija e juaj fundoset në symbyllurin det
Sirenat s’tradhëtojnën fatin e vet.

Ama qetësia te mbetet e qetë.

TI LË SYZET

Ti lë syzet me dioptric ne dollap, ne dollap po them
Dollapi mund te jet gejshe
Vrinkthi u kthyen, erdhen u them
Erdhen si vreshti i acaruar, ka cen
Pa syza s’nadahet nga jeta
Ndahet kur vdekja i pike me parashut hëne
Cingërrima ato kohë i thyen.

GRUA UNË – S’DUA

Grua si t’i preku sisët e tuaja se druaj bie vetëtima
Shteret I moçmi krua
Varret shtohën lëndinave, gjithçka përmallu’.

Grua unë dua, unë dua o grua e urtë
Të qiellit pshëretimat, dhe varrin te ma gjesh ti, mua
Nepër ato të blerta lëndina, me tulipan rrethuar
Dua o grua e thjeshtë, unë dua
lë te të bjëri thekshëm vetëtima, në krua.


SI TË BËHEM DRU
————————————-
Thuaj ç’të
duash
Si të bëhem dru
Vajtoret
Pik loti
S’lenë,
Këndojnë.
Lumit
Uji i shkon
Përpjete.
Kur i sheh
Parat e shkreta.

NUK FILLON
——————————
Nuk fillon
Druri
Nga këtu.
As nga
Lashtësia.
Herë e rrjepin
Herë e përkëdhelin.
Valle dreqërish
Bëjnë
Të pa qenit.
Druri ka
Filluar,
Nga etja
Deri te zeniti…

DERI ZENIT
———————————–
Deri te zeniti
S’ka fuqi,
As shtat.
Bregu tepër
I rrëpirët.
Nga do ferra.

2.
Në dash
Lahu në lum
Por kurrë
Mbi maje
Druri.
Deri te zeniti
Shtati
I harruar….

TI ISHE MATANË TRËNDAFILAVE

Ti ishe matanë trëndafilave
Ne ishim këtej kopshti,
Trëndafilat i dogji bryma
E neve na sosi zbokthi.

Atje është një rrafshinë
Rrafshinë tepër e pjerrtë,
Loja sosë
E vampirëve te sertë.

Këtej janë trëndafilat
Andej është kopshti,
Po kopse e fatit
Na përthekoj ne korse.

BOTËN E DOGJ

Fierit te kërkoj
Ku mbeti shikimi

I athët një soj
Vringthi burimi.

Te lash te pushosh
Po mbrothi a tu hoq.

Lëngëzimi i syve tuaj
Botën e dogj.

NË FUSHËN E LULEVE

Të putha
Çupkë
Po farfurinë
Ylberet
Ballit tënd
Se erdhi pranvera.

Udhët u ngushtuan
S’a s’ka më
Shelgjia
Prushët ë gjallë
Na dha.

Prush e ylber
Na hyjnë nëpër puthje,
Çupkë thuaj nëse guxo-jo
Dehja e harlisjet, po nguten.

Ne jemi veç argat
Shëmbëllejmë
Në fushë lule.

TË KROI I KISHËS

te kroi i kishës
gjetën fragmente,
të çeramikës
të arta si rrezet e drtitës.

aty n’altar
ku jepej betimi.

orakujt degjohën
më këshilla,pajtimi.

fragment çeramike
përjetësi kujtimi